Përdorimi i kërbaqit, kulaqit, mashtrimit dhe përqarjes mes nesh, u tregu strategji e suksesëshme e pushtusëve tanë

2. 04. 2023

Me këtë strategji pushtimi u sherbyen e po sherbehën njëjtë Perandoria Romake, Bizantine, Otomane, Perandoria Ruso-sllave, Europa dhe fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, të përkrahur nga pushtusit e mëparshëm, të cilët na mbajtën e po na mbajnë të pushtuar, nështruar, poshtruar e dhunuar. Ata na asimiluan, na përzunë me dhunë nga trojet tona dhe bënë masakra e gjenocid kundër nesh. Na hudhën përsëgjalli në detë, të ketë mish të mjaftushëm për gjallesat e detit. Na hudhën përsegjalli nëpër puse me uj të pijës, nëpër gropa e zgafella, na vranë e na masakruan, na dogjën e na përvluan si është më keq për 20 shekuj me radhë e po e vazhdojnë të njëjtën rrugë prap!

Përqudi kësaj rruge si po duket po i bashkangjitet kohëve të fundit edhe miku tradicional i shqiptarëve SHBA, që e shpëtoi atë cëpëz Shqipërie të mjerë para 100 viteve nga kthetrat e pushtusëve në fjalë dhe këtë copëz Kosove të djegur, të shkatëëruar e të coptuar që e shpëtoi para 23 viteve e cila quhej dikurë Dardani! Pse po ndodhë kjo dukuri e shëmtuar, të përkrahen gjelatët shumë shekullor të shqiptarëve?!

A mos ndoshta shkaku i garës për epërsi të kryqit katolik dhe ortodoks mes veti, a mos gara e epërsisis së interesave gjostrategjike?! Aqë sa është e befasishme kjo dukuri e shëmtuar garash, po për aqë është e dhemshme, sepse po vazhdon tradita gjenocidale kundër shqiptarëve, po coptohen prap trojet tona, s’iq coptohet trupi i viktimës përsëgjalli nga hienat, për ta marrë secila nga një cope të përgjakur nga trupi i viktimës duke i dalë shpirti për gazepi!

Përdorimi i kërbaqit që mbjellë frikën e terrorin në kokat tona, përdorimi i kulaqit që i plotëson lakmitë dhe interest e ulta përsonale e karieriste të tradhtarëve në radhet tona, të cilët shiten për pak pare të pista, mashtrimi që e përdor paditurinë, pazotësinë dhe budallinë tonë dhe përqarja e cila e futë hasmërinë, urrejtjen, xhelozinë, shpiunazhën dhe vëllavrrasjen mbi baza fetare, politike e regjionale mes shqiptarëve, është treguar strategji shumë e suksesëshme e pushtusëve tanë të vjetër e të rij dhe po tregohet edhe tani!

Për këtë që e thash më lartë, po dëshmohet katërcipërisht programimi i kërbaqit, kulaqit, mashtrimit dhe përqarjes në kokat tona, duke u demonstruar haptas në politikë, kulturë, edukate dhe në mbrojtje të atëdheut dhe lirisë sonë, që fatkeqësisht nuk jemi mbushur mend fare edhe sot e kësaj dite! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje