Egoistët të vrasin natën e të qajnë ditën
23. 09. 2022
Egoistët nuk zgjedhin mjete për t`i plotësuar interesat e veta, edhe në dëm të tjerëve, edhe në dëm të shtetit, edhe në dëm të pjesëve të atdheut. Te maskuar e kamufluar përmes përdorimit të fjalëve demagogjike, pa etikë fare, për levërditë e veta, ditën i vajtojnë për së gjalli skamnorët e natën kurdisin kurthe të manipuilimit për ta, që tu shkëlqen sa më shumë maska e tyre, që ia kanë vuar pafytyrësisë së vetë!
Përqudi, egoizmi dita ditës po lëshon rrënjë të thella në kokat, zemrat e shpirtat e politikanëve shqiptar dhe përkrahsëve të tyre, kurse altruizmit tek ta, gjithnjë e më shumë po i thahen rrënjët, duke u shkaktuar dëme të pariparushme interesave të tjerëve, të shtetit dhe të pasurisë së përbashkët shoqërore e kombtare. Sa shumë janë shtuar këta të mallkuar!
A nuk janë të mallkuar nga Zoti e nga populli politikanët egoistë dhe përkrahsit e tyre, të cilët e shkatërrojnë shtetin e pasurinë kombtare, i manipulojnë, i përsonalizojnë, i politizojnë institucionët edukativo-arsimore, në dëm të nxënësve dhe në dëm të mirëvajtjes së arsimit dhe edukimit tonë kombtar, në dëm të mirëvajtjes së shëndetësisë, ekonomisë, jurispodencës, prokurorisë, gjykatave e policisë, për interesa të veta përsonale, familjare, grupore e partiake, duke shkelë me dy këmbët mbi interesat e kategorive tjera shoqërore e kombtare në mesin tonë?! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!