Mos refuzimi i modelëve të jetuarit, imponuar nga politikanët tanë e nga pushtusit, pason jeta pa dinjitet

20. 08. 2013- ripostim

Duhet guxim, vendosmëri, vullnet, dëshirë, dashuri e menquri për ti refuzuar modelet e imponuara të jetës nga ana e politikanëve tanë dhe nga ana e pushtusëve, per ti thyer ato hallka të hekurta e zingjirore që e përcaktojnë mënyren e të jetuarit tonë pa dinjitet, të varfur, të pa shpresë, të nënshtruar e të poshtruar. Mos refuzimi i këtyre modeleve imponuse nga politikanet dhe nga pushtusit tanë, me vetëdije apo pa te pranojmë të jetojmë një jetë primitive, të varfur e të pa dinjitet.

Modeli impoinues i të jetuarit nga ana e politikanëve tanë e ka formatin: mua më takon pasuria, ty varfëria, mua më takon pushteti, ty shërbimi. Mua më takon e drejta e tradhtise kurse ty nenshtrimi e poshtrimi. Mua më takon trimeria, krenaria, liria dhe atdheu e ty të takon lufta, sakrifica, gjakderdhja, torturat, vrasjet, dhunimet dhe ballafaqimi fyta fyt me pushtusin.

Modeli imponimit jetesor ka formatin: Mua me takon ti korri frytet e luftës kurse ty të takon të jetosh me dhembjet e sakrificës që bëre për atdheun e për lirine. Mua më takon e drejta të shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, mbi amanetin e tyre dhe të fali pjesë të atdheut pushtusit, edhe pse u mbrojten me gjakun e dëshmorëve të lirise tokat, arat, fushat, malet qytetet, fshatrat, ujrat detrat dhe pasurite toksore e nentoksore. Ti fal ato për teritor ekstra që tu sherbejne kishave ortodokse serbe të cilat janë pushtuar prej shqiptareve nga serbia, kurse ty të takon ta ulish kokën si i marr dhe të më duartrokasish për dhuratat që po ia bëj pushtusit!

Modeli i imponimit jetesore te politikaneve tane ka formatin: mua më takon ti gezoi të gjitha privilegjet në shkollim, në punesim, në udhëheqje të institucioneve edukativo arsimore, shendetesore, ekonomike, juridike, kulturore policore ushtarake e shtetnore dhe të emroi militantë partiak të udheheqin mbi ato institucione, kurse ty të takon ti vesh gishtat në gojë dhe të pohon me kokë e të duartrokasish për këto mrekulli e marifetllyqe, sa mirë po veprojmë!

Për të gjitha këto veprime të modelit imponues jetësor nga politikanët tanë në bashkpunim me pushtusit: mua më takon nderi e krenaria, ty të takon turpi, nenshtrimi, poshtrimi, perulja, vuajtja e varferia! Kjo marrëzi mund të pranohet vetëm te ata njerzë që nuk kanë dinjitet njerzor, që janë servil, butak e pakurrizor, kurse për njerzit normal qe kane dinjitet njerezor, ky model jetesor është totalisht i papranushem, i pështyer dhe duhet rrefuzuar me te gjitha mjetet. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje