Marrja e vendimeve per ndryshim, formeson fatin tone me te mire

29. 06. 2022
Menyra e vendimeve qe i marrim gjate jetes e kontrollon fatin tone, percakton çfare do te veprojme e do te ndjejme, percakton edhe menyren e kontributit tone dhe kush do te behemi gjate jetes dhe si do ta menagjojme ate. Nese nuk i kemi nen kontrolle vendimet tona qe i marrim gjate jetes, nuk e kemi nen kontrolle fatin tone, nuk e kemi nen kontrolle as menyren dhe nivelin e te jetuarit, nuk e kemi nen kontrolle shendetin fizik, psikik, emocional, intelektual, moral, human dhe kombtar. Pra anarhi totale e menyres se te jetuarit.
Gdhendja e pervojes sone mundesohet permes marrjes se vendimeve te shpeshta, qe ta ndryshojme veteveten, familjen, rrethin ku jetojme e shoqerine ne pergjithesi, mundesohet qe ti ndryshojme, mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet dhe veprimet tona, mundesohet te ndryshojme qendrimin ndaj punes ku punojme e veprojme, qendrimin e respektin ndaj shtetit dhe kombit te cilit i takojme. Gdhendja e pervojes mundesohet permes ndryshimit te deshirave, vullnetit, guximit, dashurise dhe sjelljeve tona, te cilat shkojne ne favor te ndryshimeve progresive, sipas nevojes, qe dalin nga rrethanat e ndryshme jetesore.
Vendimet qe i marrim se ku do ta perqendrojme vemendjen per te vepruar, ku do ta perqendrojme vetedijen se çfare kuptimi kane gjerat e ngjarjet per ne dhe ku do ta perqendrojme potencialin tone intelektual e fizik, çfare do te bejme per rritjen e rezultateve dhe sukseseve tona gjate jetes, vertete e kontrollojne pa nderprere fatin tone, duke i mbajte frejte dhe timonin e tije ne duarte tona. Pra duhet kujdes i shtuar edhe ne menyren e marrjes se vendimeve, per ta kuptuar efektshmerine e asaj menyre qe e perdorim kure i marrim vendimet.
Nese dikush i gezon sukseset ma te medha se sa ne, në një fushe te caktuar, ai ka marr vendime ne menyre pak ma ndryshe se menyra e marrjes se vendimeve tona, te cilat japin rezultate me te vogla se te atyre qe i gezojne sukseset me te medha se tonat. Perqendrimi i vemendjes dhe veprimeve te tyre, perqendrimi i vetedijes se çfare kuptime kane gjerat e ngjarjet per ta dhe menyra e perqendrimit intelektual e fizike, se çfare do te bejne per rritjen e rezultateve dhe sukseseve te tyre gjate jetes, ka dallim rrenjesor prej menyres sone te marrjes se vendimeve, perqendrimit te vetedijes se cfare kuptimi kane gjerat e ngjarjet dhe menyra e perqendrimit intelektual e fizik, se cfare do bejme per rritjen e rezultateve e sukseseve tona gjate jetes.
Lexusi im i dashur, formesimi i fatit tone dhe mbajtja nen kontroll e tije, varet kryesisht nga menyra e marrjes se vendimeve, nga menyra e sjelljeve dhe veprimeve tona, nga menyra e perqendrimit te vetedijes se cfare kuptimi kane gjerat e ngjarjet per ne dhe nga menyra e perqendrimit intelektual e fizik, se cfare do bejme per rritjen e rezultateve dhe sukseseve tona gjate jetes kane, per ta ndryshuar veteveten dhe menyren e te jetuarit. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje