Nuk eshte mire te shpresojme se jemi ne enderr edhe kur ujqit na shkaterrojne trupin dhe jeten
Disa prej neve po i gjasojme gomarit qe shpresonte se eshte ne enderr kur e hanin ujqit. Profesor Dr. Skender Kodra, thote: ” truri i disave nuk i ka rrenjet ne sistemin nervor qendror, periferik e autnom, por i ka ne zorren e trashe”. Kjo pjese e njerezve me rrenje te tilla trunore, eshte fatkeqesia jone ma e madhe kombetare.
Keta njerez, fatkeqesisht po bejne perpjekje, ta marrin bajrakun e te paraqiten si mbrojtese te interesave tona kombtare dhe mbrojtes te miqesise mes nesh e mikut tone shekullor SHBA, thua se kombi shqiptare nuk po e ditka, se ke e ka mike e ke e ka armik, kush po i mbrone interesat tona kombetare e kush po i shkaterron! Nje perpjekje e tille, sa eshte ironike e qesharake, po aqe eshte edhe e demshme, sepse po keta “mbrojtes” te interesave tona kombtare e miqesise mes nesh e mikut tone SHBA, jane rremihesit e interesava ma vitale te kombit shqiptar, jane rrenusit dhe keqperdorusit e ligjeve dhe kushtetutes shtetnore, jane te korruptuarit ma te medhej ne ballkan, jane mafioz drogash, trafikante qenjesh njerezore dhe bosa te prostitucionit dhe jane te atille qe e kane shemtuar demokracin ne permasa qesharake ne hapsiren tone shtetnore e kombtare. Jam mase i binder se me kete kategori njerezish, ne mesin tone kombetar, qofshin intelektual, akademik, politikane e fetare, te cilet ”rrenjet e trurit te tyre i kane ne zorren e trashe”, eshte shum e veshtire ta mbajme gjate miqesine shekullore, qe e kishte populli yne me SHBAte dhe te perparojme si komb e si shtet.
Lexuesi im i dashur, eshte turpi yne ma i madhe kombetar, ti serviremi mikut tone shekullor si “mbrojtes” miqesije mes nesh e saje, kurse ne esence ta kete mbrojtjen e interesave banale dhe te ulta personale aspak njerezore dhe shkatrrimin e interesave tona kombtare , nen masken e kamufluar “miqesore” me SHBA-an. Miku yne shekullor SHBA, nuk besoje qe deshiron miqesi me hajna, me keqperdorues te ligjeve e kushtetutes, me te korruptuar, me trafikant e te droguar, me shkaterrues te interersave kombtare dhe tradhtar te kombit, qe i kane “rrenjet e trurit te tyre ne zorr te trashe”. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!