Pa vullnet, guxim, deshire dhe pa dashuri e menquri nuk tejkalohen veshtiresite dhe nuk arrihen deshirat
Nese e kultivojme vullnetin, guximin, deshiren dhe dashurine gjate jetes, per ti arritur vlerat e medha njerezore, nuk ka pengese dhe veshtiresi qe mund te na pengoi ti arrijme ato. Asgje e vlefshme dhe madheshtore nuk arrihet, pa e poseduar forcen e mjaftueshme te vullnetit, guximit, deshires dhe dashurise.
Ata qe i kultivojne, i rrisin dhe i persosin keto vlera shpirterore, permes aktiviteteve dhe angazhimeve te tyre sistematike, konsiderohen njerez te sukseseve mbimesatare, te cilet nuk i perfillin veshtiresite dhe pengesat e natyrave te ndryshme qe u dalin para.
Angazhimet tona sistematike, te planifikuara e te fuqishme, e furnizojne me te madhe rriten, zhvillimin, persosjen e fuqizimin e vullnetit, guximit, deshires dhe dashurise sone, qe ti arrijme gjerat e vlefshme njerezore, te cilat konsiderohen si virtytet me te larta.
Mosangazhimi yne, pasiviteti dhe mbyllja ne vetevete, shkakton zvoglimin dhe humbjen e dalengadalshme te vullnetit, guximit, deshires, dashurise dhe menqurise, si vlera te pazavendesueshme shpirterore, qe na sherbejne per ti arritte deshirat dhe synimet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe kombetare. Lexuesi im i dashur, eshte e domosdoshme per ne, te perpiqemi gjate gjithe jetes ne menyre sistematike, t`i kultiovojme e skalitim, t`i rrisim e zhvillojme vullnetin, guximin, deshiren dhe dashurine, qe na sherbejne t`i tejkalojme pengesat dhe veshtiresite, te cilat na dalin para gjate realizimit te deshirave dhe synimeve tona gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!