Sa më shume i kuptojme gjepurat, aq më pak mbesim rob te tyre
19. 06. 2020
Gjeperuat jane perkufizime dhe rregulla shterruse e te thata, qe na jane instaluar ne kokat tona permes ndikimit familjar, rrethit ku jetojme, kultures qe i takojme, politikes qe e kishim dhe e kemi ne balle dhe besimeve fetare qe i posedojme si komb.
Gjepurat nuk duhet pranuar si perkufizime e rregulla te perhershme, te sakta e si te verteta, pa e verifikuar vertetesine e tyre si rregulla per aplikim, sepse shumica prej tyre nuk i pergjigjen mjaftushem kerkesave e nevojave tona per kohen ne te cilen jetojme.
Kerkesat dhe nevojat tona lindin, rriten, zhvillohen dhe ndryshojnpas kohes, kurse gjepurat nuk e perfillin kete ecuri evolutive te zhvillimit, te cilat mbyllen ne kokat tona dhe na imponohen si programime e rregulla te thata, qe ti perdorim gjate organizimit te procesit tone jetesor, duke ia imponuar vetit nje stagnim dhe mbyllje hermetike ne labirinthin e tyre.
Sa shume gjepura na kane mbete dhurate e instaluar ne kokat tona nga familja, farefisi, rrethi shoqeror, kultura te ciles i takojme, perkatesia fetare e politike, nga menyra e arsimimit dhe edukimit, te cilave u ka skaduar koha e perdorimit.
Nga familja kemi trashiguar gjepura te ndryshme patriarkale qe e kane sfiduar depertimin e risive ne menyren e procesit te organizimit te jetes ne familje, nga farefisi kemi trashikuar mendjemadhesin dhe mburrjen vend e pa vend, si farefis i dalluar me tiparet e tij si askush tjeter qe i posedon, nga kultura shume dukuri te ndryshme, qe u ka kaluar vlera te perdoren dhe tani, si fejesat e martesa permes misiteve e misitnive, nga rrethi sjellje te ndryshme devijante e agresive, jo humane, jo morele e jo kombtare, nga besimet fetare e kemi trasheguar katolicizmin, ortodoksiszmin dhe islamizmin qe ne etiken e tyre jane shume kontraverze mes veti, qe fusin perqarje e ngatrresa te pakuptimta te cilat shkojne ne dem tonin dhe nga politika e politikanet qe na kane kushtezuar idelogjite e tyre balliste, komuniste, fashiste, naziste e lloj lloj gjepurash te ndryshme, te cilave u ka skaduar koha dhe jane e keqe e madhe per ne,
Te gjitha keto gjepura e shume tjera qe nuk u permenden më larte jane kushtezime shoqerore, politike, fetare, kulturore, farefisnore, familjare, e individuale, te cilat presin me padurim momentin tone te zgjimit, qe te lirohemi sa më pare nga keto kurtha te kurdisura per stagnimin tone si individ, si familje, si shoqeri, si shtet e si komb.
Kjo qe u tha më larte nuk duhet nenkuptuar edhe mohimin e vlerave qe i kemi perfituar nga familja, nga feja, politika, farefisi dhe rrethi ku jetojme, per aq sa kan poseduar vlera, po per aq edhe e meritojne respektin. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!