Keshill per jeten shkurt

 

Profesori i mardhenjeve nderkombtare Enver Bytyçi u reagon “patrioteve qe i jane turrur” Abazoviçit:
5. 09. 2020
“Patriotët e “mëdhenj” që i janë turrur Dritan Abaz(oviç)it duhet të kuptojnë se ai nuk është më i rrezikshëm se Edi Rama, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, të cilët deshën dhe ende duan që t’i japin territore shqiptare Serbisë, mjafton që këta të përjetësojnë pushtetin dhe të mbrojnë pasuritë e grabitura nga shqiptarët!
Së paku Abaz(oviç)i është përcaktuar qartë për aleancën me Perendimin dhe në këtë aspekt duket më i besueshëm se Rama dhe Thaçi.
Nëse do të luftonit “o patriotë” kundër kollonës së pestë serbe në qeverinë e Tiranës dhe të Prishtinës kaq sa luftoni kundër Abaz(oviç)it, shqiptaria do ta kishte fituar me kohë betejën me vetveten dhe me armiqtë e saj!”
Ja ku e kane pruar veten Kryeministri i Shqiperise, Presidenti i Kosoves, dy qeverite, dy presidencat dhe dy parlamentet shqiptare ne Kosove e ne Shqiperi, te biejn më poshte seç ka ra Dritan Abazoviçi, ne raport me shqiptaret dhe me trojet e tyre!
Per pudallejnte gjithmone ka dasem, edhe kur vritet nusja me dasmoret dhe pergjaken!
4. 09. 2020
Filozofia, pedagogjia, sociologjia e psikologjia, e mbeshtesin parimin e vleresimit te njeriut, ne baze te sjelljeve te tij, e jo ne baze te maskes pas te ciles fshihet individi ne komunikim me tjeret i cili e maskon veten pas nje qeshtje, qoft fetare e politike apo kulturore e shkencore.
Sjelljet e verteta e ato te maskuara dallojne shume mes njera tjetres dhe verehen lehte gjate jetes, tek secili prej nesh, se me cilin lloj te sjelljeve po njejtesohemi. Maskat pas te cilave fshihemi, heret ose vone i demoskon koha dhe e pasqyron njeriun ai qe eshte e jo ai qe paraqitet ne opinjon.
Ata që maskohen dhe fshihen pas maskave të veta e paraqiten në publik si engjuj, janë djaje te vertete dhe nuk e lënë askë bashk!
22. 08. 2020
Suksesi varet nga përgatitja e mëparshme dhe pa këtë përgatitje, e sigurtë që do të vijë dështimi”. Konfucie, politikan, mesues dhe filozof kinez.
Sa pak te pergatitur jemi ti realizojme synimet, qellimet dhe deshirat tona, qe ia kemi vuar vetit si obligim e detyre!
Mosangazhimi yne, pasiviteti, mbyllja ne vetevete dhe indifirenca shkakton tek ne zvoglimin, sterkeqjen dhe humbjen e dalengadalshme te vullnetit, deshires, guximit, edukates, diturise dhe dashurise, si vlera te pazavendesueshme shpirterore, qe na sherbejne per ti arritte synimet dhe deshirat tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe kombetare.
Ndersa angazhimi yne sistematik, i planifikuar mire, i vendosur, i vullnetshem, i guximshem dhe i mbushur me dashuri e furnizon rriten, zhvillimin, persosjen e fuqizimin e vullnetit, vendosmerise, guximit, deshires, edukates, diturise dhe dashurise sone, permes te cilave i arrijme me lehte vlerat e medha njerezore e kombtare, te cilat konsiderohen virtyte te larta per njerzimin.

17,. 08. 2020

Kur flasim per programimet e ndryshme qe jane formuar ne kokat tona, vertete kohrat per ne shqiptaret nuk ishin te pershtatshme qe te programohemi vete ne menyre efektive sipas nevojave tona dhe sipas kerkesave te kohes.

Me nje fjale, më shume kemi patur programime te imponuara nga rrethana te ndryshme qe e kane patur synim shperlarjen e trurit tone kombetar duke e tjetersuar dhe programuar ne ate menyre qe u ka konvenuar programereve te ndryshem pushtues.

16. 08. 2020

Uroi nga zemra qe sa më pare ti ndryshojme nga kokat tona programimet e vjetruara, te cilave u ka skaduar koha si modele organizative te proceseve tona jetesore, te cilat kane pak ose aspak menquri, njerzishmeri, pak ose aspak produktivitet, dinjitet e lumturi gjate jetes!

Me koka te programuara te cilave modalitete u ka skaduar koha, nuk do te kete ndryshime te reja as progresive, as te dinjitetshme e as produktive. Mbyllja hermetike ne labirinthin e errte personal e kolektiv, veshtire e ka te depertoi drita ne ate Labirinth, qofte personal, qofte kolektiv ai.

Kjo shemtij po ndodhe me ne shqiptaret , sepse ne kokat tona kane depertuar rrymime te ndryshme politike, kulturore, ideologjike, religjoze jo qellim mira, nga qarqe te ndryshme qe e synojne me ngulm gllabrimin e vetdijes autoktane personale e kolektive te shqiptareve dhe gllabrimin trup e shpirt te tyre.

Keto programime te instaluara ne kokat tona, nese nuk i rikonstruktojme vendosmerisht e mençurisht me programime te reja qe i shkojne pershtati progresivitetit bashkohor e autokton te shqiptareve, jam mëse i bindur dhe i sigurt qe nuk do te sjellin kurr progresivitet e prosperitet, pos regresivitet, naivitet e devalvim dhe shkatrrim sistematik i te mirave qe i posedojme per momentin.

15. 08. 2020

Disa gjera qe i bejme gjate jetes, i bejme nga presioni per ta shmangur dhimbjen apo turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine apo krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi , se kë e konsiderojme dhimbje e turp dhe kë e konsiderojme kenaqesi e krenari?

Ështe mese e domosdoshme te kemi kujdese te shtuar gjate jetes, se çfare vendimesh po marrim te veprojme e ta organizojme jeten? Vendimet e marrura ne menyre te nxitushme dhe te pa planifikuara mire e ne detaje, mund te na sjellin pasoja te medha e te pariparushme.

Menyra se si e percaktojme dhimbjen apo turpin dhe kenaqesine apo krenarine, na bene hero apo kriminel, tradhtar apo kombetar, te moralshem apo te pamoralshem, te dijshem apo te padijshem, na bene punetor apo pertac, miqesoe apo armiqesor me tjeret, na bene te guximshem apo frikacak, te drejte apo rrenacak e vetij tjera, te mira e jo te mira.

I padijshmi e xhelozi nuk eshte atdhetar, nuk eshte guximtar, as fetar, as humanitar e as familjar. Sa pak njeri pa dituri!


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje