Keshilla per jeten- shkurt

Nuk eshte mire ta harrojme veten dhe tmetat tona, duke i kritikuar tjeret dhe tmetat e tyre. Më pare eshte mire te pastrohemi me veteveten, e jo ta harrojme veten, duke u marr me tjeret. Nese kjo dukuri na ndodhe, ka mundesi te dashurohemi me veteveten dhe tmetat tona.                         Narcistet e dashurojne shume veveten dhe revoltohen me tjeret, qe nuk u duartrokasin, nuk bejne lum e nuk bejne çdo gje per  ta, edhe pse vete nuk jane ne gjendje te bejne asgje per tjeret. Narcizmi eshte smundje psikike dhe e kemi per obligim te ruhemi sa më shume nga kjo smundje.

Aty ku mbreteron padituria, kokeforcia, mendjemadhesia, mos degjushmeria dhe lakmia, ne ate vend fillon te dale ne skene anarhija, keqperorimi, korrupcioni, tradhtia, amoraliteti, varferia dhe ikja e qytetareve prej vendit, per shkak te humbjes se perspektives personale, familjare, institucionale, shoqerore e kombtare, qe te gjejne pak buk e shume asimilim neper bote. Kjo eshte tagra e te paditurve, kokeforteve, mendjemdhejve, te padegjushmeve, tradhtareve dhe lakmiqareve, qe po e paguajn shume shtrejte qytetaret tane dhe kombi shqiptar!

Shume njerze maskohen dhe fshihen pas maskave te tyre, duke u paraqitur para publikut si engjuj, edhe pse ne realitet jane djaje te vertete.

Te maskuarit i sjellin deme te medha tjereve ne ate mes ku jetojne dhe kombit ne pergjithesi, edhe pse ne fund, mund ta marrin denimin më te madh jetsor. Ket duhet ta dijme secili.

Mendja na ka bere keta qe jemi, mendja na bene ata qe deshirojme te behemi. Ajo na smune e na sheron, na bene te lumtur apo te mjere. Mendja na pasuron e na varfron. Ajo na bene kriminel, vrases, dhunues e mashtrues ndaj tjereve. Na bene altruist, humanist, social e te dashur mes njerezve. Mendja na bene patriot, te guximshem e atdhedashes. Ajo na bene punetor, dijetar e vizionar. Na bene egoist, qyqar, tradhtar, te pabese, dinak, cinik, hipokrit, injorant e ziliqare. Mendja na bene xheloz, nervoz, agresiv, na hidheron e na zemron kunder tjereve. Ajo na bene te pandershem, te pabese, te pafytyre dhe anasjelltas. Populli thot:” Runa o Zot mente e krese te shendosha, sot e neser dhe per shume mot”. “Pasuria më e madhe e jetës është mendja e trupi i shëndosh”.

Nuk i thuhet liri per Kosoven e popullaten e saje, kur i falen me mija hektar toke malit te zi! Nuk i thuhet liri per Kosoven dhe popullaten e saje kur asociacioni i komunave serbe e fiton statusin ” Republika Serbska” mes shtetit te Kosoves! Nuk i thuhet liri per kosoven e popullaten e saje kur zbritet kufini me Serbine tek ura e Ibrit! Nuk i thuhet liri per kosoven e popullaten e saje, t`ia apim Trepçen e Liqenin e Ujmanit Serbise! Nuk i thuhet liri per Kosoven e popullaten e saje,tu falim troje pushtuseve tane sllavogrek, edhe pas 15 mije viktimave qe i dha Kosova luften e fundit per liri, dhe 20 mije femra shqiptare te dhunuara nga fallanga gjakatare serbe! Jo bre si thuhet kesaje liri per kosoven dhe popullaten e saje, por i thuhet I L U Z I ON e vetmashtrim rreth lirise se saje!

Perceptimet reale jo iluzore, bejne pasqyrimin sa më te vertete e te argumentuar te nje realiteti per te cilin flitet dhe i shembin mitet e perceptimeve iluzore, te rrejshme e mashtruese rreth atij realiteti, me te cilat eshte mbushur perplot te menduarit, gjykuarit, konkluduarit dhe vepruarit e politikaneve, klerikeve fetar dhe intelektualeve ne skenen tone shqiptare.

Iluzionet apo mashtrimet i shkaktojne shume faktore, si: mungesa e pervojes, mungesa e diturise profesionale e politike, niveli i ulte i motivacionit dhe ndjeshmerise emocionale, temperamenti defanziv, karakteri dhe personaliteti i dobte dhe i pagdhendur. Shkurtpamesia, vizionet e shterrura, lakmija e ndotur, morali i ulte, zhveshja nga ndjenjat humane dhe altruizmi, zhveshja nga ndjenjat kombtare dhe dorzimi nga presionet e ndryshme politike, brenda e jashte vendit, nga ndikimi i rrethanave ekonomike e socialkulturore. Duhet patur kujdese e vigjilence te shtuar, qe mos te bijme ne oqeanin e pafund te Iluzioneve e mashtrimeve.

Iluzionet jane perceptime te gabuara qe e shtremberojne tersisht te verteten mbi realitetin natyror, shoqeror, politik, fetar, shpirteror, moral, intelektual e kombtar ne mesin e nje shoqerie. Ajo shoqeri qe eshte e emancipuar mire e si duhet, i luftone iluzionet nga skena e perdorimit ne fushat e ndryshme shoqeroro- politike dhe kulturore e shkencore.

Është fitore e madhe për ne shqiptarët, nëse e fitojmë betejën duke u ballafaquar me iluzionet, të cilat janë të mbushura përplote me mitizime, mashtrime e shtrembërime të ndryshme të realitetit natyror, shoqëror, shpirtëror, politik, fetar, kombëtar e intelektual.

Per qudi keqbersit shqipfoles te trojeve tona, per leverdite e tyre personale e shume te ulta, e kane mbush fjalorin e vete dhe stermbush, me nje zhargon fjalesh: Evropa, evropianizimi, kultura evropiane, civilizimi evropian, jemi evropian, i takojme Evropes, po ecim drejte Evropes dhe nuk ka kush te na ndale, duke harruar fare nenen e tyre Shqiperi, qe e ka coptuar e bere cope e grime dhe prap po e copton, Evropa se bashku me Rusine, Turqine dhe shtetet e tyre satelite ne ballkan.

Faren e perqarjes e mbollen neper shekuj pushtusit tane, permes feve, ndikimeve politike, kultures dhe dhunes se tyre, ndersa ne si komb fatkeqesisht po e kultivojme edhe metej kete fare te shemtuar, po e kultivojme lakmine ne dem te njeri tjetrit, po e kultivojme urrejtjen e hasmerine mes veti, po e kultivojme edhe tradhtine duke shkattrruar veten gjithnje e me shume, e duke i konsoliduar radhet e pushtueseve tane, sipas apetiteve dhe synimeve te tyre.

Disa demagog po paraqiten ne skenen tone politike rrejshem, më evropian se sa evropianet, edhe pse puna dhe vepra e tyre po tregone kush jane dhe ku e kane vendin. Evropen nuk duhet ta pranojme me statusin tone si zhelana e qyqana, te ndare si komb ne dy shtete shqiptare e ne kater shtete fqinje greko-sllave. Ne evrope duhet te shkojme si popull i barabart me tjeret, i bashkuar si komb dhe ta marrim vendin aty ku e kishim me pare, si nder me te miret ne mesin e me te mireve, e jo si qyqare e zhelana, duke u shpifur si evropian, sipas deshires se pushtueseve tane.

Eshte e pamundeshme te mos e pranojme fajin tone si komb, per gjendjen e mjere momentale qe gjendet Kosova e Shqiperia, me gjysmen e më shume te trojeve te pushtuara nga greket, maqedonet, serbet dhe malazezet. Ne Kosove e ne Shqiperi dhe ne trojet e pushtuara nga fqinjet tane, po neperkemben parimet themelore te drejtesise, po keqeperdoret pasuria shoqerore e kombetare, po abuzohet me mjekesine dhe parimet etike te shendetesise, po abuzohet me edukaten kombetare, arsimin, dijen dhe shkencen, po shiten diploma si ne treg te mallrave, po regjistrohen student qe nuk meritojne te regjistrohen neper vende elite te studimeve e po kalojne permes lidhjeve e klaneve mafioze, po konkurojne ne sasi e jo ne cilesi kolegjet private ne raport me Univerzitetet shtetnore, po punsohen vetem militant politik e shebrtore te politikes. Ne Kosove e ne Shqiperi dhe ne trojet tjera shqiptare, pasurohen brenda nje nate njerezit e qeverise, uzurpohen pronat shtetnore, uzurpohet rryma sipas lagjeve e partive, uzurpohet uji sipas klaneve e deputeteve. Kjo menyre veprimi eshte barazi me vetevrasjen dhe shkaterrimin e kombit, pa fajin e tjereve.

Evropa,Turqia, Rusia me aleatet e vete, bene e çka nuk bene ne deme te shqiptareve, por ne si popull e si komb asnjehere nuk kemi qene te rreshtuar si duhet per interesat tona kombetare, edhe pse derdhem gjak shume neper periudha te ndryshme historike, per ta vendos fatin tone dhe per tu mbrojtur nga pushtuesit tane. Si po duket edhe sot dhe ne mot, nuk e keme ndermend te rreshtohemi si duhet per regullimin e qeshtjes sone kombtare.

Kshilltari i Kryeministrit te Shqiperise dhe Presidentit te Kosoves Baton Haxhia, i kshillon shqiptaret te na iken veriu i Kosoves, per ne Serbi, s`iq iken me mija hektar toke per ne mal te Zi, e nje pjese e detit te Shqiperise ne jug, per ne Greqi.
Athu keshilltari tjeter, Shkelzen Maliqi, qe po heshte mos po pergatitet t`i keshilloi politiukanet tane qe ta perforcojne serbska zajednicen e komunave, ne serbska republika, mes per mes shtetit te kosoves dhe tia falin jugun e Shqiperise Greqise?!
Heu kshilltar e faqe zi, po si u pasken lind dhe u pasken rrite prinderit tuaj kaq tradhtar per Kosove e per Shqiperi!
Flej populli im shqiptar flej, se i ke qite punet ne terezi!

Me kete menyre te perceptimit, medimit dhe veprimit kaqe te ulte, kaqe denigrues, perqares e perbuzes te politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve tane, qe i kemi ne balle, kurre nuk do te ndodhin ndryshime te favorshme per ne si komb, si shoqeri, si familje e si individ ne trojet tona etnike. Fale kesaje gjendje perceptuese, emocionale, intelektuale shume denigruse, po thellohet e po perhapet e keqja gjithnje e më shume ne te gjitha fushat ekzistenciale te jetuarit tone, duke u manipuluar nga pushtuesit tane dhe nga nderkombetaret, ne radhe te pare per gabimet e fajet tona e ne radhe te dyte per strategjite e tyre te ndyra, imponuese, nenshtruese, poshtruese ne dem tonin e per interesa te tyre.

Per ta ndryshuar gjendjen e pavolitshme per ne si komb, më pare duhet ndryshuar veteveten dhe menyren e te perceptuarit tone, permes te ciles varet edhe menyra e mendimeve dhe sjelljeve tona rreth politikes, fese, ekonomise, drejtesise, shendetesise, edukates e arsimit, atedheut e pasurise se tije, duke patur kujdese te shtuar e vigjilence ne raport me pushtuesit tane dhe ne raport me nderkombetaret.

A ka pasuri ma te madhe sesa posedimi i shendetit tone trupor dhe atij shpirteror, emocional, intelektual e moral, permes te cilit i perjetojme dhe i shfrytezojme te mirat e mrekullite e botes shoqerore e natyre? A ka pasuri më te madhe ne kete bote se sa posedimi i duarve dhe kembeve permes te cilave veprojme e punojme, posedimi i vesheve dhe syve, permes te cileve shohim e degjojme, posedimi i gojes, gjuhes, dhembeve e hundes, permes te cilave komunikojme, ushqehemi, marrim fryme, shijojme dhe ndjejme erna te ndryshme? A ka pasuri ma te madhe ne bote sesa mendja jone, permes seciles i arrijme te gjitha te mirat qe i duhen njerzimit gjate jetes? A ka pasuri me te madhe se sa dielli me rrezet e tij, toka si furnizues me artikuj te ndryshem ushqimor, uji pa te cilin as qe merret me mend ekzistenca jetesore dhe ajri, pa te cilin as nje minut nuk do te jetonim? Vertet nuk ka.

Kure kemi uje per ta shuar etjen, buke per ta hequr urine, ajre per te marrur fryme, trup te shendosh per t`i kryer obligimet tona me pergjegjsi e me punuar me vullnet, aftesi mendore per te gjetur rruge më te mira e më te ndershme me jetuar, eshte budallek i madh, mos t`ia kujtojme, mos te jemi mirenjohes e mos t`ia perdorim jetes mbi 90% te mirave qe i posedon ajo, ne te kunderten duke u marre e duke u shqetesuar kot, per ate më pak se10% te kqijave qe na kane ndodhur rastesisht apo qellimisht dhe mund te na ndodhin gjat jetes. Asgje e gatshme nuk pik prej qiellit, gjerat e vlefshme per jeten duhet t`i arrijme vete. Gati thuja çdo gje eshte ne doren tone, ta ndryshojme per te mire dhe te mos pajtojme me statusin jetesor, qe na imponojne tjeret.

Nese humbim kohe duke u shqetsuar vetem per me pak se 10% te kqijave te jetes sone, nuk do te shenojme kurr sukses e perparim ne jete, por do te perfshihemi nga nje numer i madh i brengosjeve te kota, halleve, shqetesimeve, streseve te pa kontrolluara, urrejtjeve, ironive vend e pa vend ndaj tjereve, nga te cilat nuk kemi kurrfar dobije perpos demit qe mund t`ia shkaktojme vetit permes smundjeve te ndryshme fizike, psikike, emocionale, intelektuale e morale te pasherueshme, qe jane bere shqetsim i madh per mjeksine e psikologjine boterore.

Lideret tane politike shume pak jane te vetëdisiplinuar dhe respektues te elektoratit qe ua kan besuar voten, per t`i perfaqesuar interesat e veta permes politikaneve qe i kane vuar ne balle te skenes politike. Politikanet qe e ruajne disiplinën vetanake, ndjenjen e dhimbjes, respektit e mirekuptimit ndaj elektoratit te vete, e ruajne një mjedis pozitiv, te qete dhe kontribues ndaj vendit e perkrahes te politikes dhe shtetit ne pergjithesi.

Nese jemi te vemendshem dhe komunikojme me emocionet tona, e kuptojme fare mire me cilin nivel te mendimeve dhe me cilin lloj te tyre po sherbehemi gjate jetes.
Lloji i mendimeve qe i prodhojme, manifestohet me llojin e perjetimit te kendshem apo te pakendshem emocional.
Niveli dhe lloji i mendimeve qe sherbehemi me to, vulosin menyren dhe nivelin e te jetuarit tone personal, familjar e kombtar.

Me kete apel po i drejtohem lexusit tim te dashur: Lexusi im, mos urreje, mos xhelozo, mos mbaje zili, mos shpif e mos perqaje, mos u krekos se je më i miri, më i dijshmi, më kombtari, më fetari dhe mos e privatizo Zotin, edukaten, diturine, politiken, sepse ato u takojne te gjitheve. Lej njerezit te qete te jetojne, te mendojne, te veprojne dhe te besojne ne menyren e vete qe i duket me e mira, nese nuk i pengon, perqmon, nenshtron e poshtron tjeret, sepse Zoti e populli ka aqe menquri e dashuri, te na kuptoje te gjitheve te bardhe e te zi.

Do ti pysja te gjitha kategorite fetare, politike e intelektuale, se ciles rruge na qojne urrejtja, xhelozia dhe zilia mes nesh? Athu na qone drejte rruges se Zotit, qe aq shume po flasim ne emer te tije, na qone drejte rruges se zhvillimit e perparimit kombtar, politika qe po rrahim gjoks ne emer te saje, na qone drejte ngritjes, humanizimit dhe kombtarizimit te edukates e diturise, qe aqe shume po flasim ne emer te tyre, apo drejte rruges se djallit e shkatrrimit total, kofshin sa me large nesh keto ndjenja qoroditese e te shemtuara!?

Është e domosdoshme per ne, qe ne menyre sistematike, te bejme perpjekje t`i kultiovojme, t`i rrisim, t`i zhvillojme, t`i kalisim e t`i humanizojme vlerat tona shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, humane e kombtare, qe t`i tejkalojme pengesat dhe veshtiresite te cilat na dalin para, per t`i realizuar deshirat dhe synimet tona njerzore e kombtare gjate jetes.

Po te shnderrohet urrejtja, xhelozia dhe zilia ne nafte e benezine, bota do te kallej e do te behet shkrum e hi, edhe pse ka njerze mes kesaje bote qe nuk e meritojne kete zjarr shfaroses.
Per qudi, te gjitha keto urrejtje, xhelozira e zilish mes nesh, po behen ne emer te Zotit e shejntrise se tije, ne emer te partive e vlerave te tyre, ne emer te edukates e diturise, duke u lavdruar secili se feja apo sekti i tije fetar, partija te ciles i takon dhe edukata e dituria qe e posedon eshte më e mire, më e madherishme, më kombetare dhe më e shejte, duke hedhur gure e balte kunder njeri tjetrit ne dem te unitetit tone kombtar e njerzor.

Mosangazhimi yne, pasiviteti dhe mbyllja ne vetevete, shkakton tek ne zvoglimin, sterkeqjen dhe humbjen e dalengadalshme te vullnetit, deshires, guximit, edukates, diturise dhe dashurise, si vlera te pazavendesueshme shpirterore, qe na sherbejne per ti arritte synimet dhe deshirat tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe kombetare.

Angazhimet tona sistematike, te planifikuara e me vendosmeri, e furnizojne me te madhe rriten, zhvillimin, persosjen e fuqizimin e vullnetit, deshires, guximit, edukates, diturise dhe dashurise sone, qe t`i arrijme me lehte vlerat e medha njerezore e kombtare, te cilat konsiderohen si virtyte më te larta te njerzimit.

Gjate veprimeve tona ndojhere mund te mos jemi te ndergjegjshem sa duhet, se çfare po bejme, por prapa nesh qendron nje force shtytese e cila quhet dhimbje e turp dhe kenaqesi e krenari.
Sa më shume qe u apim humanitet, moral njerezor, vigjilence dhe drejtesi dhimbjes e turpit dhe kenaqesise e krenarise, aqe më human e më njerezore behemi ne veprimet tona gjate jetes.

Nje populli qe i shkaterrohet arsimi lajmrohen doemos dukuri negative e shume fatkeqesi tek ai popull si :
-Vdekja e pacienteve ne duar te mjekeve, te cilet jane bere mjeke shkel e shko,
-Ndertesa qe shemben e shkatrrohen ne duar te ingjinjereve, pa i perfunduar ato, apo sa t`i perfundojne, -Pasuri qe devalvohet, shkaterrohet dhe humb fare, ne duar te ekonomisteve dhe financiereve,
-Shkaterrim i etikes njerzore dhe humanizmit duke filluar nga politikan te ndryshem, intelektual e klerik fetare,
-Drejtesi qe humbet, neperkembet dhe poshtrohet, ne duar te gjykatesve e prokuroreve,
-Mos mbrojtje e rendit shtepiak, shtetnor e ligjor nga policia e ushtria e vendit, kur shkelet rendi, ligji e kushtetuta,
– Poshtrim i tregtise dhe bizneseve nga keqperdorimet e ndryshme, permes biznismeneve te kriminalizuar,
-Skatrrim i rregullave familjare, bashkshortore dhe shkelje mbi to,
-Shkaterim total i natyres dhe pasurise se saje, te cilen e ka dhuruar ajo gratise per qytetaret e vendit,
-Shkaterrimi i roperteve ndernjerzore, perhapja e urrejtjes, xhelozise, lakmise, shpiunazhes, tradhtise dhe perqarjes mes popullit mbi baza politike, fetare e regjionale dhe vellavrasjes, e tjera dukuri negative e te shemtuara.

Per ta shkatrruar nje vend, nje popull dhe shtetin e tije, nuk ka nevoje ta bombardosh, por lejoja korrupcionin ne arsim, ta perdorin ata qe leshojne deftesa, diploma e tituj te ndryshem akademik e shkencor dhe t`i vulosin ato si dokumenta valide. Lejoja perhapjen e familjarizmit, grupacioneve politike dhe perkatesine farefisnore ne regjistrimin e nxenesve dhe studenteve, ne kalushmerine dhe punesimin e tyre, lejoja t`i fus kthetrat ne shkolle politika vandale me militantet e saje partiak, duke rrenuar tersisht profesionalizmin ne arsim dhe kuadrin e sherbimit pedagogjik e psikologjik per mirevajtjen e organizimit te procesit mesimor ne shkolle.

Nese, permes vetedijes i dergojme nderdijes sone mendime qe nuk mbeshteten ne parime e virtyte njerzore, apo qe mbeshteten, do ti korrim frytet sipas menyres se permbajtjes se mendimeve gjate jetes. Ajo qe eshte mbjelle dje ne nderdien tone po e korrim sote, ajo qe mbjellet sot do ta korrim neser. Farat qe i mbjellim ne kopshtin e nderdijes permes mendimeve tona, munde te jene fara qe prodhojne barishta e therra te egra, apo fara qe prodhojne fryte te mrekullueshme. Per aqe sa kemi kujdese ne kete qeshtje, po per aqe e meritojme lirine, pavaresine, unitetin, bashkimin kombtar dhe jeten e dinjitetshme.
Ne secilen periudhe te historise sone i kemi paguar shtrejte gabimet dhe t’metat tona individuale e kolektive, qe nga periudha e Ilirise e deri ne ditet e sotme, edhe pse ne çdo periudhe kemi dhene martire, heronje e patriot te pushkes dhe penes. Por krahas kesaje, patem dhe ende kemi individ te atille qe shkelen e po shkelin mbi gjakun, sakrificen dhe kontributin e atyre, qe e bene te pamundeshmen per vendin, lirine, pavaresine, unitetin dhe bashkimin kombetare.

Asnjerit prej nesh nuk i konvenon dhe nuk i flene ne shpirte te rritet, zhvillohet e te jetoj si i vetmuar dhe i izoluar nga bota njerezore, sepse çdo gje e humb kuptimin e vete ne jete. Vetem i vdekuri mund ti perballoi vetmise. Te gjallet e kane te pamundeshme ket lloj ekzistence.

Qe te bindemi, se sa e shemtojne njeriun dhe sa e qorodisin dhe e bejne panjeri veset e tije, kemi rastin ta percjellim cirkun qe po e bejne te pasinqertit, te udhehequr nga veset e tyre te shemtuara e te qoroditura ne parlamentin e Kosoves dhe Shqiperise, ne organet tjera kyqe te shtetit, ne ministri e digastere te ndryshme shtetnore e ma gjere, ku edhe bota po bene seri me cirkun e tyre te mbushur perplot vese.

Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare, kombetare, shtetnore e shume fusha tjera jetike me njerezit e pa sinqert ne balle, qe e kane personalitetin e vete te mbushur perplot me vese, nga më te shemtuarat e nga më te qoroditurat.

Disa dukuri negative te programuara ne koken tone, qe nuk jane te pakta, po na fusin ne perqarje e konfuzion ne mesin tone kombetar, po na lene shume prapa ne aspektin e zhvillimit dhe perparimit. Keto programime tani më i ka tejkaluar koha dhe nuk duhet te zene vend dhe hapesire ne proceset tona psikike, ne proceset e te menduarit, ne proceset emocionale e ne sjelljet tona, nese nuk dojme ta shkaterrojme veten profesionalisht, ekonomikisht, politikisht, fetarisht, juridikishte, moralisht dhe kombetarisht.

Programimet e vjetruar ne kokat tona, edhe sote e kesaj dite po gjallerojne dhe po funksionojne ne dem te qeshtjes sone personale, familjare, politike, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, intelektuale, profesionale, shkencore e kombetare.

Menyra se si e percaktojme dhimbjen e turpin dhe kenaqesine e krenarine, na bene hero apo kriminel, tradhtar apo kombetar, te moralshem apo te pamoralshem, te dishem apo te padishem, na bene punetor apo pertac, miqesoe apo armiqesor me tjeret, na bene te guximshem apo frikacak, te drejte apo rrenacak e shume veti tjera, te mira e jo te mira.

Çdo gje qe e bejme gjate jetes, e bejme ose nga presioni per ta shmangur dhimbjen e turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine e krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi te shtuar, se kë e konsiderojme si dhimbje e turp dhe kë si kenaqesi e krenari.

Dhembja e turpi dhe kenaqesia e krenaria jane forca te medha shpirterore qe e formesojne per te mire apo per te keqe fatin, karakterin, personalitetin, shpirtin dhe jeten tone si individ e familjar, si institucion e si shtet, si parti e si fe , si qeveri e si komb.

Mosangazhimi yne, pasiviteti dhe mbyllja ne vetevete, shkakton zvoglimin dhe humbjen e dalengadalshme te vullnetit, guximit, deshires, dashurise dhe menqurise, si vlera te pazavendesueshme shpirterore, qe na sherbejne per ti arritte deshirat dhe synimet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe kombetare.

Asgje e vlefshme nuk arrihet, pa e poseduar forcen e mjaftueshme te vullnetit, guximit, deshires, dashurise dhe menqurise.
Ata qe i kultivojne, i rrisin dhe i persosin keto vlera shpirterore, konsiderohen njerze te sukseseve mbimesatare, te cilet nuk i perfillin veshtiresite dhe pengesat e natyrave te ndryshme qe u dalin para.

Do te ndryshonin gjerat per te mire, qe nga individi e deri te qeshtja me e larte kombetare, po ta benim shprehi, më pak te flasim e më shume te punojme. Ne ato momente kur e zvogelojme apo e eliminojme hapesiren mes asaj qe e flasim dhe e bejme, gjerat do te ndryshojne rrenjesisht per te mire, rreth fatit tone personal, familjar, institucional, politik, fetar e kombetar.

Fjalen qe e themi nuk duhet lejuar, qe mes saje dhe punes se bere, te ekzistoi nje dete i tere, sepse me vetedije apo pa te, e perqafojme mjerimin, vareferine, roberine, nenshtrimin dhe poshtrimin e menyres se te jetuarit tone pa dinjitet e pa krenari.

Po u mbeshtetem ne fenomenin psikike te mirnjohjes dhe falenderimit ndaj te mirave te pa fundme qe naj ofron natyra, nuk ka vende aspak per shqetesime, brengosje dhe stresim kronik ne shpirtin tone gjate jetes.

Nen ndikimin e mendimeve negative dhe pasivitetit tone, zvoglohet kthjelltesia e ndijimeve dhe perceptimeve tona rrethe gjerave, proceseve, dukurive dhe fenomeneve natyrore, shoqerore, personale dhe shpirterore. Zvoglohet aftesia e mendimeve te verteta e te sakta pozitive, qe e pershkruajne sa më realishte te verteten, duke u larguar gjithnje e me shume prej gjykimeve dhe konkludimeve te argumentuara, me nje ecje te shpejtuar drejte paragjykimeve, “bene mend e rri ne vend”, “paragjyko e mos vepro”.

Te shpetojme nga kthetrat e kendveshtrimit mbeshtetur mbi ndjenjen e simpatise, antipatise dhe xhelozise, duhet ta kuptojme njehere e mire, se nuk ka rrethana e nuk ka njeri qe jane pa vlera apo te perkryer tersisht. Andaj, edhe ne personalisht, i posedojme perparesite dhe t`metat tona. Kur kete e kuptojme, duhet bere perpjekje t`i evidentojme perparesite e t`metat, qe t`ua japim mundesine e zhvillimit perparesive dhe t`i eliminojme t`metat sipas mundesive.

Kendveshtrimi i mbeshtetur ne emocionin e simpantise, antipatise dhe gjelozise, na qone drejte qasjes jo te mirfillte per nje realitet te caktuar, i cili na sjelle vetem konfuzion e zhgenjim. Te shpetojme nga kjo dukuri negative e kendveshtrimeve, eshte mire te bejme perpjekje te perhershme gjate veshtrimit te dukurive te ndryshme, t`i konstatojme edhe te baradhat edhe te zezat per aq sa ekzistojne, sepse asgje ne kete bote nuk eshte aqe e perkryer apo aqe e prapambetur, sa te jete e mjaftueshme t`i shiqojme gjerat bardhe e zihe, sipas kendeveshtrimeve te antipatise, simpatise e xhelozise.

Te gjitha ngjarjet e rrethanat qe jane te mundeshme te ndryshohen, sado te veshtira qofshin ato, eshte mekate e dobsi e jona te adaptohemi me lloj lloj ngjarjesh e rrethanash te papershtatshme e te pavolitshme per ne, në vende qe te bejme perpjekje stoike, te qendrushme, edhe te sakrifikojme po qe nevoja, derisa ti ndyshojme dhe t`i adaptojme ato sipas nevojes e deshires sone.

Keqbersit, nese nuk mund t`i bindim te ndryshojne per te mire dhe te largohen nga veprimet e kqija, eshte mese e domosdoshme te distancohemi prej tyre, te mos i perkrahim, te mos u shkojme prapa dhe t`i pengojme veprat e kqija te tyre me te gjitha mjetet e mundeshme.

Sa më shume qe e kuptojme esencen e parimit universal e njerezor, aqe më shume mesojme permes gabimeve tona dhe nuk i perserisim ato, sepse e kuptojme parimisht, ate qe e kemi bere dje e kemi sote dhe ate qe e bejme sot do ta kemi neser.

Nese nuk mesojme prej gabimeve tona dhe pasojave qe naj kane sjelle ato, do te zhytemi dalengadale dhe do te fundosemi ne pusin e pafunde te gabimeve. Sa pak po mesojme ne shqiptaret prej gabimeve tona!

Njeriu qe ka shpirte altruisti, qe ka karakter te forte e te mire dhe personalitet moral e kombtar, gezohet shume dhe e ndjene veten krenar e te lumtur kur u bene mire tjereve, ndersa ndjehet i ngushtuar kure tjeret sakrifikojne per te. Do te kemi fat e lumturi gjate jetes, nese e bejme shprehi t`u bejme mira njerezve, per aq sa kemi mundesi, t`i perkrahim ata kur kane nevoje dhe te bashkpunojme me ta, pa e prite shperblimin, mirenjohjen e falenderimin prej tyre, sepse vepra qe e bejme ndaj tjereve flete vete dhe na shperblen me lumturi.

Bota eshte e mbushur me njerez mendjemdhej, egoist, primitive, te pandershem dhe mosmirenjohes, prej te cileve nuk duhet te presim mirenjohje e falenderime, sepse ata nuk i lejon urrejtja, xhelozija, inati, paditurija dhe primitivizmi, qe te jene mirenjohes dhe falenderues ndaj atyre njerzeve qe jane e mira kombit dhe i sherbejne atij me te gjitha mjetet dhe mundesite qe i kan ne dispozicion, pa e mashtruar, pa e keqperdorur, pa i premtuar rrejshem, pa rrahur gjoks per mrekullite e veta dhe pa u vequar nga tjeret.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje