Shkolla shqipe dhe gjendja e saj sot pa sherbimin professional pedagogjik e psikologjik

 

Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkollat tona, ka mbete pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkolles. Pa kete percjellje profesionale, eshte e pamundesdhme te evitohen dukurite negative ne sferen e organizimit te procesit mesimor, ne sferen e disiplines se nxenesve dhe suksesit te tyre ne mesim, ne vijushmerine e rregullt te oreve mesimore, ne paksimin e mungesave te nxenesve e te arsimtareve neper ore, ne pergatitjet me shkrim te arsimtareve, ne cilesimin dhe notimin e rregullt e te drejte te nxenesve, ne permiresimin e raporteve dhe bashkpunimit te nxenesve mes veti, ne bashkpunimin arsimtare nxenes dhe arsimtareve mes veti, ne bashkpunimin shkolle familje dhe ne permiresimin e sjeljeve te nxenesve, e qeshtje tjera jetike ne shkolle.

Edhe pse eshte folur shume per reformat ne arsim dhe ne shkolle, u be pak apo aspak, sepse gjendja e saj ne vend qe te perparoje ka stagnuar fare dhe here here po degradon prapa. Kam bindjen time personale per reformen e cila i ngjau nje eksperimentimi spontan apo i pa planifikuar dhe i pa pergatitur njerzisht e profesionalisht, se sa nje hulumtim i cili duhet te kete synime te kjarta se ku do te arrije, a mund te arrije, me kë te arrije dhe me cilat kushte realizohet reforma ne edukim, arsim dhe ne shkollen shqipe.
Dekada e pare e reformes ne arsim, pas lufter clirimtare te Kosoves, ka filluar te cilesohet si e deshtuar me perpjekje te kota dhe jo profesionale per reformimin e arsimit dhe shkolles. Kur e them kete, mbeshtetem ne pervojen time profesionale, shume vjeqare ne arsim dhe po ua ofroje disa konstatime personale:

-Reformat e arsimit dhe edukimit ne Kosove ia hoqen shkolles sherbimin profesional pedakogjik e psikologjik, qe sherbente brenda e jashte saje. Sherbimin qe e kishte hale ne sy politika serbo-jugosllave para luftes. Po me kete alergji ndaj ketij sherbimi vazhdoi edhe UNMIKU, me pashajn e tij Daksner, duke e rrenuar pervojen e shkolles sone qe e kishim ndertuar me plot mund e sakrificae te meadha, dekda me radhe. Per ta vazhduar amanetin e politikes fashiste serbo-jugosllave, UNMIKU me pashajn e tij Daksner i meshoi furishem me shpaten fashiste te tij dhe si me shkop magjik e mbylli Entin Pedagogjik te Kosoves, qe fuknsiononte më pare dhe i largoi nga puna njerzit qe e benin detyren e vete sipas pergjegjesive qe kishin ne Entin pedasgogjik te Kosoves dhe entet rajonale e komunale. Fatkeqesisht te njejten rruge te pashajt daksner e vazhduan edhe shqipfolesit apo perkthyesit e tije, qe moren pozita te larta ne arsim pa merite. Kjo sjellje alergjike ndaj punes shkencore pedagogjike e psikologjike neper shkolla, fatkeqesisht po percillet edhe sote, ne emer te reformave ne arsim e edukim, nga politikanet burokrat e te korruptuar te arsimit, ne dem te drejtave profesionale e njerzore te vendeve te punes se pedagogeve e psikologeve te Kosoves, te cilet shkollohen e aftesohen profesionalisht per qeshtje te ndryshme te edukimit dhe arsimit qe zhvillohet neper shkollat tona dhe per probleme tjera qe dalin brenda e jashte shkolles! Keto reforma kane shkuar aq large duke thelluar te keqen deri ne vrasje mes nxenesve, deri ne vrasje te mesueseve nga ana e prinderve, e shume marifetllyqe qe po e poshtrojne dita dites shkollen shqipe dhe vlerat e cilesite e saje edukative-mesimore.
-Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkollat tona, ka mbete pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkolles. Pa kete percjellje profesionale, eshte e pamundesdhme te evitohen dukurite negative ne sferen e organizimit te procesit mesimor, ne sferen e disiplines se nxenesve dhe suksesit te tyre ne mesim, ne vijushmerine e rregullt te oreve mesimore, ne paksimin e mungesave te nxenesve e te arsimtareve neper ore, ne pergatitjet me shkrim te arsimtareve, ne cilesimin dhe notimin e rregullt e te drejte te nxenesve, ne permiresimin e raporteve dhe bashkpunimit te nxenesve mes veti, ne bashkpunimin arsimtare nxenes dhe arsimtareve mes veti, ne bashkpunimin shkolle familje dhe ne permiresimin e sjeljeve te nxenesve, e qeshtje tjera jetike ne shkolle.

-Procesi i organizimit edukativ mesimor, e domosdoshme eshte te jete më i konsoliduar mbi baza shkencore pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe parasheh permiresimin ne vazhdimesi rreth fushes se edukimit fizik e intelektual, moral, social, estetik, human, punues, profesional, teknologjik, kibernetik, kompjuterik, shendetsor ekonomik, juridik, kombtar e fusha tjera me rendesi jetike per misionin e shejte te shkolles shqipe, pa te cilat fusha , arsimi dhe edukimi yne ne pergjithesi e ai kombtare ne veçanti , do te konsiderohet i manget, i devalvuar qe nuk premton kenaqshem per nje te ardhme më te mire, i cili nuk ece ne hap me kohen dhe kerkesat e saje. Shkolla shqipe eshte e domosdoshme te jete sa më large sistemeve injorante politike te kohes, e sa më e konsoliduar mbi baza shkencore pedagogjiko-psikologjike, dhe mbi kerkesat bashkohore kombtare e njerzore qe konkurojne ne tregun e kohes, nese ka synim ta arsyetoi veten dhe misionin e saje te shejte, se eshte nje leve thelbsore e jetike per ti quar perpara proceset e edukimit, arsimit dhe proceset e ndryshme shoqerore, politike, kulturore, historike, shkencore e kombtare.
-Kur e them kete, e kam mendimin tek shumica e punetoreve te rinje, te cileve u mungon pervoja pedagogjike qe ti qasen ne menyre profesionale organizimit te procesit edukativo-mesimorr ne lendet e tyre. U mungon pervoja qe ti perdorin ne menyren me efikase mjetet mesimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa me racionale gjate organizimit te punes se tyre profesionale. U mungon pervoja ti respektojne ne menyre profesionale etapat e nje ore mesimore kur kane zhvillim, perseritje dhe ushtrime, te cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga nje pjese e dukshme e stafit mesimdhenes. Sa do te ishte i nevojshem sherbimi pedagogjik tu dale ne ndihmes kesaje pjese te stafit mesimor, qe ta ngrite sa me shume cilesine dhe efikasitetin ne organizimin e procesit edukativo-mesimor.
-Cilesimit, vlersimit, testimit e notimit te nxenesve rreth ketyre reformave e trajnimeve, ne vend qe ti rritet efikasiteti, cilesia, qasja objektive e reale dhe trajtimi profesional pedagogjik, psikologjik e metodologjik, ai po bie dukshem duke u shnderruar ne nje fushate pa kriter gjate notimit dhe cilesimit, qe ne esence e ka simpatine, antipatine, njoftesine, familjarizmin, qe mos te them edhe korrupsionin (miton). Kete gjendje jo te lakmueshme ne shkolle nuk e percjelle askush ne menyre profesionale, per tia ndale turrin e metejshem kesaje dukurie devijante e shume negative per mesimdhenesit, shkollen, menagjusit e saje, DKA-te dhe Ministrine e Arsimit.
-Bashkepunimi shkolle-familje ne trojet shqiptare ka ra dukshem, apo nuk ekziston fare, sepse menyra e bashkepunimit behet pa kritere profesionale, vetem sa per sy e faqe, qe ti behet me dije prinderve se e kane apo nuk e kane suksesin e mire ne mesim femijet e tyre, se jane apo nuk jane te disiplinuar, se vijne apo nuk vijne me rregull ne mesim dhe sjelljet i kane apo nuk i kane te mira, pa hy fare ne analizen e shkaqeve permes marrjes e dhenjes se informacioneve nga te dyja palet, qe e kane sjelle nxenesin ne ate gjendje dhe pa ndermarre kurfare masash profesionale qe te permiresohen ato dukuri te padeshirueshme ne baze te informacioneve te marra e te dhena per femiun nga familja dhe per nxenesin nga shkolla. Kete bashkpunim e vë ne binar normal vetem sherbimi profesional pedagogjik e psikologjik i pedagogut dhe psikologut te shkolles.
-Trajtimi i nxenesve ne shkolle eshte nje trajtim i ftohte zyrtare, ku vetem kerkohen rregulla nga nxenesit, e shume pak rregulla plotesohen ne favor te tyre nga ana e shkolles.
Nxenesve u mungon ndihma dhe trajtimi profesional nga ana e shkolles, qe te merret dikush me kerkesat e tyre dhe ti trajtoje shqetesimet, brengosjet dhe problemet e ndryshme qe u dalin nga jeta e perditshme ne aspektin shendetesore, ekonomik, ne raportet mes antareve te familjes, mes shokeve e shoqeve, mes problemeve te ndryshme personale, ne raporte me arsimtaret, ne raport me suksesin ne mesim e shume e shume shqetesime tjera qe dalin nga ana e jetes se nxenesit ne shkolle, familje e jashte saje.
Trajtimi i nxenesve, behet ne baze ndeshkuese e jo ne baze profesionale pedagogjike e psikologjike nga ana e pedagogut dhe psikologut te shkolles, per ti gjetur shkaqet dhe per ti trajtuar pasojat ne menyre profesionale. Ky trajtim u ka mbete ne kompetence atyre, qe mese paku kane njohuri e zotesi te merren me to dhe ti trajtojne si duhet e me kompetence profesionale, sipas nevojes se nxenesve.

-Teksteve, literatures, mjeteve dhe planprogrameve mesimore, u mungon qasja profesionale e pergatitjes se tyre, u mungon paisja e tyre me teknologji boshkohorer pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe te perdoren më lehte e më racionalisht nga ana e mesimdhenesve gjate procesit te mesimdhenjes dhe nga ana e nxenesve gjate procesit te mesimnxenjes. Atyre u mungojne permbajtjet bashkohore te njesive e te temave mesimore, te cilat jane stervjetruar dhe nuk i plotesojne nevojat e nxenesve qe te jene më konkurent ne tregun e punes, nuk jane te pershtatshme per moshen e nxenesve dhe per nivelin e tyre te njohurive. Po ashtu mjetet e kabinetet mesimore ne shkolle jane te pamjaftushme per konkretizimin dhe racionalizimin e mesimit dhe shpeshhere edhe te papershtatshme sipas nevojes se lendeve te nryshme mesimore, qe shkaktojne deme te medha ne procesin e organizimit te mesimdhenjes, konkretizimit e racionalizimit te mesimit dhe ne procesin e mesimnxenjes efektive.
Te gjitha keto dukuri jane te domosdoshme te trajtohen ne menyre profesionale nga instalimi i sherbimit pedagogjikopsikologjik neper shkollat tona ne krye me pedagogun e psikologun. Sa me shume qe neglizhohet ky sherbim nga Ministria e Arsimit dhe nga komunat, shkollat tona gjithnje e me shume po thellohen ne nje anarki qe pak kush e kupton se ne cilen rruge po ecin e ku kan synim te shkojne.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe ta kuptojme sa me pare, se sherbimi pedogogjiko-psikologjik neper shkolla eshte nevoje e ngutshme dhe domosdoshmeri e kohes.
I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje