Menyra e perdorimit te dhembjes e turpit, kenaqesise e krenarise e formeson edhe menyren e te jetuarit tone

Nese e perdorim sa më njerezisht  dhembjen e turpin dhe kenaqesine e krenarine, sukseset tona, begatshmeria njerezore, morale dhe humane nuk kane te ndalur tek ne. Po su perdoren drejte e njerezisht keto ndjenja qe e kane nje force te madhe shpirterore ne menagjimin tone dhe menyren e te jetuarit, jeta jone do te merr kahe nga më te deformuarat, qe do te na sjellin telashe e konfrontime mes njerezish dhe vetes sone.
Çdo gje qe e bejme gjate jetes, e bejme ose nga presioni per ta shmengur dhimbjen e turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine e krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi te shtuar, se kë e konsiderojme si dhimbje e turp dhe kë si kenaqesi e krenari.
Gjate sjelljeve dhe veprimeve tona mund te mos jemi te ndergjegjshem sa duhet se çfare po bejme, por prapa nesh qendron nje force shtytese e cila quhet dhembje e turp, ose kenaqesi e krenari.
Sa më shume qe ua japim humanitetin, moralin njerezor dhe at kombtar, dhembjes e turpit dhe kenaqesise e krenarise tone, aqe më humane e me njerezore, aqe më te frytshme e me te begatshme, do te jene ndryshimet dhe sukseset tona gjate jetes.
Menyra se si e percaktojme dhembjen e turpin dhe kenaqesine e krenarine, na bene hero apo kriminel, na bene tradhtar apo kombetar, te moralshem apo te pamoralshem, te dishem apo te padishem, na bene punetor apo pertac, miqesoe apo armiqesor me tjeret, na bene te guximshem apo frikacak, te drejte apo rrenacak e shume veti tjera, te mira e jo te mira.
Lexuesi im i dashur, dhembja e turpi dhe kenaqesia e krenaria jane forca te medha shpirterore qe e formesojne per te mire apo per te keqe fatin, karakterin, personalitetin, shpirtin dhe jeten tone si individ e familjar, si institucion e si shtet, si parti e si fe , si qeveri e si komb. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje