Ata që nuk e kontrollojnë sa e si duhet botën e brendëshme përsonale, nuk kanë dobi të mjaftushme nga kjo botë
14. 02. 2024
Të mos e kontrollosh dhe të mos e korigjosh sipas nevojës procesin e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, emocioneve, motivacionit dhe sjelljeve tua, është e vështirë t’i korrish frytet e mira të kësaj bote. Po e bëmë këtë veprim të duhur e të domsdoshëm gjatë jetës, në mënyrë sistematike, të mirat e saj do të jenë më të mëdha për favoret tona përsonale, profesionale, familjare, kolektive, institucionale e kombëtare. Të mirat e botës është e pa mundur të arrihen pa kontrollimin, ndryshimin, ngritjen, zhvillimin, përsosjen dhe menagjimin e duhur të proceseve të brendëshme në botën tonë përsonale që u përmendën më lartë.
Sipas standardeve, nivelit përmbajtësor dhe të mënyrës së përceptimeve, po ashtu pasojnë edhe mendimet, bindjet, besimet, emocionet, motivacioni dhe sjelljet tona gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, sepse të gjitha këto proces në fjalë varen dhe imponohen nga standardi, niveli përmbajtësor dhe nga mënyra e të përceptuarit të fenomeneve të ndryshme të botës natyrore, shoqërore, shpirtëore, shtazore, bimore dhe ujore. Pra nga kjo varshmëri e këtyre proceseve të botës së brendëshme, prej mënyrës së përceptimeve, si hap fillestar i prosesit të njohjes, pu dashka një vëmendje e shtuar rreth procesit të përceptimeve, që mos të rrëshqasim në botën iluzore gjatë interpretimit të një realiteti për të cilin bëhet fjalë në një moment të caktuar.
Sa shumë vuajmë nga iluzionet që e shtrembërojnë realitetin objektiv të botës përceptuese, si hap i parë drejtë njohjes së fenomeneve të ndryshme natyrore, shoqërore, shpirtërore, shtazore, bimore e ujore!
Është e pamundëshme të kontrollohen, korigjohen, ndryshohen, zhvillohen, përsosen mendimet, bindjet, besimet, emocionet, motivacioni, pikëpamjet dhe sjelljet tona, po si ndryhuam për të mirë në fillim përceptimet, që të jenë të liruara nga thjerzat e gabuara, nga këndëvështrimi simpatik e antipatik i gjërave, nga këndëvështrimi i interesit përsonal, matrial, karierist e shumë këndëvështrime tjera që e deformojnë njohjen fillestare dhe përshkrimin e një realitetit për të cilin bëhet fjalë, në bazë të cilave frymëzohen edhe proceset tjera në fjalë, si hap i dytë i njohjes dhe motivimit, frymëzimit, ndjeshmëris dhe si shtytës të sjelljeve tona.
I jaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!