Kompromis apo kompromentim përjetuam gjatë dialogut Kosovë Serbi
7. o5. 2020- ripostim
Kompromisi ka të bëj me realizimin e të drejtave të barabarta mes palëve në dialog dhe realizimin e kërkesave që vërtetë u takojnë palëve. Kompromentimi ka të bëjë, kurë pala kërkon ndaj palës tjetër ate që nuk i takon dhe nuk është në gjendje tia jep të njëjten palës që po i kerkohet.
Kompromentimi më i madh ndodh atëherë kur pala heq dorë nga dëshirat dhe nevojat e veta me rëndësi jetësore, duke pajtuar me atë që nuk i ipet asgjë nga pala në dialog, kurse vetë jepë çdo gjë që i kërkohet nga pala tjetër, edhe pse shkon në dem të vendit dhe në dëm të popullit që e përfaqson, siq ndodhi përherë me palën kosovare në dialog!
Pala kosovare në dialog me Serbinë, që kure ka filluar dialogu e ka përqafuar marrëzishtë kompromentimin, në vend të kompromisit, mes gjërave që me të drejtë e ligjërisht dhe moralishtë i kanë takuar dhe i takojnë Kosovës dhe popullit të sajë!
Ja disa pranime kompromentuse në mes të shumë kompromentimeve tjera që i ka pranuar pala kosovare në dialog me Serbinë, tmerresisht ne dëm të interesave të Kosovës dhe popullit të saje, pa fituar asgje nga Serbia:
1. Çarmatosja e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shëndrrimi i sajë në TMK,
2. Lejimi i ndarjes se Kosovës veriore dhe ndarjes së Mitrovicës në
dy pjesë, duke lejuar kufinin mes përmes urës së Ibrit, që të veprojnë lirshem kriminelët serb atje dhe ta përzën popullatën shqipter nga trojet e veta dhe mos ti lejojnë të kthehen prap në shtëpitë e veta edhe pas 20 e sa viteve liri,
3. Nenshkrimi i “Asociacionit të Komunmave me shumicë serbe” me kompetenca shtetnore, mes shtetit te Kosoves,
4. Nenshkrimi i marrveshjes se “Dermarkacionit me Malin eZI”, ku i humbem kot 8200 hektare toke te Kosoves,
5. Nenshkrimi i marrveshjes per ti dhene 450 hektar toke si ekstrateritor kishave serbe,
6. Negociatat qe u proklmuan si negociata teknike, u shëndrruan ne negociata politike e fatale për Kosovën,
7. U be ndarja e policisë mbi baza etnike në veriun e Kosovës dhe në veriun e Mitrovicës, ku ai teritor për shqiptaret është bërë mollë e ndaluar dhe funksioni i shtetit atje e ka ngrite flamurin e bardhë të dorzimit dhe
8. Kosova u bë me fusnotë sipas kërkesave të Beogradit, pa fituar asgjë nga Serbia, pos humbjeve e poshtrimit të Kosovës, popullit dhe shtetit të sajë.
Këto e tjera kompromise të dhimshme bërë për favor të Serbisë, u shndërruan në Kompromentim të madh e tragjik për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të sajë dhe një turp i pa shoq për dialogusit që e kanë përfaqësuar turpshëm Kosovën gjatë dialogut!
Uroi që tani e tutje mos ta përfaqësojnë Kosovën të korruptuarit, të padijshmit, të turpruarit, të marruarit e faqezijtë që e turpëruan Kosovën dhe popullin e sajë! Ijuaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!