Te shpreh urime per ty Kosove e per ty Shqiperi, apo …?!
Si te shpreh urime per ty Kosove e Shqiperi, pas aktit te atyre qe t`a varen mbi Supe “Serbska Zajednicen” dhe ia falen afer 10 mije hektar toke tuajen malit te Zi, edhe pse ma pare kane mbete nen pushtim te saje Plave e Gusi, Ulqin, Hot e Grude dhe ter Malesia e Madhe, ku e ngriti flamurin tone kombetare Dede Gjon Luli dikure?! Si te shpreh urimet e mia per sjelljet e atyre shqipfolesve, qe deri dje ishin armiqe mes veti, duke folur zi e ma zi kunder njeri tjetrit , e tani pa pike turpi bashkpunojne, korruptohen, vjedhin e shkaterrojne dhe e shesin trollin e pasurine tuaj Kosove e Shqiperi?! Nuk mund t`i shprehu urimet e mija Kosove dhe ty Shqiperi, kur shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Tupalles, Bujanovcit, Ternovcit, shqiptareve ne mal te Zi, maqedoni e ne greqi, pjese e trungut tuaj, politika jone vetevrasese ne nivel kombetar, ua ka kthyer shpinen dhe i ka lene ne meshiren e kasapeve serb, malazez, maqedon dhe greke, te cilet nuk guxojne te marrin fryme lirshem, te flasin e te mesojne shqip dhe te jetojne te lire ne trojet e veta, edhe pse moren pjese djemte e tyre dhe derdhen gjakun per lirine e Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare?! Si mund ta shpreh urimin tim kure Ali Ahmeti i sherbeu e po i sherben politikes se Gruevskit, qe ti vras djemte tane me te mire te lirise ne Kumanoven tone heroike dhe ti poshtroi shqiptaret e ti nenshtroi, nen qizmen gjakatare sllavo-maqedone?! Si te shpreh urimin tim per ty Kosove e per ty Shqiperi kur sjelljet e grabitqareve, te korruptuareve, hileqareve dhe tradhtareve, qe po ua shkatrrojne shtatin, po ua zmadhojne plaget dhe po shkelin mbi gjakun e bijeve e bijave ma te mire te kombit, qe e dhane per trojet e shqiptareve dhe lirine e tyre?! Si t`i shpreh urimet e mija per ty Kosove e per ty Shqiperi, qe i ka perfshire perpara politikanet tane politika fashiste sllave e ajo greke, duke i katandisur, gjunjezuar e poshtruar permes turturave, burgosjeve, vrasjeve, perzenjes nga trojet e veta dhe shfarosjen e shqiptareve, me tendence qe ta marrin edhe jugun e Shqiperise edhe veriun e Kosoves lindore?!
Lexuesi im i dashur, kam mbete mes hallit dhe dilemes, t`i shpreh urimet apo ngushllimet e mija per Kosoven, per Shqiperine e per trojet tjera shqiptare, qe jane nen pushtimin greko-sllav, te cilet po tallen hapatas para botes e para europes me trojet tona, popullaten shqiptare dhe me dy shtetet kuislinge qe i posedojme! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!