Pedagogu dhe psikologu te domosdoshem per shkollat tona
Puna e pedagogut dhe psikologut ne shkolle doemos jep rezultate duke vendosur rende e rregull, disipline e vullnet dhe angazhim te mirfillte ne procesin e organizimit mesimor neper shkolla, qe nga stafi udheheqes, stafi i mesimdhenjes, stafi i mesimnxenjes dhe stafi teknik i mirmbajtjes se higjenes, ngrohjes dhe stabilimenteve te sanitarive te ndryshme.
Nga largimi i pedagogut dhe psikologut prej shkollave tona, nga mbyllja e Entit pedagogjik Republikan , Enteve rajonale pedagogjike dhe nga mbyllja e Enteve pedagogjike Komunale, ka filluar te bije pergjegjesia ne procesin e organizimit mesimor, ka ra niveli i disciplines se nxenesve ne mesim, vijueshmeria e rregullt neper oret mesimore, si nga nxenesit ashtu edhe nga arsimtaret, ka ra niveli i pergatitjeve me shkrim te arsimtareve per oren e tyre mesimore, ka ra mirmbajtja e higjenes, inventari shkollor nuk po ruhet fare, kabinetet neper shkolla jane te boshatisura nga mjetet mesimore, numri i madh i nxenesve, cilesimi dhe notimi i ngjane me teper nje fushate, pa kurrfar kriteresh e pa kurrfar pergjegjesishe profesionale ne notim, bashkepunimi nxenes, arsimtar dhe prinde eshte zbehur fare, bashkpunimi professional shkolle familje po thuaja se eshte shuar, trajtimi i problemeve te ndryshme tek nxenesit nuk behet ne me nyre profesionale, hospitimi neper ore mesimore nuk behet fare qe te keshillohen e te ndihmohen mesimdhenesit per ta organizuar nje nivel me te larte te procesit mesimor, me nje fjale papergjegjesi totale ne secilin segment, qe nga institucionet parashkollore e deri ne Univerzitet.
Kete mase ndeshkuese dhe devalvuese per shkollat tona e ndermori i pari pergjegjesi i arsimit nga ana e Unmikut Maks Daksner ne bashkpunim me perkthyesit e tyre shqiptare, te cilet edhe moren pozita kyqe ne udheheqjen arsimore, per ta vazhduar eksperimentimin devalvues e shkatrrues te Daksnerit ne sistemin tone edukativo-arsimor.
Loja e ketij eksperimenti te quajtur Daksner-Unmik, ne bashkpunim me perkthyesit shqiptare te cilet nuk dispononin me aftesi elementare pedagogjike e psikologjike, didaktike e metodike dhe metodologjike e profesionale per ta menagjuar si duhet arsimin tone kombtar,solli shum te pa pritura ne dem te arsimit tone Eksperimenti Daksner UNMIK filloi nga pozicionet fyes, sikur Kosova te bente pjese ne mesin i vendeve qe gjenden ne thellesite ma te largta te Afrikes.
Daksneri me perkthyesit shqiptare te cilet moren pozita kyqe ne arsim, ne emer te reformave per ta devalvuar sa me shume arsimin qe e kishim ma pare, moren masa ekstreme, qe ti largojne nga skena pergjegjese ata te cilet kishin pervoje shume vjeqare dhe aftesi e pergatitje shkencore e profesionale per tu marr me problemet e arsimit, reformen dhe ndryshimet sipas mundesive dhe kushteve qe i posedonte vendi. Ky largim behej, per te manipuluar me lehte me perkthyesit shqiptare te cilet ishin te pa afte per reforma e ndryshime cilesore ne arsim. Edhe sote e kesaj dite gjenden gjurmet mosperfillese te arsimit tone neper dokumentat e Unmikut, te cilet e trajtojne arsimin tone kombtar si pjese e pandashme e sistemit edukativ-arsimor serb. Kjo eshte fyerja me e madhe e Daksnerit, Unmikut dhe perkthyeseve te tyre shqiptare, qe ia kane bere arsimit dhe edukimit tone kombtar ne Kosove.
Kete devalvim dhe kete fyerje mbi arsimin tone e futen ne skene Maks Daksner dhe Unmiku, ne bashkepunim me perkthyesit e tyre shqiptare, duke ndermarre nje fushate te eger e te pa pare, kunder institucioneve tona legjitime edukativo-arsimore. Ne radhe te pare filluan me eliminimin nga skena arsimore e Entin Pedagogjik Republikan te Kosoves, i cili merrej ne menyre sistematike me problemet e ndryshme edukative e arsimore ne nivel te vendit. Eliminuan Entet pedagogjike rajonale e komunale dhe ne fund i larguan nga vendet e punes neper ato shkolla ku sherbenin pedagogu dhe psikologu i shkolles.
Sot shkollat tona me shume po ngecin se sa po ecin perpara. Disiplina, rendi, rregulli dhe pergjegjesia ne pune e ne mesim, gjithnje e me shume po bije se sa po perparon. Interesimi i nxenesve per mesim e dije ka ra dukshem, disiplina ne mesim eshte luhatur tej mase, ka ra dukshem cilesia e mesimdhenjes, raporti ne mes nxenesit dhe mesimdhenesit nuk eshte i kenaqshem, ikja e nxenesve prej oreve te mesimit eshte bere dukuri shqetesuese, te notuarit dhe cilsuarit e nxenesve eshte larguar nga kriteret profesionale, regjistrimi i nxenesve dhe kalueshmeria eshte bere me shume familjarizem e komercializem, se sa regjistrim e kalueshmeri ne baze te kritereve dhe aftesive qe i posedojne nxenesit e studentet, problemet neper meset shkollore jane bere alarmante e shume shqetesuese, ku po lulezon gjithnje e me shume qerimi i hesapeve fizikisht deri ne therje e vrasje mes nxenesve.
Neper shkollat tona, ne vende qe te sherbej stafi profesional pedagogjiko-psikologjik, po sherben stafi i sigurimit civil ne bashkupnim me sigurimin policor, te cilet e kane marr situaten ne duar te veta, qe permes forces dhe kercnimit ti parandalojne ekceset e ndrysheme neper shkolla, e jo permes bindjes e keshillimit. Ky staf me lejen e ministrise dhe komunave, shkollat tona i ka shendrruar ne punkte te sigurimit civil e policor te cilat nuk po tregojne kurrfar rezultate, por perkundrazi po e acarojne situaten edhe ma shume, duke shkaktuar revolte e zemrim tek nxenesit ne pergjithesi.
Keto jane reformat edukativo-mesimore ne sistemin e arsimit dhe edukimit tone ne Kosove, qe e kane fillimin nga koha e Daksnerit dhe Unmikut, ne bashkepunim me perkthyesit e tyre shqiptare, te cilet ma shume kane shkaterruar se sa kane bere reforma ne dobi te edukimit dhe arsimit tone.
Lexuesi im i dashur, eshte koha e fundit ti bashkohemi kerkeses, qe sa me pare te rikthehen pedagoget dhe psikologet neper shkollat tona, qe nga institucionet parashkollore e deri tek Univerzitetet, per tia kthyer autoritetin e ketyre institucioneve ne permasa shkencore pedagogjiko-psikologjike te edukimit dhe arsimit bashkohor e kombetar. Te rikthehet Enti Pedagogjik Republikan qe ishte ne nivel te Kosoves, te rikthehen Entet pedagogjike rajonale dhe ato komunale per tua dhene shansen profesionalisteve te arsimit dhe edukimit te merren ma seriozisht e ma profesionalisht me problemet e shumta qe dalin nga fusha e edukimit dhe arsimit tone kombtar ne te gjitha nivelet. Per ndryshe çdo gje ne keto fusha, ka dale prej kontrollit dhe sanimit te problemeve ne menyre profesionale, sepse kete qellim e kishte Daksneri, Unmiku dhe perkthyesit e tyre shqiptar, te padishem . I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!