Menyra se si ndjehemi me veteveten
Ndjenjat ndaj vetevetes jane te lidhura me mendimet dhe perfytyrimet qe kemi ndaj vetevetes. Ne kete grup ndjenjash bejne pjese ndjenja e suksesit, mossuksesit dhe ndjenja e krenarise edhe e turpit personal.
Keto ndjenja i perjetojme nga menyra e veleresimit qe i bejme vetit dhe nga menyra e vleresimit qe na bejne tjeret, per veprimet dhe te arriturat tona.
Nese ndonje veprim tonin e qmojme ne dhe tjeret, si diçka te suksesshem e te vlefshem, tek ne linde ndjenja e suksesit. Ne te kunderten, nese nje veprim tonin e vleresojme ne edhe tjeret, si diçka te kote dhe jo te vlefshem, linde ndjenja e mossuksesist.
Ndjenja e krenarise linde tek ne, atehere kur tjeret, veprimet apo te arriturat tona i vleresojne si te suksesshme, te rendesishme apo te vlefshme per ne edhe per ta. Nderkaq ndjenja e turpit perjetohet atehere kur bijme ndesh me noramat apo kerkesat morale, te cilat vlejne per mesin ku jetojme.
Lexusi im i dashur, menyra e sjelljeve dhe veprimeve tona jane qels se si ndjehemi me veteveten dhe si na vleresojne tjeret. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!