Hipokrizi politike, hipokrizi fetare e intelektuale, kumos hipokrizi e hipokrite
Eshte per t`na ardhur keqe se skenen tone politike, fetare, intelektuale dhe ate kombetare, gjithnje e ma shume po e mbulon hipokrizia dhe hipokritet.
Hipokrit ne politike, hipokrite ne fe, hipokrit intelektual, hipokrizi ne ekonomi, ne drejtesi, ne arsim dhe ne shendetesi. Nuk mbete ku, pa i fut turite hipokriza, marrezia e paftyresia e hipokriteve!
Po atehere kush na qenkan hipokritet, çka bejne ata? Hipokritet shtiren sikur jane njerez te mire, te virtytshem e te dashur, me qellim qe ti genjejn, ti mashtrojn, e shfrytezojn tjeret. Hipokritet mbajne qendrime me shume fytyra, asnjeher nuk e zbulojn fytyren e vertete te tyre. Ata nuk jane te çilter, shtiren si te ndershem, si te drejte, si human, si te dijshem, si fetar, si atedhetar, por kurr nuk tregohen e nuk deshmohen te tille, ne jeten e perditshme. Qendrojn large asaj qe e thojne, kurse gjenden ne mes te asaje qe e bejne, te zhveshur lakuriq ne shpirte e te veshur me turpin e tyre. Ato qe i thojne hipokritet ne skenen politike, fetare dhe intelektuale, nuk kane asgje te perbashket me realitetin e hidhur, perpos maskes per ti fshehe veprat kriminale te tyre qe i bejne ne praktike.
Keta jane hipokritet, kjo eshte hipokrizia e tyre, qe po e perfshine ditadites skenen tone politike, fetare, ekonomike, shendetesore, edukativo-arsimore, juridike dhe kombetare.
Lexuesi im i dashur, nuk do te ishte ne nderin tone te jetojme si hipokrit dhe ta mbulojm me hipokrizine tone poilitiken, fene, diturine, ekonomin, shendetesine, arsimin drejtesine dhe fusha tjera ne nivel kombtar, per ta bere nje jete te turpshme hipokrite. U lutem, ta luftojm hipokrizine kudo qe gjendet ajo dhe te behemi dige e forte qe i pengon hipokritet te gjallerojn ne dem te interesave tona personale, familjare e kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!