Te perkujdesemi per veten edhe per tjeret
Fati e lumturia gjenden brenda nesh dhe varen nga menyra e formimit te mendimeve e bindjeve tona, si shtytes i veprimeve gjate jetes. Te adaptohemi me rrethanat e ndryshme jetesore, apo t´i adaptojme ato sipas deshirave tona, eshte mëse e nevojshme ta bejme dallimin mes gjerave qe nuk ndryshohen e atyre qe ndryshohen. Më te lumtur dhe më me fat do te jemi kure adaptohemi me ato rrethana te cilat nuk ndryshohen, sesa te bejme perpjekje te mundimshme qe ato t’i adaptojme sipas deshirave tona. Te pershtaten rrethanat te cilat nuk ndryshohen, sipas deshirave tona, eshte aq veshtire sikur te ecim ne drejtim te kundert te lumit, i cili ka dale prej shtratit dhe rremben çdo gje qe gjene perpara, do te na rrembej edhe neve, po su larguam nga valet rrembyse te tije. Krejte çka mund te bejme ne rrethana te tilla eshte adaptimi dhe parapergatitja per ngjarjet e mundeshme katostrofike, qe me menquri e durim t`i perballojme dhe te adaptohemi e te pergatitemi sa më ne favor tonin. Nese i injorojme ngjarjet e ndryshme fatkeqe, do te na zene te papergatitur, qe te shpetojme sa më lehte prej tyre. Te gjitha ngjarjet e rrethanat qe jane te mundeshme te ndryshohen, sado te veshtira qofshin ato, eshte mekate e dobsi e jona te adaptohemi me lloj lloj ngjarje e lloj lloj rrethanash te palakmushme, ne vende qe te bejme perpjekje stoike, te qendryshme, edhe te sakrifikojme po qe nevoja, derisa ti adaptojme ato sipas nevojes e deshires sone. Nuk duhet ta keqperdorim trupin dhe vetedijen tone me veshembathje e ushqim te papershtatshem, me sjellje pasive e izolim total. Nuk duhet te pervetesojme njohuri, shkathtesi e shprehi, te cilat nuk premtojne te mira per ne, apo na qojne drejte nje katastrofe jetesore veteshkaterruese. Nese deshirojme te qetesohemi shpirterisht, te ndjehemi krenare e te lumtur, eshte mire te bejme perpos puneve kryesore e te domosdoshme per ne, edhe pune humanitare per tjeret, sipas mundesive tona, ndaj te cilave nuk presim perfitime dhe shperblime materiale, duke qene sa me te kujdesshem, te perzemert dhe sa me te pershtatshem ndaj tjereve, pa ardhur ne shprehje animi nga nje pale apo pale tjeter duke bere perpjekje ti perkrahim e t’u ndihmojme sa më drejte e sa më realisht, sipas rrethanave e sipas nevojes qe e kane ata te cilet kane nevoje per perkrahje, bashkpunim, respekt e solidarizim me ta. Keqbersit, nese nuk mund t`i bindim te ndryshojne per te mire dhe te largohen nga veprimet e kqija, eshte mese e domosdoshme te distancohemi prej tyre, te mos i perkrahim, te mos u shkojme prapa dhe t`i pengojme veprat e liga te tyre me te gjitha mjetet e mundeshme. Lexusi im i dashur, detyrat, obligimet dhe problemet qe na dalin para, eshte mire t’i kryejme pa nxitim, sipas radhes e jo te gjitha menjehere. Per secilen dite duhet siguruar se paku nje apo dy ore per relaksim, qe t’i heqim qafe te gjitha ankthet dhe streset e ndryshme, duke u kenaqur me veteveten edhe me tjeret, permes aktiviteteve te ndryshme argetuese dhe relaksuese. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!