Kush e helmon dhe kush e shëron shpirtin dhe trupin tonë

30. 04. 2018

Mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe fjalët janë ato që shërojnë dhe helmojnë si substancat e ndryshme kimike. Ato ndikojnë për të mirë e për të keqë, më par tek ne e pastaj edhe tek tjerët, si helm apo si mjaltë, sapo të dalin nga goja jonë dhe të shkojnë në veshët e tjerëve.

Sikur të kishim kujdesë t`i radhisnim ato sipas efektit që kanë dhe sipas vendit e momentit që duhen të përdoren, duke ua dhënë kuptimin atyre që thuhen, pse thuhen, a meritojnë të thuhen, do t`i kishim punët më mirë, s’eq i kemi tani. Këto huqe mendimesh, bindjesh, besimesh, pikëpamjesh e fjalësh, po demonstrohen jo vetëm në fjalorin e përditshëm mes njerëzish, por edhe në fjalorin e gazetarisë, mjeteve të shkruara dhe mjeteve elektronike audiovizuele të informacionit dhe komunikimit politik, fetar, kulturor e edukativ mes njerëzve, në vend që të pastrohen prej huqve.

Duhet ta kemi parasysh përherë se lloji i mendimeve, bindjeve, besimëve, pikëpamjeve dhe fjalëve shërojnë, edukojnë, formojnë, zhvillojnë ngrisin e transformojnë me të mirat e tyre, po ashtu edhe vrasin, lëndojnë, poshtrojne, stagnojnë dhe infektojnë me të këqiat që mund t’i posedojnë. Po të dinim t’i përdorim ato aty ku duhet, t’i përdorim sipas vëndit, sipa situatës dhe sipas meritës që kanë, do t`i bënim mrekullitë në nivel përsonal, profesional, familjar, politik, fetar, kulturor, institucional e në nivel kombtar.

Lexuesi im i dashur, është mëse e nevojshme të kujdesemi sa më shumë, se cilat mendime, bindje, besime, fjalë e pikëpamje po i përdorim gjatë komunikimit me tjerët, sepse vërtetë ato na helmojnë e sherojnë neve dhe tjerëve sikur substancat e ndryshme kimike. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje