Eshte dobsi te flas keq per dike, nese ka tjere ma te kqij se ata
Te flasish keq per tjeret qe ta rrisish autoritetin tend ne dem te tyre, eshte ligesi dhe sjellje shume e panjerezishme. Si ka mundesi te flitet keq per ata njerez qe kane qene ne shenjester te UDBes serbo-jugosllave, e t`i heshtim ata emra shqipfolesish qe ishin bashkpunetor te ngushte te saje?!
Per mua do te ishte dobsi e madhe dhe thike pas shpine te flas keq per Emin Kabashin, Dervish Thaçin, Hysni Thaçin dhe Ibrahim Thaçin nga Çifllaku , te cilet ishin te perndjekur nga UDBeja serbo-jugosllave, te diferencuar, te izoluar, te marrur ne pyetje, te perjashtuar e te burgosur, e t`i heshti ata emra personash shqipfoles nga Çifllaku qe ishin krahu i djathte i UDBes, qe i perndiqnin ne bashkupinim emrat ne fjale?!
Si te flas keq per te ndjerin Zeqir Berisha e shoket e tij te ngusht nga Kramoviku. Si te flas keq per Fetah Berishen, Ali Krasniqin, Bedri Zyberin, Nevzat Berishen nga Drenovci e shoke tjere te tyre. Si te flas keq per Sali Bytyqin, Jahir Hotin, Zenel Berishen e tjere shoke te tyre nga Dejni. Si te flas keq per Hasan Dulen, Hamze Morinen e tjere shoke te tyre nga Polluzha, te cilet ishin te perndjekur nga UDbeja, ishin te burgosur, te perjashtuar e te leqitur te komunikojne lirshem me tjeret e me te afermit e tyre, e t`i heshti ata emra shqipfolesish neper ato fshatra qe kane qene bashkpuntor te ngusht me UDBen serbo-jugosllave kunder tyre e kunder interesave tona kombetare?! Si te flas keq e si te flas keq per te perndjekurit e fshatit Ratkovc, Radost, Gegje, Zerze e fshatra tjera te Anadrinise, e ti heshti ata emra shqipfolesish qe ishin bashkpuntor te perndjekjes se djemeve tane ma te mire te asaje ane?!
Lexusi im i dashur, eshte dobsi te flasish keq per dike pa mbulese, nese ka tjere ma te kqij se ata , per ta ngritur autoritetin tend dhe per perfitime te pista personale, ne dem te tjereve. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!