Pa pedogogun dhe psikologun shkollor nuk ka zhvillim e përparim në shkollën shqipe

4. 05. 2014-ripostim

Detyrat dhe obligimet të cilat u takojnë pedagogut dhe psikologut shkollor, jo vetëm që janë të shumta, por janë edhe të rëndësishme, të domosdoshme dhe të ngutshme për shkollat tona, të të gjitha niveleve dhe llojeve të tyre.

Kush mund ta bëjë një organizim më profesional, më efikas, më të dobishëm, më bashkëkohorë e më funksional rreth procesit edukativ-mësimor brenda një shkolle, më shumë se sa pedagogu dhe psikologu shkollor? Pergjigjëja do të ishte askush.

Çdo përpjekje që bëhet rrethë organizimit në fjalë, pa angazhimin e këtij kuadri profesional pedagogjiko-psikologjik, me vete bartë rrezikun e deformimit, keqtrajtimit, anarhisë, stagnimit dhe dështimit të procesit organizativ edukativo-mësimor nëpër shkollat tona.

Pedagogu dhe psikologu shkollor merret në mënyrë profesionale me përcjelljen e organizimit të procesit edukativ- mësimor brenda një shkolle dhe paraleleve të sajë, po ashtu merret me analizën e nivelit të plan-programeve vjetore e mujore të mësimit, se si i kane përgatit e se si i realizojnë në praktikë mësimdhënësit. I vizitojnë ata nëpër orë të mësimit që tu apin ndihmë profesionale sipas nevojës, aty ku hetohet se sa po qalon puna që është parapa të realizohet, sipas plan-programit vjetor, mujor, javor e ditor.

Merret me trajtimin e suksesit, disciplinës dhe vijueshmerisë së nxënësve në mësim dhe ndërmarrin masa profesionale, për t’i përmirësuar ato në favor të nxënësve.                       

Ata bashkëpunojnë ngusht me nxënës për problemet e tyre që u dalin në shkollë në raport me mësimin, me arsimtarët dhe lëndën e tyre, në raport me shokët e shoqet, në raport me shendetin e tyre psiko-fizik e emocional, në raport me anetarët familjarë, në raport me gjendjen ekonomike e shendetesore të tyre në familje.

Te gjitha këto dukuri, askush nuk mund ti trajtoj më me efikasitet, se sa pedagogu dhe psikologu shkollor. Ky kuadër bashkpunon në mënyrë profesionale me familjarë të nxënësve, kryesisht me prindërit e tyre, për të marrë informacion sa më shumë për nxënësin dhe për t’i informuar ata për gjendjen e përgjithshme të fëmijëve të tyre në shkollë, duke i koordinuar së bashku detyrat, obligimet dhe pergjegjesite që dalin nga të dyja palët.

Këtë bashkpunim e bëjnë edhe me mësimdhënësit, që të marrin informacion për gjendjen dhe mënyrën e organizimit që e bëjn ata gjatë procesit mësimor, duke marr informacion për raportet e tyre me nxënës dhe për problemet e shqetesimet tjera, që u dalin nga ana e nxënësve. Bashkëpunojnë me drejtorin e shkollës, për mënyren e organizimit të punës dhe përgjegjësive që dalin nga drejtoria si organ më i lartë udhëheqës në shkollë.

Bashkëpunojnë me këshillin e shkollës dhe përgjegjësit e tyre që u takojnë rreth proceseve organizative. Bashkpunojnë me këshillin e arsimtarëve, kshillin e nxënësve, kshillin e prindërve, aktivet profesionale për përgjegjësitë e secilit këshill prej tyre, rreth proceseve të ndryshme specifike organizative mësimore që u takojnë secilit këshil në fjalë dhe proceseve organizative gjatë aktiviteteve të lira të nxënësve. Bashkpunojnë me stafin teknik të shkollës, i cili kujdeset kryesisht për mirëmbajtjen e higjienës nëpër ambientet e ndryshme shkollore në përgjithesi si, mirëmbajtjen e kabineteve, sallave dhe hapsirave të ndryshme në veqanti, duke ruajtur nivelin e duhur të pastërtisë dhe ngrohjes së lokaleve mësimore, që të zhvillohet  normalishtë procesi organizativ mësimore e procese tjera të shumta në shkollë.

Bshkepunojn edhe me stafin e drejtorisë komunale të arsimit dhe sipas nevojës edhe me ministrine e arsimit ne nivel vendi për përgjegjësitë që dalin nga ana e tyre.

Kur parashtrohet pyetja se, a ka nevojë shkolla për pedagogun dhe psikologun shkollor, do të zë vend përgjigjëja, shkolla ka nevojë për pedagogun e psikologun shkollor, për aq sa ka nevojë bota e gjalle bimore, shtazore dhe bota e gjallë njerzore për rrezet e ngrohta e ndriquese të diellit, për ajrin, ujin dhe tokën.

Shkolla pa pedagogun dhe psikologun shkollor, do ta ketë shumë vështirë të mbijetoj shëndetshem, begatshëm e dinjitetshëm në fushat që u përmenden më lartë, sepse gjitha ato detyra e obligime brenda një shkolle e jashtë saj mbesin në kompetencë të atyre qe nuk janë të përgatitur profesionalisht në aspektin pedagogjiko-psikologjik që të merren profesionalishtë me qështjet në fjalë .

Lexuesi im i dashur ka ardhë koha që ta përkrahim shpirtërisht dhe të ndikojmë kudo, për aqë sa kemi mundësi, që të instalohen sa më parë pedagogu dhe psikologu shkollor në të gjitha nivelet e shkollave tona, nëse kemi dëshirë që ato së bashku me gjeneratat tona të e reja, të ecin në hap me kohën. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje