Nuk mbrohen interesat e Kosoves permes batericave qe iu sherbejne si kukulla bosave te tyre politik
11. 09. 2020
Interesat e Kosoves dhe popullit shqiptar nuk mund te mbrohen as para miqeve tane e as para armiqeve, sepse batericat ne fjale nuk kane veto dhe imunitet personal, nuk kane aftesi, zotesi e as shkathtesi ta bejne kete para miqeve dhe ne ballafaqim me armiqte tane, sepse batericat derigjohen dhe manipulohen si kukullat nga bosat e vete politik qe i kane emruar ne ato poste, vetem per ti mbrojte interesat dhe tekat e tyre personale te mbushura perplote krime eknomike, politike dhe juridike ne shkaterrim te Kosoves.
Krejte kjo qe u tha më larte u deshmua nga delegacioni i Kosoves ne Shtepine e Bardhe te Uashingtonit para miqeve amerikan dhe para armiqeve tane pushtues serb, te cilet kane shkuar me duar ne gjepa te pa pergatitur fare dhe pa ekspert te fushave ne te cilat behet fjale, si per shembull rasti me Liqenin e Ujmanit.
Ne vend qe te merrnin ekspert te njohur nga Kosova te cilet kane qene themelues dhe hartues te planit per formimin e Liqenit te Ujmanit qe nga fillimi i ndertimit te tij e deri me sot, te cilet posedojne edhe me dokumentacione te ndryshme se, Liqeni ne fjale eshte ndertuar me buxhet te Kosoves dhe me bugjet te Federates Jugosllave, element konstituiv i te ciles ishte edhe Kosova njejt si repulikat tjera jugosllave.
Pjesa e Liqenit te Ujmanit qe gjendet ne teritorin e Serbise, sipas te dhenave ne dokumentacionet qe i posedon Ingjinieri Avdi Gjone Balaj, ajo pjese eshte paguar sa nena e baba nga bugjeti i Kosoves ne marrveshje me Federaten Jugosllave dhe me Serbine dhe nga ajo kohe e deri me tani pjesa e Ujmanit qe gjerndet ne teritor te Serbise eshte prone nen juridiksionin e Kosoves e cila eshte paguar me buxhetin e saje.
Tani e ka radhen asociacioni i komunave me shumice serbe me te njejtin fat si te Liqenit te Ujmanit, pa marr pjese asnje ekspert i fushes se jurispodences qe te mbrohet shteti i Kosoves nga shkjelja e Kushtetutes rreth asociacionit ne fjale , ku Gjykata Kushtetuse ka konstatuar mbi 30 pika rreth Asociacionit qe jane ne kundershtim me Kushtetuten e Shtetit te Kosoves, te cilin e njeh më teper se gjysma e Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Pastaj e ka radhen edhe Gjiganti yne Trepça qe ti fusin hundet Delegacioni serb te shnukin edhe nga Trepça hisen e vete qe e kane projektuar padrejtesishte ta marrin, sepse batericat e bosave politik, nuk kane mission te pergatiten professionalisht, moralisht e kombtarisht me ekspert te Trepçes, te cilet tere jeten e tyre kane punujar ne ate Gjigante dhe e dijne fare mire se si merr fryme ai.
Si po duket delegacioni yne shtetnor po mjaftohet me perkrahjen e bosave te tyre politik dhe disa militanteve te verbet qe u shkojne prapa, pa e logorit kundershtimin masiv te popullit rreth ketyre budallirave te delegacionit tone, te cilet nuk kane kurrfar informaciioni te duhur rreth pikave per te cilat jane rikthyer ne dialog, pos aftesive e shkathtesive ti ofrojne favore ekonomike, politike e juridike, padrejtesisht Serbise pushtuse e gjakatare e dhe shkaterruse e shfrytezuse e aseteve tona te pasurise kombtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!