Dita dites po dominojne antivlerat tek ne shqiptaret
Po devalvohen vlerat ne mesin tone, duke mbizotruar antivlerat. Tek ne po zënë vend me shume peruljet, lajkat, dinakria dhe amoraliteti, duke i zbehe vlerat morale, humane e kombtare.
Tradhtia, korrupciopni, hajnia uzurpimet e pasurise shoqerore, perfitimet e pandershme, po perligjen duke shkele mbi rregullat e drejtesise e mbi kushtetuten e vendit.
Nderit, dinjitetit, barazise, humanitetit, respektit, mirekuptimit, tolerances, solidaritetit dhe bashkpunimit mes nesh, dita dites po i zihet fryma nga smundja e asmes.
Dhunimet nga lloje te ndryshme, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, po perligjen dhe po konsiderohen si biznes modern per perfitime.
Papunesia, pa dituria dhe pa edukata, po konsiderohen angazhime te vogla me menquri e me perfitime te medha.
Kercnimet, shantazhet, burgosjet dhe vrasjet, po konsiderohen si qerim hesapesh mes rivalesh e konkurentesh.
Rritja e qmimeve dhe humbja e cilesise se mallit, eshte bere mode e perfitimeve te profitereve. Fejesat, martesat gjithnje e me shume po behen per intersa e leverdi ekonomike, se sa per dashuri e mirkuptim mes partnereve.
Gjithnje e me shume po rriten rastet e bashkejeteses tek ne shqiptaret ne dem te marteses e krijimit te familjes se shendosh, me kompetenca te barabarta e pergjegjesi te dyanshme bashkshortore.
Nuk punohen tokat e fushat tona duke lene djerre ato, keqperdoren e shkatrrohen pyjet, lumejt e kodrinat tona dhe po zbrazet vendi dita dites qe te kerkohet nje pune me e lehte e me profitabile neper bote.
Nuk zhvillohet bujqesia, blegtoria, bletaria, shpeztaria, por produktet e tyre i blejme dy fish më shtrejte nga fqinjet tane pushtues.
Arkitektura e ndertimtaria iu ka neneshtruar tersisht anarkise dhe ndertimit plan e pa plan, leje e pa leje, tersisht sipas ligjit te gjungles, më i froti ka perparesi perhere dhe çfare bene ai kate drejte.
Administrata shtenore dhe ajo private eshte komercializuar dhe koruptuar tej mase. Shendetesia eshte mbush me kasap, qe te rjepin per se gjalli per pare. Policia dhe gjykatat e shkelin ligjin, sipas ajameve te tyre dhe liderve ne balle te shtetit dhe partive politike.
Kleriket neper institucionet fetare, ne vend qe ti luten e ti falenderohen Zotit, ata merren me politike e propagande dhe fusin perqarje, urrejtje, fyerje dhe perbuzje ne mesin tone, permes ligjeratave te tyre neper kisha e gjamia.
Arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar, dita dites po e humb cilesine, vleren e besueshmerine e vete dhe po shendrrohet ne biznes e ne perfitim per individ e grupe te caktuara, duke shitur tituj, grada e diplama, sikur ne treg te plaqkave.
Mjetet e informacionit jane politizuar tej mase dhe gazetaret e tyre po u kendojne e po u thurin hymne oborrtareve shtetnor, partive ne pushtet, duke shkelur marrzishte etiken e gazetarit.
Politikanet gjithnje e me shume po bijne nen ndikimin e substances droguese politike, per ta mbajte karriken me cdo kusht dhe per te bere luft frontale kunder interesave te perbashkta shoqerore e kombetare, ne favor te interesave te tyre personale, familjare e grupacineve politike.
Pa i luftuar vendosshmerisht dhe po ua shkul rrenjet tersisht antivlerave dhe smundjeve te ndryshme shoqerore, politike, fetare e shtetnore, nuk ka kurrfar mundesie te merr rruge te mbare zhvillimi dhe perparimi shoqeror, politik, shtetnor, kombetar dhe ai individual e familjar tek ne shqiptaret. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!