Kush pajtohet e kush jo me sakatosjen e Kosovës që po e dëshiron kaq shumë Serbia

09. 05. 2023

Presidente Vjosa Osmani, Kryeministër Albin Kurti, Kryeparlamentar Konjufca dhe antarë të palës dialoguse me Serbinë, mos lejoni me asnjë kusht, me asnjë presion të brendshëm e as të jashtëm ndërkombëtar dhe me asnjë qmim të sakatoset Kushtetuta e Kosovës, shteti dhe popullata e saj, sipas apetiteve fashiste e orgurzeza të Serbisë dhe sipas apetiteve të qarqeve të ndyshme anti shqiptare! Mos lejoni të përbaltet gjaku i shqiptarëve, gjaku i fëmijëve të tyre, dhunimi i 20 mij femrave shqiptare nga falangat gjakatare ushtarako-policore të Millosheviqit gjatë luftës sonë çlirimtare, në ballë të cilave sot po qëndron pasardhësi i Millosheviqit, qdetniku dhe krimineli Vuçiq!

Ms lejoni të shkilet amaneti, ideali dhe gjaku i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri e pavarësi të vendit tonë!

Une besoi fort që nuk do të pajtohen ata që e kanë luftuar lakminë e egërsuar, lakminë e pahumanizuar, e pa sosocializuar dhe ata që e kanë luftuar paditurinë, pafytyrësinë, pandershmërinë, pabesinë dhe tradhtinë tek vetjata, të sakatoset Kosova. Kurse ata që e kanë humbur betejën në këtë lloj lufte, nuk gajlohen fort për sakatosjen e Kosovës dhe lehtë shumë lehtë pajtojnë ta sakatosin Kushtetun, Shtetin dhe popullatën e Kosovës, për interesa të ngushta e shumë të ulta përsonale dhe për karierizëm!

Mos u dhashtë Zoti dhe populli kurrë shansën atyre që lejojnë sakatosjen e kushtetutës, shtetit dhe popullatës së Kosovës!

Uroi nga zemra dhe shpresoj ta fitojnë këtë betej të vështirë në mbrojtje të kushtetutës, shtetit dhe popullatës së Kosovës, para ndërkombtarëve dhe para fashistëve serb, që nuk u ngopën kurr me gjakt të shqiptarit dhe me trojet e tyre, ata burra shteti, të cilëve nuk ua ka pushtuar zemren, shpirtin e mendjen korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar, lakmia, tradhtia, karrierizmi, budallizmi, qmenduria, urrejtja mes shqiptarëve, vëllavrasja si, instrumente që nuk e kanë lënë të ngris kokë shqiptari që 2000 e sa vite pushtim, nënshtrim, poshtrim, dhunim, vrasje, gjenocid e përzënje nga trojet tona Iliro- shqiptare! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje