Pa e njohur te kaluaren tone e tashmja dhe ardhmja eshte e zymte dhe jo premtuse
Nese nuk e njohim te kaluaren tone personale,familjare dhe kombetare, e tashmja dhe e ardhmja jone eshte e zymte dhe jo premtuse. Po nuk mesuam nga gabimet, disfatat, rezistenca dhe trimerite e se kaluares individuale, familjare e kombetare, do te na perseriten te njetat vuajtje, te njejtat tradheti e tragjedi ne mesin tone individual, familjar e kombetar dhe do ti qesim ne harrese vlerat njerezore qe i kemi patur. Kaluan mija vjeqare e nuk mesuam e nuk u orvatem e nuk po orvatemi t`i njohim situatat qe i perjetuam neper shekuj e vite dhe te mesojme e te kalitemi, qe mos te na perseriten gabimet e te ligat tona prap dhe t`i perforcojme vlerat qe i kishim. Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, familjare e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, qe kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme?! Do ta turperojme veten, familjen dhe kombin tone, nese presim edhe metej, te naj rregulloi punet Evropa e Amerika me fqinjet tane pushtues, te naj rregullojne punet tona te brendshme, nese më pare nuk perpiqemi t`i rregollojme vete e mos t`i shkaterrojme edhe më shume ato. Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta njohim te kaluaren tone te hidhur, te mesojme nga ajo, nese deshirojme ta ndryshojme gjendjen tone ne te tashmen e ne te ardhmen, qe ta kemi nje jete me te begatshme, me te dinjiteteshme dhe te lire. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!