Pasojë e mënyrës së ndijimit dhe përceptimit tonë është ana e errtë dhe e ndritshme e botës ku jetojmë
24. 10. 2024
Ndijimi si pjesë e njohjes analitike na ndihmon të analizojmë dhe kuptojmë ndjenjat, emocionet, mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet tona dhe të tjerëve, na mundëson të analizojmë e të kuptojmë mënyrën e sjelljeve e veprimeve tona dhe të tjerëve, duke na mundësuar të bëjmë dallimin mes të mirës e të keqës, të vërtetës e gënjeshtrës, mes të drejtës dhe jo të drejtës, mes të ndershmës e të pandershmës, mes humanes e jo humanës, në procest e ndryshme organizative rreth botës natyrore, shoqërore dhe shpirtërore, me të cilat rrethohemi.
Ndërsa përceptimi si pjesë e njohjes sintetike në tërsi, na mundëson të bëjmë lidhje dhe të formojmë një pamje të plotë të botës që na rrethon, duke na ndihmuar në kuptimin më të thellë të realitetit rreth të mirave e të kqijave që i posedon bota mes të cilës jetojmë. Funksionimi normal, i drejtë dhe i dobishëm i ndijimit dhe përceptimit tonë, si dy procese unike që na mundësojnë njohuritë tona, përmes analizës, sintezës, analogjisë, gjykimit dhe konkludimit, duhet të jenë të liruara tërsishtë nga pengesat që ua sfidojnë funksionin e tyre të njohjes së vërtetë.
Mangësitë që dalin rreth ndijimit dhe përceptimit tonë të botës natyrore, shoqërore dhe botës shpirtërore janë: kënvështrimi simpatik e antipatik ndaj njerzëve dhe raporteve ndaj tyre e ndaj ngjarjeve të ndryshme, këndvështrimi mbështetur në interesat përsonale, grupore e partiake, këndvështrimi nga mungesa e përvojës së mjaftushme gjatë vështrimit të një ngjarje apo fenomeni të caktuar për momentin dhe këndvështrimi iluzor.
Simptia, antipatia, interesat përsonale, familjare, grupore e partiake, karierizmi, mungesa e përvojës së mjaftueshme dhe iluzionet e ndryshme, e shtrembërojnë tërsishtë këndëvështrimin e ndijimit dhe të përceptuarit tonë, e shtrembërojnë dhe e deformojnë interpretimin e realitetit për të cilin bëhet fjalë në momente të caktuara. Eliminimi i mangësive rreth ndijimit e përceptimit tonë, jo vetëm që i rritë dhe i zhvillon njohuritë e ndryshme, por ndihmon shumë edhe në ndërtimin e përparimin individual, profesional, familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar, mes të cilëve jetojmë e veprojmë.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!