Proceset mendore ndihmojnë shumë në përfitimin e zotrimin e njohurive dhe shkathtësive tona dhe në zhvillimin e përsosjen e tyre
25. 10. 2024
Ndijimi, përceptimi, termi, nocioni, analiza, sinteza, analogjia, gjykimi, kritika e konkludimi, janë procese mendore thelbësore, që i ndihmojn shumë përfitimit dhe zhvillimit të njohurive e shkathtësive tona, të cilat na mundësojnë të bëjmë shqyrtimin në detaje të pjesëve të informacioneve, na mundësojnë ti bashkojmë elementet e ndryshme të tyre, për të krijuar një kuptim të ri, na ndihmojnë të bëjmë lidhjet e krahasimet midis ideve të ndryshme, na ndihmojnë të vlerësojmë përmbajtjen e ideve dhe informacioneve që i kemi hulumtuar, ku në bazë të atyre ideve që i kemi përvetësuar, nxjerrim një konkludim më të arsyeshëm.
Proceset mendore të përmendura më lartë, kontribojnë në mënyrë të rëndësishme e të efektshme, në formimin e mendjes dhe në rritjen, zhvillimin e përsosjen e aftësive tona analitike, kritike, sintetike e krahasuese, pa të cilat procese mendore, nuk ka kurfar efekti pozitiv, angazhimi ynë gjatë jetës.
Shpëndarja e njohurive dhe shkathtësive të mendjes sonë përmes kanaleve të ndryshme informative dhe përmes tubimeve ku organizohen debate të ndryshme, është një mënyrë shumë efektive që këto aktivitete të krijojnë mundësi të reja për të ndarë ide dhe për të diskutuar mbi nevojat e ndryshme të njerzëve mes një shoqërie, duke u mundësur atyre të mësojnë nga njëri tjetri dhe të zhvillojnë një ndjenjë të fortë bashkpunimi. Ky veprim, jo vetëm që i rritë, i zhvillon dhe i përsos njohuritë tona, por ndihmon gjithashtu edhe në ndërtimin e mardhënjeve më të mira ndërpërsonale, mes shoqërisë shqiptare, të cilat dita ditës po keqësohen, në vëndë që të përmirësohen, të zhvillohen e të përsosen.
I juaj mësuesi Isë
Të gjitha reagimet:
3
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!