Ekzistojne tri kategori intelektualesh
Nje pjese e intelektualeve karakterizohet me mendimet dhe pikepamjet e veta jo kritike e jo analitike, nje pjese karakterizohet me mendimet e pikepamjet egoiste egocentrike dhe pjesa e trete karakterizohet me mendimet dhe pikepamjet kritiko-analitike mbeshtetur ne arsye, argumente te verteta, verifikime te ndryshme e bindeshmeri sa ma te madhe per te verteten.
Kategorise se pare te intelektualeve u mungojne aftesite, mendimet dhe pikepamjet e lirshme personale. Kjo kategori manipulohet shume lehte nga pikepamjet e tjereve ne aspektin profesional, politik, ideologjik e fetare. Tek keta intelektual nuk eshte i zhvilluar fare mendimi kritiko-analitik e as mendimet dhe pikepamjet e lirshme kreative e te pavarura personale. Per ta eshte e mjaftueshme te pervetesojne nga tjeret copza mendimesh, ideshe dhe pikpamjesh profesionale, politike, ideologjike e fetare, pa bere perpjekje fare te analizojne vertetesine apo pavertetesine e tyre. Keta mjaftohen vetem me pervetesimin dhe mbajtjen mende te atyre mendimeve, ideve dhe pikepamjeve ndaj te cilave kane ra viktime e tyre, per shkaqe te ndryshme e per interesa personale. Kjo kategori e intelektualeve lehte manipulohen sepse e kane pranuar poziten e te nenshtruarit nga politika e kohes dhe nga ndikimet e ndryshme ideologjike, fetare e grupore. Kreativiteti personal i mendimeve, ideve dhe pikepamjeve te tyre, nuk ekzistone fare.
Kategorise se dyte te intelektualeve u takojne ata intelektual qe karakterizohen me mendimet, idete dhe pikepamjet e tyre egocentrike, ku veten e tyre e vejne ne epiqender per çdo gje. Keta kembengulin ne ato mendime, ide e pikepamje qe i mbrojne interesat dhe egoizmin e tyre personal. Çdo mendim, ide dhe pikepamje qe i mbrone interesat e tyre e pervetesojne, e mbajne mire ne mende, e interpretojne dhe e mbrojne me çdo kusht, paten e nuk paten te drejte . Kjo pjese e intelektualeve thumbin e kritikes e orjentojne ne gjitha ato mendime, ide dhe pikepmje te tjereve, qe shkojne ndesh me interesat, mendimet, idete dhe pikepamjet e tyre egoiste personale. Per kete kategori intelektualesh, kriter i se vertetes eshte permbushja e interesave te tyre personale dhe dalja ne skene e egocentrizmit te tyre politik, professional, ideologjik, fetare e grupor. Parim i tyre eshte qe me diplomaci, ti manipulojne tjeret per interesat e vete egoiste dhe te pangopshme.
Kategorise se trete te intelektualeve i takojne ata intelektual qe mendimet, idete dhe pikepamjet e veta i mbeshtesin ne kritiken analitike e te arsyeshme, te argumentuar, te verifikuar dhe sa ma bindese e sa ma te kuptueshme rreth begatise, vlefshmerise dhe vertetesise qe e kane ato per te gjithe e pa dallim. Mendimet, idete dhe pikepamjet e ketyre intelektualeve, mbeshteten ne parimet univerzale dhe ne virtytet njerezore. Strategjia e ketyre intelektualeve mbeshtetet ne ato mendime, ide dhe pikepamje te arsyeshme, te argumentuara dhe verifikuara, te cilat nxisin vullnetin, deshiren dhe kombenguljen per sa me shume drejtesi, barazi, respekt, dashuri, sakrifice, unitet, moral, dituri, bashkim e atedhedashuri. Pa kete kategori te intelektualeve devalvohet çdo parim uneverzal e çdo virtyt njerezor qe i takone drejtesise, barazise, humanizmit, etikes, edukimit, arsimit, mesimit, shendetesise, dhe mbrojtjes ne nivel vendi, shteti dhe ne nivel kombtar. Sipas parimeve dhe virtyteve qe perdoren per organizimin e proceseve jetesore, politike, ideologjike, profesionale e fetare, do ta kemi edhe nivelin, begatin dhe lumturine e jetes sone individuale, familjare, shoqerore e kombtare.
Lexuesi im i dashur, do te ishte ne favorin tone te mbeshtetemi sa me shume te jete e mundur ne kategorine e trete te intelektualeve, te cilet i mbeshtesin mendimet, idete dhe pikepamjet e veta ne parimet univerzale dhe virtytet ma te larta njerezore, qe i favorizojne mendimet, idete dhe pikepamjet e arsyeshme, te argumentuara, te verifikuara dhe te cilat nxisin sa me shume drejtesi, barazi, humanizem, respekt, dashuri, unitet, bashkim e sakrifice per liri e per atdhe. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!