Copeza letre te shkruara nga nxenesit
I nderuari prof Isa Thaqi
Me gjithe respektin qe kam per ty, mora guximin te shkruaj nje leter. Kerkoj falje nese te marre pak kohe. Me besoni se nuk arrij dot te shprehe falenderimet e mia me te sinqerta e me te thella te cilat burojne nga thellesite e zemres time, per ndihmen qe me keni dhene. Nuk ka gje me te mire e me te vlefshme se sa t´i shprehesh brengat, hallet dhe shqetesimet, me nje njeri i cili te kupton dhe t´i jep fjalet e duhura per ate qe te brengos dhe te shqeteson. Je nje njeri qe gezon repsekt nga nxenesit tuaj dhe nga une, je nje njeri qe nuk ndjen asnjehere lodhje, nje njeri qe je i gatshem gjithmone tu ndihmosh nxenesve me ato keshillat e tua aq te vlefshme dhe me kritikat qe gjithmone ke dit t´i perdoresh aty ku eshte dashur me se shumti. Shume e shume veshtiresi, batica e zbatica qe mi solli jeta, une i kalova, fale ndihmes tende permes keshillave tua te cilat do te me sherbejne gjate gjithe jetes. Te falenderoj shume dhe ate nga zemra, qe me ndihmove ta tejkaloje pa veshtiresi nje kapitull te veshtire te jetes sime dhe nuk u lodhe per asnje qast duke me keshilluar me fjalet me te vlefshme qe t´i tejkaloje veshtiresite e mia sa me njerezisht e pa pasoja. Tani me keshillat tua, une e kam kuptuar se jeta nuk qenka aq e zeze siq me dukej me pare, por qenka me plot te mira rreth e rrotull nesh dhe pasuria me e madhe per ne, qenka shendeti mendor, fizik dhe ai social. Sa shume ke arritur te me kuptosh, te me japesh besim ne veten time, aty ku une kam pasur me se shumti nevoje per mbeshtetjen tende, te pakten edhe per nje fjale te embel, ku te gjitha i dhurove ti prindi im i dyte… Faleminderit shume per qdo gje qe ke bere per mua, profesor i nderuar! Zoti te dhurofte shendet, jete te lumtur e te gjate, sa ka mali dushk e bore dhe uroj qe gjithmone te mbizoteroje hareja ne ty e familjen tende.
Me respektin me te madh per ju, ish nxenesja jote.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!