Dinaket manipulojne me sinqeritetin e tjereve
Aftesia, menquria, profesioni i dinakut eshte sjellja ne menyre dredharake e dhelpnore. Dredhija e dinakeria eshte arti me i pershtashem i tyre, qe t`i arrijne qellimet e veta gjate jetes. Dinaket jane mashtrues, etiketues dhe permes mashtrimeve, etiketimeve e organizojne jeten e tyre ne dem te tjereve, pa u hetuar nga tjeret, se kush ua solli demin atyre.
Dinaket vrasin urtesine, vrasin nderin dhe krenarine e tjereve me veprimet e veta dinake, qe veshtire duken ne skene. Dinaku vrete, dinaku poshtron, dhunon, trafikon, drogon. Dinaku demton, tradhton e te pret ne bese dhe dinakerine e vete me mjeshteri e maskon e nuk e zbulon.
Dinakeria eshte smundje shpirtnore qe gjalleron mbi supet e fatkeqesise se njerezeve. Ajo ushqehet, rritet, zhvillohet, duke u shkaktuar telashe, te kqija e fatkeqesi tjereve prapa skenes, duke mos dale ne shesh, te mos zbulohet e te jetoi sa ma gjate. Dinaku fytyre nderron, kure s`i duhesh te fyen, te perbuz e te shane, e kur i duhesh te perdridhet , te pergdhel e me dinakeri te lavdron.
Lexuesi im i dashur, eshte ne menqurine tone te ruhemi nga smundja shpirterore e dinakerise, qe mos tu sjellim fatkeqesi tjereve per interesat tona personale dhe te mos bijm viktime e dinakerive te dinakeve. Ne momentin kur ta hetojme se dinakerija veqe eshte fute ne mendjen dhe shpirtin tone, duhet te marrim vendim serioz aty per aty, qe ta eliminojme kete smundje nga shpirti e mendja jone. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!