Te flasim shume e te bejme pak eshte bere mode tek shqiptaret, ne vend qe te ndodhe e kunderta

Ne ditet e sotit ne mesin tone kombetar, me shume po flitet se sa po behet. Kesaj i thone fjalet e mira e punet ne kysmet. Te flasish e mos te besh, eshte mashtrim i vetes dhe tjereve qe te degjojne. Skenen tone kombetare e kane mbuluar ata qe flasin shume fjale te mira e dokrra, por nuk bejne asgje drejte asaj qe e flasin. Kesaj dukurie i thone me plote te drejte, nje demagogji e kulluar apo cinizem, dinakeri e hipokrizi deri ne fund.
Do te ndryshonin gjerat per te mire, qe nga individi e deri te qeshtja me e larte kombetare, po ta benim shprehi, më pak te flasim e më shume te punojme. Ne ato momente kur e zvogelojme apo e eliminojme hapesiren mes asaj qe e flasim dhe e bejme, gjerat do te ndryshojne rrenjesisht per te mire, rreth fatit tone personal, familjar, institucional, politik, fetar e kombetar.
Nuk eshte e mjaftueshme vetem te dijme se çka duhet bere, pa e bere praktikisht ate qe e dijme. Prej fjales se thene  nga ne shqiptaret dhe punes se bere, ne mes ekziston nje det i tere duke u mjaftuar vetem me ate qe e dijme dhe nuk e bejme asgje, e cila ka vleren sikur te mos dijm asgje dhe qendrojme pasiv, duke u sjelle ne nje rreth te pakuptimt. Fatkeqesisht dukurija, te flasim shume e te bejme pak, ka marr dhene ne trojet tona shqiptare, ne vend qe te ndodhe e kunderta.
Lexuesi im i dashur, fjalen qe e themi nuk duhet lejuar, qe mes saje dhe punes se bere, te ekzistoi nje dete i tere, sepse me vetedije apo pa te, e perqafojme mjerimin, vareferine, roberine, nenshtrimin dhe poshtrimin e menyres se te jetuarit tone pa dinjitet e pa krenari. I juaj, mësuesi Isë

 


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje