E mjerë është pritja e shqiptarëve se bota do ti rregulloi punët tona, nëse ato i prishim vet
20. 09. 2022
I kotë është besimi ynë, se miqtë tanë ndërkombtar do t`i rregullojn problemet tona kombtare, nëse nuk i rregullojm vet ato. Edhe më i kotë bëhet besimi, se miqtë tanë do ti rregullojnë punët e brendëshme tonat, do ta mbrojnë shtetin dhe asetët e pasurisë sonë kombtare, kur ne i zhvatim, i keqpërdorim, i shesim, i përvetësojm paligjshëm ato dhe e korruptojm shtetin, e bejmë instrument manipulimi të politikës korruptuse e kriminale dhe krijojmë probleme të shumta duke u bërë problematik përballë miqëve tanë, që investuan në shtetndërtimin e Kosovës dhe në lirinë e popullit të sajë.
Është dobsi e madhe për ne, të presim drejtësi sikur presin fëmijët, sepse ajo vjen rrallëherë në histori, apo nuk vjen kurrë, pa e merituar ate. Drejtësin, lirin duhet kërkuar, duhet merituar, duhet me e fituar vet dhe me e mbrojtë, se bashku me ndihmën e miqëve tanë të sinqert dhe duhet të mos shkelim mbi gjakun e dëshmorëve, mbi dhunimin e 20 mij femrave shqiptare, mbi gjakun e më shumë se 2000 mij fëmijëve që janë viktimizuar barbarisht para prindërve të vet pa fajin e tyre, të mos shkelim mbi gjakun e më shumë se 10 mij viktimave të Kosovës, të mos abuzojmë me ndihmën e miqëve tanë ndërkombtar dhe mos të abuzojmë atë ndihmë barbarisht, që na dolën krah, në ditët më të vështira, më të përgjakshme e më gjenocidale, që i përjetoi Kosova dhe populli i sajë, i madh e i vogël, gra e burra.
Nuk i besohet shtëpia miqëve, se do ta trajtojnë, mirëmbajnë e do ta rregullojn si duhet, kur ne e shkaterrojm vet shtepinë tonë, shtetin tonë, asetet e pasurise sonë kombtare dhe e shesim atdheun pjesë, pjesë, për interesa të ulta përsonale e karieiste, partiake, grupore e kriminale. Besime të tilla bëjnë vetëm fëmijët, që presin sheqerka nga fqinjët e lagjës së tyre. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!