Kush jemi e çfar synimesh kemi, mëse miri e tregon ajo që e themi dhe e bëjmë
Fjalimet, pikpamjet, qendrimet dhe veprimet e politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, prisve te shoqatave homanitare, kulturore e shoqerive civile, e deshmojne sakte synimin qe e kane, nivelin e menquris, ndershmerise, humanizmit, njerzishmerise, drejtesise, te vertetes dhe atdhedashurise qe e posedojne, me te cilin nivel e synim u imponohen edhe qytetareve ne jeten e perditshme. Demagogjia politike, fetare e intelektuale e disave po e korrupton, dehomanizon, po e amoralizon dhe po e shkaterron dita dites realitetin tone politik e kombtar, njerzor e humanitar, kulturor, shoqeror e fetar, po e shkaterron edhe unitetin mes nesh.
Me kete nivel pikpamjesh, qendrimesh e sjelljesh, nga struktura politike qe e kemi ne balle te skenes, nga struktura e disa intelektualeve qe i kondojne hymne politikes ne fjale dhe struktures te disa klerikeve fetar, priseve qe gjenden ne balle te shoqatave te ndryshme e shoqerive sociale e civile, duke manipuluar ne emer te tyre, po u ipet shanse gjithnje e më shume pushtueseve tane dhe nderkombetareve, te tallen me ne dhe te bejne eksperimente, si me minjte eksperimental per leverdite e tyre. Edhe populli e bane pjesen e fajte te tij qe nuk eshte vigjilent, duke e lejuar nje gjendje te tille dhe duke e toleruar prodhimin e nje politike qyqare, kuislinge te verbuar e pa ndjenja njerzore, duke lejuar tu duartrokitet, te shperblehen, e tu ndahen mirnjohje atyre intelektualeve, qe iu kane vardise politikes se dites, i sherbejne asaje, i thurin lavde e hymne dhe e mbrojne marrzisht ate, duke e ngritur deri ne qiell. Eshte nivel i ulte i vigjilences sone tu shkohet masivisht prapa klerikeve fetar, qe nuk u ka mbete aspak vetedije e edukate kombtare, aspak atdhedashuri, por me koke e kemb, me zemer e shpirt jane te orientuar nga Vatikani, Athina e Stambolli, thua se Zoti eshte pozicionuar neper ato qendra. Është mjerim i madh per nje popull qe u shkon prapa dhe u duartroket atyre politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, priseve te shoqatave e shoqerive te ndryshme civile dhe veteraneve te luftes, qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerzore, kombtare, humane, morale e intelektuale, qe jane zhveshe nga ndjenja e mbrojtjes se interesave kombtare e qytetare, duke u fokusuar tersishte ne mbrojtje te interesave personale. Është mjerim i madh per nje popull, tu shkoi pas e tu durtrokas atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerezore ,humane e kombtare e mbrojtjes se integritetit te trojeve tona etnike dhe mbrojtjes se integritetit e autoritetit te vellezerve e motrave tona nga torturat, burgosjet, vrasjet, perzenjet prej shtepive te tyre dhe nga gjenocidi qe ushtrohet mbi ta nga ana e Serbise, Malit te Zi, Maqedonis dhe dhe nga ana e Greqis, edhe pse ata jetojne ne trojet e veta etnike. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!