Kush e stimulon marrjen e vendimeve tona gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato

14. 08. 2020

Stimulim i marrjes se vendimeve per veprimet tona eshte menyra e te menduarit, bindjeve e besimeve , qe ne vetevete mund te permbajne humanizem, altruizem, patriotizem, atdhedashuri, sakrifice, pune, edukate, ndere, dituri, respekt, mirekuptim, tolerance, bashkpunim, dashuri dhe zhvillim ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik, kulturor, historik e shkencor, e marrje vendimesh tjera qe qojne drejte persosjes se fatit tone personal, familjar, politik, fetar, shtetnor e kombetar.

Stimulim i marrjes se vendimeve eshte edhe menyra e te menduarit, besuarit dhe bindjeve tona qe ne perbajtjet e tyre mbizotron krimininaliteti, tradhtia, shpiunazha, narkomania, dhunimi dhe trafikimi i qenjeve njerezore. Mbizotron korrupcioni, prostitucioni, amoraliteti, propaganda antikombtare, urrejtja e perqarja mbi baza fetare, politike e rajonale . Mbizotron ndarja e njerzeve neper grupe te ndryshme, parti politike, besime fetare, pro e kontra krishtenizmit, pro e kontra islamizmit, duke shkaterruar tersisht unitetin tone kombetar dhe ardhmerine e tij.

Stimulim i marrjes se vendimeve tona per ate qe e bejme gjate jetes eshte edhe menyra e te menduarit, besuarit dhe bindjeve per ta shmangur dhimbjen e turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine e krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi te shtuar, se kë e konsiderojme dhimbje e turp dhe kë e konsiderojme kenaqesi e krenari gjate marrjes se vendimeve?!

Dhimbja e turpi dhe kenaqesia e krenaria jane forca te medha shpirterore qe e formesojne per te mire apo per te keqe marrjen e vendimeve gjate organizimit te procesit tone jetesor, marrjen per te mire apo per te keq ne duar tona fatin, karakterin, personalitetin, shpirtin dhe jeten tone personale, familjare, shoqerore, partiake, fetare , institucionale, shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje