A e meritojme lirine dhe pavaresine si komb apo nuk e meritojme
Kure te mbeshtetemi njerezisht dhe kure t`i respektojme vendosmerisht parimet univerzale te lirise, pavaresise, drejtesise, edukates, arsimit, shendetesise, ekonomise, tregtise, turizmit, biznesit dhe parimet univerzale te mardhenjeve ndernjerezore, humanitare e sociale, duke u nisur nga individi, familja, shoqeria dhe kombi, doemos e meritojme lirine, pavaresine dhe bashkimin kombetare.
Sa te virtytshem e sa njerezor jemi ne raport me parimet univerzale te permendura me larte, si individ, familje, shoqeri dhe si komb, po per aqe e meritojme lirine, pavaresine dhe unitetin e bashkimin tone kombetare.
Po qe se, ne vetedijen dhe nderdijen tone kombetare, nuk e mbjellim faren e parimeve per te verteten, te ndershmen, te drejten, barazine, te pasterten, te shejten, dinjitetin, integritetin, moralin, respektin, mirekuptimin, tolerancen, dashurine, sakrificen, punen, diturine dhe shume e shume virtyte tjera njerezore qe kane te bejne me lirine, pavaresine, unitetin, atedhedashurine dhe bashkimin kombetare, edhe ate far lirie qe e posedojme, do ta humbim vetevetiu me fajet dhe gabimet tona, po ashtu edhe tjeret do ta kene ma lehte te na rrembejne lirine e pavaresine nga duarte tona dhe te manipulojne me ne.
Ne secilen periudhe te historise sone kombetare, i kemi paguar shume shtrejte gabimet dhe t’metat tona individuale e kolektive qe nga periudha e Ilirise e deri ne ditet e sotme, edhe pse ne çdo periudhe kemi dhene martire, heronje, deshmore, patriote e trima te pushkes dhe penes. Por krahas kesaje patem edhe te atille qe shkelen mbi gjakun, sakrificen dhe kontributin e atyre qe e bene te pamundeshmen per vendin, lirin, pavaresine, unitetin dhe bashkimin kombetare.
Nese, permes vetedijes i dergojme nderdijes sone mendime qe nuk mbeshteten ne parime dhe virtyte univerzale njerzore, qofte si individ, qoft si familje apo si shoqeri e si komb, do ti korrim frytet e demshme, te pandershme, te turpshme dhe shkaterruese, qe jane pasoje e atyre permbajtjeve te mendimeve qe i kemi mbjelle ne nderdijen tone. Ate qe e kemi mbjelle, ate edhe do ta korrim.
Konstatimet e permendura me larte gjithnje e ma shume po i deshmone menyra e te jetuarit tone qe nga individi e deri ne nivel kombetare. Çdo gje qe po na ndodhe si komb, si shoqeri, si familje e si individ , eshte pasoje e permbajtjes se mendimeve tona te ndryshme qe jane mbjelle thelle ne nderdijen dhe ne shpirtin tone. Çdo gje qe e mendojme, nderdija jone e perveteson pa dallim e pa ndryshim, ku produkt i permbajtjes se mendimeve tona jemi edhe vete. Krahas kesaje e kemi edhe menyren e te jetuarit e cila rezulton si e begatshme apo jo e begatshme, si e ndersheme apo jo e ndershme, si njerezore apo jo njerezore, si kombetare apo jo kombetare.
Lexuesi im i dashur, duhet te jemi sa ma te vemendshem se, me cilat permbajtje te mendimeve po i drejtohet vetedija nderdijes sone, sepse nderdija eshte nje kopsht ku mbillen farat e mendimeve te cilat lindin, rriten dhe zhvillohen ne te, duke i imponuar veprimet tona gjate jetes, qe ato te behen sa me pare realitet i jetes sone. Farat qe i mbjellim ne kopshtin e nderdijes permes mendimeve tona, munde te jene fara qe prodhojne barishta e therra te egra, mund te jene fara qe prodhojne bime te cilat japin fryte te mrekullueshme. Per aqe sa kemi kujdese ne kete qeshtje, po per aqe do ta kemi jeten e lumtur, te begatshme, njerezore, te lire, te pavarur, te dinitetshme e kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!