Bisedimet e kosoves me Serbine ne pozicione te pabarabarte per Kosoven – Dr. Esat Stavileci
Kush nuk vete do te humb. Koke perpjeti i bene keqe kombit edhe veti.
“Me të drejtë thuhet se duhet të bisedohet, qoftë dhe me armikun, me kusht që palët të jenë të barabarta në bisedime. Të mos qenët të barabartë në bisedime, dhe të mëparshme dhe në këto të tashme në Bruksel, më kanë mbajtur të rezervuar, derisa sa vetë ato i kam quajtur një “investim i gabueshëm i bashkësisë ndërkombëtare”. Kam thënë se po qe se bisedohet me Serbinë, qoftë edhe për të ashtuquajturat “çështje teknike” , pa u bërë një përllogaritje e pasojave të luftës së tmerrshme në Kosovë, do të legjitimohet gjithë ajo që Serbia shkaktoi në Kosovë, me politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve, të cilën e zhvilloi në mënyrë sistematike, të planifikuar dhe të vazhdueshme. Prandaj, ndeshja nuk duhej të fillonte nga “rezultati zero”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Kosovë. Serbia nuk u kushtëzua me asgjë. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhej ta fuste Kosovën në një rrugë, skaji i së cilës nuk shihet edhe sot. Ajo nuk duhej ta favorizonte Serbinë dhe, nga ana tjetër, të kërkonte konçesione prej Kosovës. Bisedimet në Bruksel kanë rëndësinë e vet, por në rradhë të parë ato e favorizojnë Serbinë, ndërkohë që Kosovës i premtohet një “shpërblim” për konçesionet e bëra. Serbët nuk janë të njohur për marrëveshje. Ata janë të njohur më shumë për mosmarrëveshje. Prandaj, me serbët asgjë nuk është e besueshme, qoftë edhe atëherë kur “ka marrëveshje”. Kërkesat e tyre nuk kanë të ndalur. Ata duan “hisen e vet” në Kosovë dhe nga ajo nuk heqin dorë lehtë. Nëse “kanë dalur nga Kosova” nëpër një “derë të madhe”, kërcënon rreziku që të “rikthehen” në të nëpër “disa dyer më të vogla” dhe të involvohen në jetën dhe ngjarjet në Kosovë. Në Kosovë ende ka “ndërhyrje”të Qeverisë së Serbisë, veçanërisht në pjesën veriore të saj. Kosova ende nuk ka kompetenca të plota në territor, në kontroll, në ligj dhe në zbatimin e tij, ku gjithandej Kosovës i thonë Kosovë në Kushtetutën e saje.
Duhet ta kemi të qartë se Serbia më shumë sesa për serbët, interesohet për “territoret serbe“ në Kosovë, prandaj përherë do t’ i “rikthehet“të drejtës historike serbe në Kosovë, edhe pse me asgjë nuk është provuar se Kosova është ‘zemër’ose ‘djep’ i shtetit serb. Le të më lejohet të përsëris një thënie timen në lidhje me këtë: Nëse serbët mendojnë se Kosova është “zemër” dhe “djep” i shtetit serb, duhet ta dinë se “transplanti” është bërë në trup të huaj dhe se fëmija që përkundet në djep është fëmijë i huaj. Serbia po kërkon hise në territorin e Kosovës, pa qenë e ndërgjegjshme se është pikërisht ajo që e kishte pushtuar Kosovën nga 1912-ta dhe disa herë të tjera, më 1918, më 1945 dhe më 1989. Kosova dhe Serbia nuk kufizohen te lumi Ibër.
Kjo është pika më neuralgjike e bisedimeve. Serbët janë përpjekur që në “kuadrin e çështjeve teknike” ta përvjedhin çështjen e veriut dhe ta bëjnë të diskutueshme një çështje të padiskutueshme. Veriu i Kosovës është kërcënua me ndarjen e tij qysh me instalimin e pranisë ndërkombëtare, kur KFOR-i “shtihej i shurrdhër” dhe nga një problem i paqenë lejoi të krijohej një problem që tejkaloi përmasat lokale duke pretenduar të bëhet një problem ndërkombëtar, si dhe ndodhi në të vërtetë.
Shqiptarët përherë janë deklaruar se “do të lejojnë dhe sigurojnë mbrojtjen e interesave të pakicës serbe dhe të të tjerëve dhe se kjo do të bëhet në përputhje me respektimin e identitetit nacional të tyre, e jo me ruajtjen e privilegjeve që ata i patën krijuar vetës me dhunë dhe më shtypje koloniale të shumicës së popullatës”. Janë paralajmëruar zgjedhjet lokale për datën 3 nëntor 2013 edhe në veriun e Kosovës. Mirëpo, serbët nuk pranojnë që ato të njihen si zgjedhje për institucionet me firmën e Republikës së Kosovës. Më në fund, edhe bashkësia ndërkombëtare i “trimëron”, duke mbajtur “qëndrim neutral” karshi paravësisë së Kosovës. Prandaj, shtrohet pyetja se çfarë kuptimi mund të kenë zgjedhjet nëse ato nuk shprehin realitetet e reja në Kosovë dhe nëse në to do të përligjen njësi paralele që prej luftës e këndej u janë kundërvënë institucioneve të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin edhe në atë pjesë të territorit. Serbët duhet ta dinë se kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është te lumi Ibër, por shumë e shumë kilometra më larg në very”.
Lexuesi im i dashur kjo eshte nje mbyllje e syve te politikes sone kombetare, e cila ka pranuar te futet ne bisedime me serbine totalishte e pabarabart dhe totalisht e papergatitur per kete qeshtje jetike kombetare. I juaj mesuesi ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!