E pamoralshme dhe kriminale eshte ta ndertosh lumturine mbi fatkeqesine e tjereve
Ne shoqerine tone shqiptare, dita dites po behet ndertimi i lumturise personale, familjare, grupore e partiake, mbi demin apo fatkeqesine e tjereve. Kjo dukuri ka tendenca te shnderrohet ne mode per vetekzistence, ne vend qe te ndodhe e kunderta e saje.
Veprimi ne fjale demonstron nivelin ma te ulte njerezor, shemtine ma te madhe edukative, mjerimin e thelle shpirtnor e intelektual, zhveshjen totale nga etika njerezore, eliminimin e humanizmit nga skena jone kombetare, deformimin e socializimit te ndjenjave, solidaritetit e mirekuptimit, shkatrrimin e tolerances dhe respektit, barazise e bashkpunimit ne raport me tjeret, per ta bere jeten tersisht te panatyrshem dhe te permasave jo njerezore.
Nje gjendje e tille ku kemi ardhe, ka mundesi ti gjejme elementet analogjike me veprimet e bishave ma te egra neper pyjet e medha te Gjungles, ku ato jeten e bejne mbi fatkeqesine e gjallesave tjera ne pylle e jashte tij.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte ne nderin tone njerezor, ta ndertojme ekzistencen, lumturine personale, familjare, grupore e partiake, mbi demin e tjereve, mbi shkaterrimin e ardhmerise se tyre dhe mbi fatkeqesite e tjera qe u shkatohen nga menyra te ndryshme atyre. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!