Disa shkurtpamës e fanatik fetar dhe disa ateistë, po e etiketojnë prejardhjen e genit tonë shqiptar
16. 08. 2016- ripostim
Fanatizmi fetar e ateizmi tek disa shqiptar ka prekë thellë në rrënjët e trurit të tyre dhe ua ka tjetërsuar tërsishtë trurin, të menduarit, bindjet dhe pikëpamjet e tyre rreth perkufizimit tonë kombtar dhe definimit të nocionit komb. ” Filozofija” e disa fanatikëve fetar dhe disa ateistëve ka shkuar aqë largë për nga deformimi e percaktimi i rrënjëve tona kombëtare, sa që e bejnë të befasohet secilin shqiptar që është normal, me këto konstatime te mjera, të pabazuara e të verbta.
Keta far” filozof “te harlisur kane ardhë në perfundim se grekërit, maqedonët, serbët, malazezët dhe shqiptarë tjerë nepër botë, edhe pse gati të asimiluar, nëse kanë besim krishten, rrënjet e tyre na qenkan shqiptare. Ndërsa në anën tjetër, pa pikë turpi konstatojnë se shqiptarët e besimit musliman të Tiranës, Prishtinës, Shkupit e kudo tjetër qofshin ata, na qenkën mbeturina të spermës turko-aziatike dhe arabo-mongole, edhe pse e përbëjn më tepër se sa 80% të popullatës shqiptare.
Çfare ti themi kësajë dukurie te këtyre ideve të qmendura, të cilat edhe në shkullin 21 po gjallërojnë nëpër trojet shqiptare?! E befasishme por e vërtetë, malazezet sllavo-ortodoks konsiderohen me prejardhje shqiptare, pa e potencuar se edhe tek keta ka qene e mundur te depertoi sperma sllave, keshtu flitet edhe per shumicen e serbeve, si Vuk karagjiqin, Car Dushanin, Car Llazarin, Millosh Obiliqin.
Kështu mendohet edhe për shumicën e ortodoksëve në maqedoni, edhe pse janë asimiluar fare, rrënjët naj paskën shqiptare, për qudi, tek ta nuk paska depërtuar sperma greko- sllave. Sipas këtyre “filozofeve”, nëse je krishten, katolik apo ortodoks, je shqiptar, siq thonë ata “puro shqiptar, me karat 100% shqiptarë. Haj medet haj, puro shqiptar me karat 100%!
Edhe pse kombi shqiptar definohet në baze të gjuhes, gjakut, zakonëve, kulturës dhe teritorit ku jeton e ka jetuar ne unitet te pandare shqiptari. Është tragjiko-komike, ta definojmë kombin tonë mbi baza fetare, sepse kombi me fenë është e pamundur të definohet njëjtë, sepse fene krishtene e posedojnë anglezë, gjermanë, francezë, rusë e sllavë, grekë, bullgar, italjan e shumë popuj tjerë, por secili prej tyre e ndjen perkatesinë e vetë kombëtare, pa e njetësuar kombin e vete me fenë që e posedon.
Gjermani nuk thot jam anglez, për atë që është krishten , dhe anasjelltas, francezi nuk thot jam italjan e anasjelltas. Po në këtë mënyrë, edhe besimin islam e posedojnë shumë popuj te botës, por asnjëri prej tyre nuk e ndjenë vetën të njëjtë me kombet tjera të besimit islam. Ne shqiptarët edhe pse i posedojmë tri fe, jemi shqiptar në radhë të parë, pastaj edhe fetar. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!