Menyra se si e shprehim veten na bene te madherishem apo te shemtuar
Sa më shume qe jemi te pa sigurte me veteveten, aqe më shume e shkaterrojme aftesine tone, per te bere pune me vlere, per te krijuar raporte te mira mes njerezve, per te qene i hapur e bashkpunetor i mire me ta, i dashur e tolerant per aq sa e meritojne ata. Aftesite e ulta per te krijuar raporte te mira e te shendosha mes njerezve, na bejne te mbyllemi ne vetevete, te krijojme bindje se nuk kemi vlera aq sa kane tjeret. Kjo bindje na shqeteson tej mase, shpeshehere pa kurrfar arsye, se si dukemi, se çfare pershtypje leme tek tjeret, duke u vetbllokuar qe edhe ne te japim dicka nga vetja.
Krijimi i nje atmosfere te tille na bene te ndjehemi te veçuar nga tjeret, te perçmuar dhe te padeshirueshem nga ata. Kjo e keçe mund te na ndodhe per shkak te deformimit te kendeveshtrimeve tona ndaj vetevetes dhe ndaj tjereve.Veten e shiqojme nga kendi i inferioritetit, ndersa tjeret nga kendi i superioritetit. Me nje fjale veten e konsiderojme pa asnje vlere gati te shemtuar fare, e tjeret pa asnje t`mete gati te madherishem tersisht.
Keto kendeveshtrime jane te deformuara dhe duhet ti largojme sa me pare, sepse rralle kush eshte i shemtuar tersisht e pa asnje vlere, po ashtu edhe tjeret nuk jane te madherishem tersisht dhe pa te meta fare. Secili personalitet, kush më pak e kush më shume i ka te metat dhe perparesite e veta. Per t`i eliminuar t`metat qe i posedojme dhe per t`i vuar ne skene perparesite apo vlerat qe i kemi, duhet eliminuar sa me pare kendeveshtrimet e deformuara per veten dhe per tjeret. Pasi ta bejme kete, i japim shanse vetit qe ne menyre graduale t’i eliminojme t’metat tona dhe t’i perforcojme perparesite duke i vuar ne skenen jetesore perparesite, qe secili prej nesh i posedojme. Po nuk i vuam me kujdese te shtuar perparesite tona ne skene, qe te udhehiqemi nga ato, do te na udheheqin t`metat.
Kure bindemi qe edhe ne i kemi vlerat, siq i kane tjeret e ndoshta edhe më shume se ta, behemi te sigurte ne vetevete dhe me nje siguri më te madhe i permiresojme e i humanizojme mardhenjet me njerezit qe kane vlera, pa ra nen tutelen, pa u nenshtruar e pa u lajkatuar para tyre, per qeshtje te ndryshme interesi. Pasiguria ne vetevete, gjithnje e me shume na bene xheloz ne raport me tjeret, nuk bashkepunojme me ata qe kane vlera njerzore, nuk i perfillim vlerat e tyre , veprojme kunder tyre dhe iu bashkangjitemi grupeve te ndryshme njerzish qe nuk kane vlera intelektuale, profesionale, morale, politike, kombtare e as njerzore, mbushur perplote vese e interese te qoroditura, duke i zavendesuar vlerat me antivlera, duke i zavendesuar aftesite tona profesionale me aftesi demagogjike politike, edhe pse posedojme shume aftesi te mrekullueshme secili prej nesh. Nga kjo pasiguri fillojne te shfaqen edhe deformime tjera ndryshme ne raport me tjeret, si psh: fjalori fyes, kercnuaes, urrejtes e perqmues, shfaqet dyshimi dhe pabesija ne tjeret, revolta e hakmarrja ndaj tyre, injoranca dhe mosperfillja totale duke shkaterruar çdo raport me tjeret, qe vertete jane deshmuar me vlerat e tyre profesionale, morale, humane, politike, njerzore e kombtare.
Mbrenda secilit personalitet gjenden dy persona, i madherishmi dhe i shemtuari. Nese e perkrahim dhe e favorizojme më shume te madherishmin, te tille do te behemi.Nese e perkrahim te shemtuarin, nuk do te behemi tjeter perpos te shemtuar.
A ka turp apo shemti me te madhe se sa ta shprehish veten tersisht si mashtrues, vjedhes, rrenacak, vrases, amoral, dhunues, tradhtar, alkoholist,trafikant i substancave narkotike,trafikant i qenjeve njerezore, abuzuaes me lirine e tjereve, me pasurine e tyre, me pasurine kombetare e shtetnore, ta shprehish veten si njeri i grupacioneve politike dhe korrupcionit. Krejte kete turp e bene vetem personi i shemtuar i cili gjendet brenda nesh.
A ka krenari më te madhe se sa ta shprehish veten permes punes e djerses tende, permes dijes e nderit, permes respektit e dashurise, drejtesise e humanizmit, moralit e atedhedashurise dhe sakrifices per liri e per atedhe. Krejte kete madheshti e bene personi i madherishem, qe gjendet brenda nesh.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire e as e ndershme ta perkrahim e ta favorizojme personin e shemtuar qe gjendet Brenda nesh, por ta perkrahim e ta favorizojme personin e madherishem, po ashtu qe gjendet brenda nesh. I juaj mesuesi Ise.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!