Mendimet negative na e marrin qetesine dhe menqurine te jemi falenderus dhe mirnjohes
Qetesia shpirterore eshte e qmueshme per secilin, sepse na bene te ndjehemi ne harmoni me veteveten, familjen, rrethin ku jetojme e punojme dhe me boten mbare.
Mendimet negative e asgjesojne ndjenjen e qetesise shpirterore, andaj kure mendojme eshte mase e nevojshme, qe mendimet tona te perputhen sa më objektivisht me realitetin gjate pershkrimit te gjerave, proceseve dhe fenomeneve natyrore, shoqerore e shpirterore. Kjo menyre e te menduarit qe e pershkruan sa më realisht gjendjen per te cilen flitet, edhe pse shqetesohemi emocionalisht ndojhere, na detyron te ndermmarim diçka drejte permiresimit te gjendjes duke u perballur stoikisht me mjetet qe i kemi ne dispozicion, per t`i luftuar dukurite negative qe e kane perfshire shoqerine. Kjo perballje ne menyre aktive, na shpeton nga mendimet negative qe na qojne ne urrejtje, pasivitet, paragjykime e tensione te ndryshme emocionale duke na shtuar e perforcuar shpresen, deshiren, vullnetin, dashurin, guximin dhe qendrushmerine per t`bere jete te mire e te dinjitetshme.
Nen ndikimin e mendimeve negative dhe pasivitetit tone, zvoglohet kthjelltesia e ndijimeve dhe perceptimeve tona rrethe gjerave, proceseve, dukurive dhe fenomeneve natyrore, shoqerore, personale dhe shpirterore. Zvoglohet aftesia e mendimeve te verteta e te sakta pozitive, qe e pershkruajne sa më realishte te verteten, duke u larguar gjithnje e me shume prej gjykimeve dhe konkludimeve te argumentuara, me nje ecje te shpejtuar drejte paragjykimeve, “bene mend e rri ne vend”, “paragjyko e mos vepro”.
Mungesa e kthjelltesise se ndijimeve, perceptimeve, mendimeve, gjykimeve e konkludimeve dhe mos konkretizimi i tyre ne praktike, e shnderrone çdo gje ne krize e cila krijone gjithnje e me shume shqetesime shpirterore, duke na zvogluar durimin e tolerancen per perballimin e krizave permes angazhimit dhe perballjes me to. Pasoj e kesaj, jeta e lumtur konsiderohet e pamundeshme dhe nje luks per nje pakice te vogel njerezish. Nese perfshihemi nga kjo gjendje psikike, tek ne perhere ekziston nje problem t’merrues, qe na terheke vemendjen dhe nuk na lene fare te qete shpirterisht, duke e shnderruar nje model te perhershem krizash permes mendimeve tona negative dhe pasivitetit per te vepruar.
Nuk duhet harruar kurre se fuqia e mendimeve negative eshte shume me e madhe, se sa fuqia e mendimeve pozitive. Per kete arsye terhiqemi shume me lehte ne fushen e mendimeve negative, se sa ne fushen e mendimeve pozitive. Nese e kemi parasysh kete dukuri te mendimeve tona, e kemi shume më lehte ta ndryshojme stilin e te menduarit nga ai negativ, ne ate pozitiv dhe te angazhohemi t`i bejme realitet mindimet tona pozitive.
Mundesia e vetme per te menduar pozitivisht, eshte mbeshtetja ne procesin psikik te mirnjohjes dhe falenderimit si procese madhore i mendimeve pozitive, te cilat na mundesojne te kuptojme dhe na lidhin me burimin e pa shterrshem te mirave qe naj ofron natyra e mrekullueshme e cila eshte e barabart per te gjithe. Asnje mendim i yni nuk e ka kete force, te naj ofroi gjitha keto te mira te pafundme, qe na presin miqesisht rrethe e per qarke nesh.Vetem mendimet tona negative na bejne te pa mundeshme lidhjen miqesore me kete miqesi kaqe te madhe e te shejte natyrore me te cilen rrethohemi.
Nese e perdorim mirenjohjen dhe falenderimin si procese madhore psikike, nuk na mbetet kurre pa i vlersuar mundesite e pafundeshme dhe shume te vlefshme per jeten, qe naj ofrojne kembet dhe duarte tona, syte e veshet, goja, buzet, dhembet e gjuha, fyti e lukthi, mushkerite e zemra, gjaku e truri, muskujt e eshtrat, sistemi nervore ne pergjithesi e gjendrrat endokrine ne veçanti. Merrni me mende se çfare pasurie e pafundme na eshte dhuruar secilit qe ta perdorim per te miren e jetes sone.Vetem mendimet negative nuk na lene te jemi mirenjohes e falenderues, ndaj kesaj mrekullije te pafundeshme qe na eshte dhuruar gratis.
Do te ishim te mjere nese nuk jemi mirenjohes edhe ndaj rrezeve te diellit, ajrit, ujit, tokes dhe bukurive te shumta natyrore, bimore, shtazore, te cilate jane burim i pashterrshem per jeten tone. Merrne me mende se sa te pa fuqishem apo sa hiqe fare, do te ishim pa keto mrekulli te shejta, qe naj ofrojne gjitha te mirat e kesaje bote. Mirenjohja e falenderimi si fenomene te madherishme psikike, na mundesojne fare lehte lidhjen e pandashme me burimet e pashtershme qe jane rrethe e rrotull nesh dhe brenda trupit tone, te cilat e presine fuqine madhore te menqurise t`i vejme ne jete gjitha ato te mira te pashterrshme qe i keme ne dispozicion. Po u mbeshtetem ne fenomenin psikike te mirnjohjes dhe falenderimit ndaj te mirave te pa fundme qe naj ofron natyra, nuk ka vende aspak per shqetesime, brengosje dhe stresim kronik ne shpirtin tone gjate jetes.
Lexusi im i dashur, ta zhvillojme sa më shume procesin psikik te mirenjohjes dhe falenderimit ndaj njerzeve qe e meritojne dhe ndaj miresive te pafundme qe naj ofron burimi i pashtershem natyror. I juaj, mësuesi Isë.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!