Agresiviteti i besimeve fetare e ka gjenezen qe nga komuniteti skllavo-pronar e deri me sot
Paganizmi tek Iliret ishte forme e lashte e besimit ne Zot derisa u pushtua Iliria. Simbolet fetare te besimit pagan ne Zot ishin Dielli, Toka, Uji dhe Ajri si simbole kryesore, pos simboleve tjera dytesore. Paganizmi si forme e lashte e besimit gjate periudhes se komunitetit te pare primitive apo shoqerise pa klasa, udhehiqej nga njerez te moshuar te cilet e kishin fituar besimin dhe autoritetin ne rrethin e tyre. Keta te moshuar me autoritet i krynin edhe sherbesat fetare. Ne meset familjare, sherbesen fetare e kryenin kryefamiljaret, te cilet udhehiqnin edhe me punet ne familje.
Pas perfundimit te shoqerise pa klasa apo komunitetit primitive, lindi sistemi skllavo-pronar ku u formuan dy klasa: Skllavo-pronaret dhe sklleverit, sunduesit dhe te nenshtruarit. Ne fillim te ketij sistemi shoqeror dalengadal sherbesat fetare i moren ne duar te veta kleriket. Disa prej klerikeve per interesat e tyre personale e perdornin fene si vegel ne dobi te skllavo-pronarit e ne dem te sklleverve. Ku skllavopronarit i arsytohej e drejta, qe te beje çfare t`i teket me skllavin, ta turturoi, ta shes ne treg dhe po iu mbush mendja edhe ta vras. Per kete gjendje te mjere ndaj skllevereve, detyroheshin kleriket nga skllavo-pronaret, qe te perdornin bindje fetare, per neneshtrim sa me te madh te skllevereve dhe arsyetimin e te drejtes absolute te skllavo-pronarit.
Kleriket, manipuloheshin nga skllavo-pronaret, per ti bere sherbesat fetare ne dobi te tyre. Ky manipulim u shkonte per shtati edhe klerikeve, sepse shperbleheshin nga skllavopronari. Perpos kesaje klerikeve u ipej e drejta qe ti pervetesojne edhe dhuratat qe u vinin nga besimtaret e tyre.
Ky keqeperdorim i shejntrise se besimit ne Zot, zuri fill ne shoqerine skllavo-pronare per te vazhduar keqeperdorimi edhe me tutje ne sistemin e shoqerise feudale, shoqerise kapitaliste dhe ne sistemet e sotme shoqerore-politike. Eshte per tu habitur ne kete vazhdimesi kaqe te gjate, se si po keqeperdorohej edhe sot shejntria e besimit ne Zot nga kleriket e feve te ndryshme per te shperndar agresivitet, urrejtje, perqarje, mashtrime e per te justifikuar edhe pushtimet e kahmotshme e te tashme sipas deshires se politikaneve dhe politikave dominuese te kohes.
Kjo padrejtesi fetare ne bashkepunim me padrejtesite politike te kohrave, tmerresisht i ka ndodhe popullit Ilir dhe popullit shqiptar pasardhes te tyre, qe nga pushtimi i Ilirise prej romako-bizantineve e deri te pushtimet turke dhe greko-sllave. Pushtimet greko-sllave edhe sot po e vazhdojne pushtimin e tyre ndaj shqiptareve, nene pretekstin se po i mbrojne tokat e tyre te shejta, po e mbrojne shejnterine e kishave dhe krishtenizmin e tyre ne pergjithesi, mbi gjakun e derdhur lum te shqiptareve qe I mbronin tokat e veta. Per ta justifikuar kete qe po e theme, mjafton tua besh nje percjellje fjalimeve te klerikeve greko-sllav, mjafton ta perkujtosh edhe fjalimin e perfaqesuesit te Selise se shejte te Vatikanit, kure i beri vizite Selise se shejte ruse, i cili pohoi se:” toka e Kosoves eshte toke e shejte serbe”, gjithnje duke zene ne goje „shejntrine“ e tyre fetare dhe pushtuese ne dem te qeshtjes sone kombetare.Te njeten gje po e bejne edhe kleriket musliman, duke treguar se si” turqija ua ka marr tokat serbeve dhe i ka populluar me turqe”, ku sipas tyre nuk na paska patur shqiptar fare ne keto troje. Pra nje mentalitet i ngjajshem e agresiv per ta arsyetuar çdo pushtim kunder shqiptareve. Keta klerike te japin pershtypjen, se nuk kane te bejn fare me besimin ne Zot, por po i kryejne me “ndere” sherbimet per politikat pushtuese te kohes, per te cilat jane edhe te pergatitur dhe te paguar.
Derisa u pushtuan Iliret nga romako-bizantinet, keta e kishin frymen e besimit pagan me simbolet e veta hyjnore qe e besonin Zotin permes atyre simboleve, te cilat ishin ma kryesoret, si simboli i Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit e figura tjera ma pak te rendesishme. Ky besim pagan i Ilireve behej me sinqeritet pak ma te madh, pa u perdor besimi fetar per pushtim e per neneshtrim te popujve tjere per rrethe, sepse eshte dokumentuar qe populli Ilir kurr ne histori nuk kane bere luftra pushtuese por vetem luftra mbrojtese. Kjo dokumenton se sa i shejte ka qene besimi i tyre ne Zot, permes figures se Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit, si fugura te shejta qe kane patur dhe e kane nje vlere te pazavendesueshme per boten e gjalle bimore, shtazore dhe njerezore.
Kjo forme e besimit Ilir ka vazhduar deri sa eshte pushtuar Iliria nga romako-bizantinet ne shekullin e pare te kesaje epoke. Pas pushtimit te saje doli prej skenes Ilire besimi politeist pagan dhe erdhe ne skene besimi pushtues monoteist qe e sollen romako-bizantinet pushtues 300 vjete pasi eshte pushtuar Iliria. Besimi monoteist i solli botes njerezore nenshtrimin dhe besimin ne nje figure hyjnore per ta besuar Zotin, perendim-lindje me kishen katolike ne Vatikan dhe kishen ortodokse ne Konstantinopoj. Pra monoteizmi indianeve u solli buden, kinezeve konfuqien, evropes perendimore dhe asje lindore Krishtin, izraeliteve Moisin, turqeve dhe arabeve muhamedin dhe Iliro-shqiptareve krishtin edhe muhamedin, nje popull me dy figura te shejta fetare monoteiste, qe naj sollen pushtusit.
Pra Iliret dhe ne shqiptaret pasardhes te tyre edhe pse i kishim simbolet tona hyjnore qe e besonim Zotin sinqerisht ma shume se sa kush tjeter per rrethe nesh, pa dashjen tone mbetem me simbolet e besimit te pushtueseve tane romako-bizantin dhe turko-greko-sllav. Edhe pse sote nuk jemi nene pushtimin romako-bizantin dhe turko-aziatik, gjurmet e tyre pushtuese kane mbete neper kokat dhe shpirtin tone, qe shpeshehere keto gjurme po i manifestojme agresivisht ne demin tone, duke i mbrojtur pozicionet fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe duke nenvlersuar apo njejtesuar kombin me fene.
Ndersa greket dhe sllavet edhe sote e kesaje dite i mbajne te pushtuara ma shume se sa gjysmen e trojeve tona, nene bekimin e Evropes dhe nene bekimin e politikaneve dhe klerikeve tane te mjere e qyqare, ne bashkpunim e nenshtrim nga te huajt.
Nga te gjitha keto te bema historike, ne shqiptaret edhe pse patem fatin te na imponohet agresiviteti i fese katolike, ortodokse dhe fese islame, nuk duhet t`ia lejojme vetit edhe turpin agresiv fetar e politik te perqarjes, turpin e urrejtjes, fyerjes, turpin e kundershtimit e vellaverasjes mes nesh dhe turpin e pushtimit, duke i mbrojtur pozicionet tona fetare e politike dhe duke njetesuar kombin me fene e pushtueseve tane dhe duke nenvleresuar ate ne raport me fene.
Do te ishte ne nderin tone human e njerezor, kombetare e fetar, qe te besojme ne ato besime qe i morem nga familjaret tane dhe ti zhveshim nga agresiviteti qe e posedojne, pa e perdor besimin kunder njeri tjetrit, kunder kombit tone, kunder unitetit e bashkimit te trojeve tona dhe kunder lirise e pavaresise, sepse Zoti na ka krijuar edhe neve si popull. Besimet tona qe i posedojme, nuk duhet ti keqperdorim per agresivitet, per urrejtje, fyerje e kundershtim mes nesh, por duhet ti perdorim qe te duhemi, te rrespektohemi, ta ndihmojme njeri tjetrin dhe te behemi unik per hire te gjakut, gjuhes, kultures, atedheut, Zotit dhe ta konsiderojme qeshtjen tone kombetare si qeshtje te perbashket e te pergjithshme, e ate fetare si qeshtje personale e secilit.
Lexuesi im i dashur, mos e perdor fene dhe besimin per agresivitet e perqarje ne mesin tone kombetar, per urrejtje e vellavrasje, qe tu sherbesh politikave pushtuse te kohes, per interesa personale, per karier dhe per misione tjera djallezore, qe t`i fitosh pak pare te psita.
I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!