Edhe tek ne si individi ekziston bota errtë dhe bota e ndritshme, njëjtë, si tek bota ku jetojmë në përgjithësi
23. 10. 2024
Tek ne si individ, ekzistojnë dy botë të brendëshme, e ndritshmja dhe e errta. Atë që e përkrahim më shumë do të na mbizotroi. Po e përkrahem botën e errtë tek ne, ajo i referohet më shumë aspekteve negative të nytyrës njerëzor, si egoizmit, zilisë, xhelozisë, urrejtjes, përqarjes, hasmëris, vëllavrasjes dhe pushtetit ndaj tjerëve. Këto janë ndjenja dhe sjellje negative që mund të çojnë në veprime të dëmshme ndaj vetëvetës dhe ndaj tjerëve, duke bërë botën më të errtë dhe më të ndërlikuar, e cila sjellë pasoja të mëdha tek ne, e tek bota mes të cilës jetojmë, duke e bërë atë më të errtë e më të ndërlikur për njerëzimin.
Nëse e përkrahim botën tonë të ndritshme, ajo përfshinë vlerat, si dashuria, mirësia, empatia apo rrespektimin e ndjenjave, dëshirave, vullnetit dhe nevojave e ndihmës ndaj tjerëve. Këto janë aspekte të ndritshme të botës sonë shpirtërore, që ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve të forta dhe krijimin e një shoqërie më të ndjeshme, më mbështetëse, më humane, sociale, morale e më kombtare. Si bota errtë si ajo e ndritëshme, janë pjesë e natyrës sonë njerëzore. Cilën ta favorizojmë prej tyre, mbizotron brenda botës sonë, të errtë apo të ndritshme.
Është mëse e rëndësishme të kuptohet se të dyja anët, e mira ose e keqëja, apo e errta dhe e ndritëshmja, janë të pranishme në natyrën njerëzore. Ndikimi i tyre varet, se cilën prej tyre e zgjadhim dhe e favorizojmë, si individ, familje, si kolektivitet dhe si shoqëri. Nëse e favorizojmë të errtën do të na mbizotroi errësira, nëse e favorizojmë të ndritshmën apo të mirën njerëzore, do të na mbizotëroi e ndritshmja apo e mira. Duke promovuar sa më shumë vlera të ndritshme, ndihmojmë ndriqimin më të madh të anës së errtë dhe krijojmë një ambient më pozitiv në mesin tonë familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar.
Është në menqurinë tonë ta favorizojmë sa më shumë ndriqimin e botës sonë, që të mbizotroi mbi botën e errtë që e posedojmë, apo ta eliminoi fare prezencën e errësirës, në mesin e shoqërisë sonë.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!