Edukata besimi dhe shkollat Ilire para pushtimit romako-bizantin
27. 04. 2014- ripostim
Ilirët kishin edukim e besim fetar të zhvilluar i cili cilësohej kulmi i kulturës europiane. Tek Ilirët sikurse edhe tek popujt tjerë antik, organizimi i procesit edukativo-arsimor bëhej nëpër qytete si qendra organizative. Nëpër këto qendra gjatë periudhës së komunitetit skllavo-pronarë, “kujdes të posaqëm i kushtonin edukimit fizik, ushtarak dhe edukimit intelektual e punues”. Për këtë proces edukativ-mësimor,”flasin veglat e punës, mjetet e luftës, lodrat e fëmijëve të gjetura nëpër Tumulat Ilire”.
Ilirët i çmonin jashtëzakonisht llojet e ndryshme të shkathtësive ushtarake dhe “ kalerimin e përsosur me kuaj, ku në prekrenarët e tyre figuronte emblem e kalit. Keto dëshmi gjenden që nga shek. i V p.e.r”. Po ashtu “qe nga shek. i III p.e.r. gjenden pllaka bronzi me kuaj”. Po ashtu ka të dhëna se Mbreti Ilir Bardhyli në shek. IV p.e.r.“luftonte mbi kalë edhe kur ishte në moshën 90 vjeqare.
Dardanët në monedhat e tyre simbol të qmuar e kishin kalin. Ndërkaq mbreti tjetër Ilir Genti shek. II p.e.r. studjoj efektin sherues të bimëve të ndryshme, ndër të cilat i veçoi edhe vetitë shëruese të një bime që e mori emrin sipas mbretit dhe shkenctarit Gent e cila quhej Gentiana“. Mbi kete bazë të lartë kulturore lindi edhe mbretëresha Teuta, e cila bëri luftra të pergjakshme kundër luftrave pushtuese të romako-bizantinëve. Qe mos te zgjerohem se, mbi këtë bazë ka patur edhe shumë mbretër tjerë Ilir.
Krejtë kjo që u tha më lartë, dëshmon se edukimi dhe arsimi i Ilirëve ishte një veprimtari e vetëdijshme shoqërore dhe e organizuar mjaft mirë. Ilirët ishin gurgdhendës të fortë ku edhe sotë e kësaj dite gjallërojnë nëpër trojet tona kullat e mëdha dhe të forta ndërtuar prej guri dhe kështjellat e famshme. Iliret ishin prodhues keramike, punues metalësh, ndërtimtar të dalluar anijesh luftarake, ishin mjeshtër të dalluar të artizanateve dhe adhurues të edukatës esteike që dalloheshin në art, muzikë dhe oratori.
Fëmijet e Ilirëve që nga lindja e deri në moshen 6 vjeqare edukoheshin dhe mësoheshin në gjiun familjar, ku rolin kryesor në edukim dhe besim në simbolet fetare e luante nëna, e cila konsiderohet e barabart me burrin dhe për kohen ato demonstronin fuqi te barabart me burrat dhe deshirë të madhe në punë po ashtu si burrat. Besimi i tyre ishte i përqendruar në figurat e shejta dhe reale të djellit, tokës ajrit dhe ujit përmes të cilave e besonin zotin si krijues të këtyre figurave të shejta e të gjithësisë mbarë, pa të cilat nuk do të kishte e nuk do të ketë ekzistencë bota e gjalle bimore, shtazore dhe ajo njerezore.
Femijet e moshes 7-11 vjeqare „ shkonin në shkollat fillore gramatikore ilire, ku mësonin shkrim lexim dhe njehesim. Mjetët mësimore për të shkruar në to ishin tabelat e vogla prej druri dhe te lyera me shtrese dylli. Veglat e mprehta metalike apo kockat ne forme lapsi, sherbenin per te shkruar mbi to. Perdorej papirusi edhe pergameni për të shkruar në to, e sidomos me penë ndërtuar nga puplat e shpezëve që ngjyheshin në boje“.
Të rinjtë e moshës 12-14 vjeqare,“ edukoheshin dhe arsimoheshin neper Palestra, ku i kushtohej rëndësi e madhe edukimit fizik e shëndetësor, nepermjet ushtrimeve gjimnastikore dhe atletikës, duke i kalitë të rinjët sa më të fuqishëm, të qëndrueshëm, të shkathtë dhe me një trup të bukur prej një atleti“.
Rrethe moshes 15-16 vjeqare,“ të rinjtë vazhdonin shkollimin nëpër gjimnaze ku kujdesë të veçantë i kushtohej përgatitjes ushtarke nëpërmjet vrapimit, kërcimit, hedhjes së shtizës dhe diskut duke bërë edhe gara të ndryshme sportive. Po ashtu në këto gjimnaze përvetësohej arsimi letrar, filozofik, politik dhe juridik, përmes njerëzve më të ngritur të kohës“.
Në moshën 18-20 vjeqare,“ përgatiteshin të rinjtë dhe përsoseshin sa më shumë ushtarakisht për mbrojtje të kufijëve nëpër qytete ku jetonin“.
Po ashtu kishte edhe institucione të larta arsimore univerzitare antike si „në Apoloni, Butrint dhe Durs. Në këto Univerzitete jepnin mësim dijetarët më të zotët të kohës ku i mësonin studëntët në fushën e gjuhës, filozofisë, oratorisë dhe letërsisë“.
Në historinë e Ilirëve, vënd të rëndësishëm zënë edhe luftrat e tyre të shumta që ishin plotë rezistencë duke luftuar ballë për ballë me romako-bizantinët, që ta mbrojnë Ilirinë e tyre të dashur, tokat, shkollat, kulturën dhe simbolet e tyre fetare. Kjo rezistencë zgjati për më shume se sa dy shekuj me radhë, derisa u pushtua tërsisht Iliria në vitin 49 të erës sonë, apo në fundë të gjysmës se par të shekullit të parë, të erës sonë- cituar dhe parafrazuar sipas librit të Prof. Dr. Hajrullah Koliqit: Historia e Arsimit dhe mendimit Pedagogjik Shqiptar, Shtëpia Botus- Libri Shkollor, 2012
Pas shekullit të parë e tutje, çdo gjë që ndodhi me shkollat e Ilirëve, me kulturën, besimin, gjuhen, teritorin dhe simbolet fetare të tyre, u bë me qellime kryesore të asimilimit të popullit Ilir dhe atij shqiptar pastaj, nga secili pushtues që patëm fatin jo të mirë të na pushtojnë. Keto pushtime po vazhdojnë edhe sotë e kësaj dite për më shumë se gjysmën e trojeve tona edhe pas 20 shekujve pushtim!
Lexuesi im i dashur është koha e fundit ta mësojmë sa më parë historin tonë nëpër shekuj, ta mësojmë sa më drejtë e sa më realishtë, që ta qesim në dritë se kush ishin pellazgo-ilirët dhe kush shqiptarët si pasardhës të tyre. Të mësojm sa siperfaqe tokesore e sa km katror patem dikur, sa sot i kemi dhe sa km katror na kane mbetë të pushtuara edhe sotë e kësaje dite. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!