A do te mbushemi mende ndojhere ne shqiptaret apo nuk do te mbushemi kurre
17. 08. 2020
Edhe sa kohe na duhet ne shqiptareve te ndergjegjesohemi per rrugtimin e dhimshem dhe tragjik, te cilin e kemi bere dhe po e bejme shume gabimisht per 20 shekuj me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise deri ne ditet e sotme?!
Rrugtimi fatal 2000 vjeqar na kushtoi me humbjen e Ilirise dhe Dardanise, me humbjen e mbi 120 mije kilometra katror teritor te Gadishullit tone Ilirik, me humbjen e gjuhes Iliro-pellazge, me humbjen e besimit Pagan qe e kishin shekuj me radhe paraardhesit tane Iliro-Pellazg, me humbjen e popullates Ilire, permes gjenocidit e asimilit te saje nga pushtusit tane, ne popullate greko-helene, bullgaro-sllave, rumune, italjane, turke, serbe, malazeze, maqedone, kroate , sllovene etj.
Nga afer 40 milion Ilirë qe kishte Iliria para se te pushtohet nga pushtusit tane, tani shqiperia ka mbete ne më pak se 3 milion banor shqiptare e Kosova në mëpak se 1 milion e 800 mij shqiptar, pa i numruar edhe pjesen e shqiptareve qe kane mbete te pushtuar ne tokat e veta nga greket, maqedonet, serbet e malazezet, po ashtu pa i numruar edhe popullaten shqiptare ne diaspor, te tretur e te lene pas dore ne meshiren e gjenocidit dhe asimilimit te tyre.
Edhe tani e tutje nga ky rrugtim fatkeq e tragjik po vazhdojme ecjen e njejte permes perqarjeve, urrejtjeve e vellavrasjeve mes veti mbi baza fetare, politike, ideologjike, regjionale dhe mbi baza te interesave te ndryshme personale, familjare, farefisnore e grupore, korruptive e kriminale, duke e quar ujte ne mulli te pushtuseve tane e ne dem tragjik te interesave tona kombtare, kulturore, historike, teritoriale e shtetnore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!