A e meritojmë lirinë si komb shqiptar apo jo
19. 08. 2014- ripostim
Nëse mbështetemi në parimet univerzale të lirisë, pavarësisë, drejtësisë, edukatës, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, tregtisë, turizmit, biznesit dhe në parimet univerzale të mardhënjeve ndërnjerëzore, humanitare e sociale dhe i jetësojmë ato në praktikë, duke u nisur nga individi, familja, shoqeria, institucionet e ndryshme, shteti dhe komnbi, doemos e meritojmë lirinë, pavaresinë dhe bashkimin tonë kombëtar.
Po na munguan parimet univezale të cekura më lartë, nuk e meritojmë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombetar!
Sa më të virtytshem që jemi me parimet univerzale të përmendura më lartë, si individ, si profesionist, si familje, si shoqëri e institucione të punës, si shtet dhe si komb, po për aqë e meritojmë lirinë, pavaresine dhe unitetin e bashkimin tonë kombetar.
Po që se, në vetëdijen dhe ndërdijen tonë kombëtare, duke u nisur nga individi e deri te kombi në përgjithesi, nuk e mbjellim në ndërdijen tonë faren e parimeve univerzale për të vërtetën, të ndershmën, të drejtën, për barazinë, pastërtinë, të shejten, për dinjitetin, integritetin, moralin, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, dashurinë, sakrificën, punën, diturinë dhe shumë e shumë virtyte tjera njerëzore, që kanë të bëjnë me lirinë, pavarësin, unitetin, atedhedashurinë dhe bashkimin kombetar, edhe atë far lirie që e posedojmë, do ta humbim vetevetiu, me fajet dhe gabimet tona, po ashtu edhe tjerët do ta kenë më lehtë të na rrëmbejnë lirinë e pavarësinë nga duartë tona.
Në secilen periudhë të historisë sonë si individ, si familje, si institucione, si shoqëri dhe si komb, i kemi paguar shumë shtrejtë gabimet dhe t’metat tona individuale e kolektive, që nga periudha e Ilirise e deri në ditët e sotme, edhe pse në çdo periudhë historike kemi dhënë martir, heronjë e patriot të pushkës dhe penës. Por krahas kësajë, për qudi patëm dhe ende kemi individ që shkelën e po shkelin mbi gjakun, sakrificen dhe kontributin e atyre, që e bënë të pamundëshmen për vendin, lirin, pavaresinë, unitetin dhe për bashkimin kombetar.
Nëse ne, përmes vetëdijes i dërgojmë ndërdijes sonë mendime që nuk mbështetën në parime dhe virtyte univerzale njerëzore, qoftë si individ, qoft si familje, qoftë si kolektivitet, qoftë si institucion apo si komb, do ti korrim frytet e dëmshme, të pandershme, të turpshme dhe shkaterruese, që janë pasoje e atyre përmbajtjeve të mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve qe i kemi mbjellë në ndërdijen tonë. Atë që e mbjellim sotë, do ta korrin nesër gjeneratat e ardhshme, së bashku me ne, derisa të jemi gjallë.
Konstatimet që u përmendën më lartë, gjithnjë e më shumë po i dëshmon koha dhe mënyra e të jetuarit tonë individual, profesional, familjar, institucional, shoqëror dhe kombëtarë. Çdo gjë që po na ndodhë si komb, si familje e si individ, si profesionist, si institucione, është pasojë e përmbajtjes së mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona të ndryshme që janë mbjellë thellë dhe programuar në ndërdijen apo në shpirtin tonë.
Çdo gjë që e mendojmë, ndërdija jonë e përvetëson pa dallim e pa ndryshim, qoftë e mirë apo e keqe, qoftë e bardhë apo e zezë, qoft e drejtë apo e padrejte, qoftë e ndershme apo e pandershme dhe qoftë kombëtare apo tradhtare e mendime, bindje dhe besimeve tjera, ku produkt i përmbajtjes së tyre jemi edhe ne sëbashku me sjelljet tona që i bëjmë gjatë jetës. Krahas kësaje e kemi edhe mënyrën e të jetuarit si idvid, si profesionist, si familje, si shoqëri, si institucion e si komb, që do të thot, bëjmë jetë të begatshme apo jo të begatshme, të ndershme apo jo të ndershme, të lirë apo jo të lirë, të pavarur apo të robëruar dhe jetë kombetarisht apo tradhtishtë.
Lexuesi im i dashur ka ardhe koha e fundit që të kemi kujdesë të shtuar dhe vëmendje të përqendruar, se me cilat përmbajtje të mendimëve, bindjeve, besimëve dhe pikpamjeve, vetëdija po i drejtohet ndërdijes sonë, sepse ndërdija është kopshti ku mbillen farat e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona, të cilat lindin, rriten dhe zhvillohen në te, duke naj imponuar edhe veprimet tona, që ato të bëhen sa më parë realitet i këndshëm apo i hidhur gjatë jetës.
Farat që i mbjellim në kopshtin e ndërdijes përmes vetëdijes sonë, mundë të jenë fara që prodhojnë barishta e therra të egra, apo fara që prodhojnë bimë të cilat japin fryte të ëmbla dhe të këndëshme. Per aqe sa kemi kujdese ne kete qeshtje, po për aqe do ta kemi jetën e lumtur, të begatshme, njerëzore, të lirë, të pavarur, të dinjitetshme e kombëtare. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!