SEPTEM ARTES LIBERALES

“Shtat artet e lira qe perdoreshin neper shkollat e mesjetes”- Septem artes liberales- Sistem i lendeve mesimore, qe praktikoheshin ne shkollen e periudhes se mesjetes, e qe ndahej ne dy cikle: 1.”Trivium”- tri rruge: gramatike, retorike dhe dialektike, 2. “Kuadrivium”- kater rruge: aritmetike, gjeometri, astronomi dhe muzike. Monopolizimi i arsimit nga kisha beri qe keto lende te reduktoheshin ne njohuri shume te kufizuara dhe elementare. Ajo i vuri keto lende ne funksion te pervetesimit te teorise dhe praktikes se fese kristiane. Gramatika konsiderohej si shkence qe sherben per te kuptuar librat kishtar, Retorika per tu ushtruar ne predikime fetare, dialektika per te zhvilluar debate me heretiket, muzika shtjellohej nga kisha vetem per ti percjelle lutjet fetare. Lendet tjera mbeten vetem sa per sy e faqe. Matematika perdorej per njehsim elementar, astronomia dhe gjeografia, mbeten nen meshiren e kishes, duke patur kujdese qe mos te futen thelle ne zubulime astronomike e gjeografike, sepse ato fshehtesi jane kompetence e Zotit. Ne periudhen e Rilindjes Europiane keto lende moren karakter laik. Secila mendje e shendosh e kupton se shkollat fetare katolike, ortodoikse dhe islamike te themeluara ne emer te shqiptareve, sa kane qene te lira te ushtrojne mesim kualitativ per interesa kombtare, sa kane patur mundesi te zhvillojne ate mesim ne gjuhen shqipe, dhe sa mundesi ka patur nje klerik qe ka marr bsueshmerine nga kleri, te shpjegoi ne nivel te duhur dhe per interesa kombtare “shtat artet e lira”- Septem artes liberales, nen diktatin e klerit qe kishte reduktuar marrezisht vlerat shkencore e edukative te atyre lendeve qe jane parapar per shkollat e mesjetes! Edhe nje here po e potencoi me deshiren qe mos te keqkuptohem se po anoi nga shkollat islamike fetare te shqiptareve duke vuar ne pah rendesine e tyre e duke nenvlersuar rendesin e shkollave fetare ortodokse e katolike te shqiptareve. Te gjitha keto shkolla e kane patur te njejten vlere fetar per kohen e tyre, qe synim e kishin ta perhapin sa më shume fene te ciles edhe i perkisnin e qe shkaktonin nje perqarje te madhe mes shqiptareve. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje