Karakteristikat primare te mesimdhenjes efektive
Sipas te dhenave pedagogjiko-didaktike dhe metodike, si karakteristika primare te mesimdhenjes e mesimnxenjes efektive konsiderohen: 1. Parimi i konkretizimit te mesimdhenjes, 2. Parimi i ekonomizimit dhe racionalizimit ne mesim, 3. Parimi i shkallshkallshmerise apo rrathve koncentrik didaktik i mesimdhenjes, 4. Parimi i mesimdhenjes se shumllojshme, 5. Parimi i drejtimit te mesimdhenjes ne temen mesimore, 6. Parimi i perfshirjes se nxenesve ne procesin mesimor, 7. Parimi i synimit sa ma i larte i mesimdhenjes, per rritjen e suksesit te nxenesve ne mesimnxenie dhe 8. Parimi i synimit te edukimit te drejte intelektual, moral, social, human e kombtar.
– Me konkretizimin e mesimdhenjes nenkuptojme paraqitjen sa me reale te mesimit para nxenesve dhe ngritjen sa me te larte te kuptueshmerise se tije, nenkuptojme pershkrimin dhe shpjegimin e kjarte te koncepteve te ndryshme per nxenesit, nenkuptojme te folurit konkret e te pranueshem per ta dhe i liruar tersisht nga fjalet e panevojshme. -Me ekonomizimin dhe racionalizimin e mesimdhenjes nenkuptojme lirimin e mesimit nga historicizmi, mbingarkesa e permbajtjeve te panevojshme te njesive mesimore dhe mos perseritjen e tyre neper lende te ndryshme me te njejten permbajtje e me te njejtin mesazh, duke e bere nje racionalizim te tyre, ku ne nje lende mesimore flitet per nje dukuri, nuk ka nevoje te flitet ne lenden tjeter per te njejten gje dhe te humbet kohe duke e trajtuar te njetin problem deri ne monotoni.
– Me shkallshkallshmerin apo rrathet koncentrik ne mesimdhenje nenkuptojme dhenjen e mesimit sipas aftesive qe i posedojne nxenesit, sipas moshes se tyre, sipas nivelit te shkollimit dhe sipas klases ku gjenden nxenesit.
– Me mesimdhenje te shumellojshme nenkuptojme perdorimin e formave, teknikave, metodave, mjeteve dhe instrumenteve te ndryshme sipas nevojes dhe situatave qe imponohen ne baze te permbajtjeve te temave mesimore, sipas lendeve te ndryshme qe perfaqesohen ne plan-program. Per ta jetesuar shumllojshmerine ne mesimdhenje, mesimdhenesi me doemos duhet ta pervetesoi dhe ta perdori edhe artin e pyetjeve te ndryshme qe u behen nxenesve gjate zhvillimit te procesit te mesimdhenjes, te cilat kane theks te veqant ne pjesen e pare te dyte dhe ne pjesen e trete te ores.
– Me drejtimin e mesimdhenjes ne temen mesimore, nenkuptojme perkushtimin e kohes, qe tu mundesohet nxenesve sa ma shume kohe gjate procesit te mesimnxenies. Ky veprim i mesimdhenesit arrihet mase miri, kure mesimdhenesi e planifikon mire e sakt kohen qe i duhet per dhenien e mesimit te rij, kohen qe i duhet ti pergatis nexenesit te jene te gatshem per mesimnxenie dhe kohen qe u duhet per ta vleresuar ne fund punen e nxenesve gjate asaje ore mesimore, per tu kuptuar shkalla e arritshmerise se tyre ne mesim.
– Perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenies e mesimnxenies, ka te beje me aktivizimin e tyre maksimal per pervetesimin e permbajtjes se temes mesimore.Nese nuk behet knaqshem perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenies, permes formave, teknikave, metodave, mjeteve dhe instrumenteve te ndryshme mesimore, rezultatet e nxenesve do te jene te ulta.
– Synimi sa me i larte i suksesit te nxenesve ne mesimnxenje, ka te beje me ate qe nxenesit ta kuptojne plotesisht detyren e dhene apo permbajtjen e temes mesimore ne fjale, te mos mbetet nxenesi vetem me kuptueshmerin e pjesshme apo mos kuptueshmerine fare te asaje permbajtje. – Me synimin e edukimit te drejte intelektual, moral, social, human e kombtar, nenkuptojme zhvillimin, ngritjen dhe persosjen e edukates intelektuale, morale, sociale, humane e kombetare tek nxenesit tane gjate tere shkollimit te tyre.
Lexuesi im i dashur, pa karakteristikat primare te mesimdhenjes efektive, nuk pritet te arrihen rezultate te lakmueshme gjate procesit te mesimdhenjes dhe mesimnxenjes me nxenes. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!