Pse veteranët e luftës ranë në gjum dhe në agoni të thellë, pasi i morën letrat e veteranit?!
8. 04. 2023
Këta burra trima të luftës heshtën sikur të mos ishin gjallë, kurë u themeluan komunat me shumicë serbe, kurë u ndryshua flamuri i Kosovës, kurë u rezervuan vendet për deputet serb në Parlamentin e Kosovës, kurë u nënshkrua “zajednica serbe”. Mos menduan se ke një fitore për Kosovën apo humbje e thellë për te, për popullin e sajë, i cili u përgjak këmb e duar nga gjakatarët serb, u dhunua, u poshtrua dhe u dogj e u bë shkrum e hi, që u tolerua me heshtje kaq të madhe të veteranëve tanë të luftës çlirimtare?!
Pse kjo heshtje varri e veteranëve tanë ndodhi kaq gjatë, edhe kurë u themelua gjykata speciale për Kosovën, kurë u nënshkrua marrveshja e demarkacionit me Malin e Zi, kurë i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë rreth demarkacionit në fjalë, i humbi edhe 4000 hektar tokë rreth demarkacionit me Maqedoninë e Veriut, kurë u nëshkrua marrveshja për ekstra tertor rreth kishat ortodokse serbe , të uzurpuara me dhunë nga Serbia pushtuse e gjakatare prej shqiptarëve?!
Pse heshten veteranët tanë të luftës kurë u pranua “Open Ballkani Serb”, ide djallëzor serbo-ruse me renegatët e tyre në ballë Vuçiq e Putin dhe Kryeministri i Shqipërisë, vëllai i Vuçiqit Edvin Rama, në përkrahje edhe nga PDK e Kosovës me Enver Hoxhën në ballë dhe me disa opozitar tjerë të Kosovës. Tani iu ka dalë gjumi shumë vonë dhe i ka lëshuar agonia e thellë veteranët tanë trima të luftës çlirimtare në Kosovë, pasi ranë nga pushteti ata që ia kanë bërë gjitha këto të “mira” Kosovës sonë Martire! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!