Edukata, mesimi dhe dituria nuk nis me shkollen dhe nuk ndalet me perfundimin e saje

Mesimi, edukata dhe dituria jone nis ne gjiun familjar dhe  vazhdon me ate shkollor, shoqeror dhe me ate natyror, deri ne perfundim te jetes sone.
Ne familje i marrim hapat e pare te mesimit, edukates dhe diturise per jeten. Niveli i zhvillimit familjar dhe perkushtimi i saje per rriten dhe edukimin e femijeve te vete, pason edhe nivelin mesimor-edukativ e nivelin e diturise tek ne në moshen femijrore.
Ne shkolle mesojme dhe pervetesojme  njohuri, aftesi, shprehi e shkathtesi te reja edukative, qe jane te favorshme per jeten dhe ardhmerine e njerezimit. Niveli i pervetesimit te ketyre virtyteve te medha njerezore, varet nga niveli i pergatitjes qe e posedon shkolla, mesuesi i saje dhe stafi udheheqes e profesional qe e posedojne shkollat e univerzitetet.
Ne shkolle mesojme mesazhin edukativ  te kultures sone kombtare e më gjere, mesojme mesazhin edukativ te artit, muzikes, poezise e zhanreve tjera artistike, mesojme mesazhin edukativ te historise, filozofise dhe mesazhin e shkencave te ndryshme qe jane emancipuar dhe zhvilluar ne gjiun e filozofise, te cilat jane zgjeruar ne shkenca te ndryshme shoqerore, natyrore, teknike, ekonomike, juridike, shendetesore e artistike.
Nese ndalojme te marrim edukate e njohuri te matejshme, qe mundesojne rriten dhe persosjen e njohurive tona te pergjithshme dhe profesionale, sa po ta perfundojme shkollimin, i kemi izoluar te gjitha mundesite tona dhe ato vlera qe i kemi marr më pare ne gjiun familjar, ne shkolle, ne shoqeri e ne natyre gjate pervojes sone, dhe ia kemi hapur deren injorances, verberise, mos aftesise, urrejtjes dhe xhelozise, qe ta mbizotroje menyren e te jetuarit tone si individ, si familje e si komb.
Lexusi im i dashur, mesimi, edukata dhe dituria jone nis ne familje, nuk ndalet me perfundimin e shkolles dhe vazhdon gjate gjithe jetes, me iniciativen tone personale e kolektive ne mesin shoqeror, duke i kuptuar fshehtesite e botes natyrore, shoqerore dhe asaje shpirterore, per ti zoteruar e adaptuar sa më mire ato e per ti perparuar e perforcuar njohurite, shkathtesite e shprehite qe i posedojme per favoret tona deri ne perfundim te jetes. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje