Shprehitë e mira dhe jo të mira mësohen e formohen nga përseritja graduale e disa veprimeve tona gjatë jetës

 

  1. 09. 2020

“Veprimet intelektuale e të vullnetshme, reagimet emocionale, integrimi dhe organizimi i tipareve të përsonalitetit e karakterit të njeriut dhe shumë veprime tjera të tij, janë produkt i të mësuarit”, Prof. Dr. Pajazit Nushi- akademik. Me produkte të tilla mësimore, progresive apo regresive, është e mbushur përplotë bota e brendëshme e njeriut, ku më shumë e ku më pak progresivitet apo regresivitet.

 

Përseritja graduale e disa veprimëve tona, formohën në shprehi të përditshme. Këto shprehi, sa më shumë i përsërisim kalojnë në pasione. Pasionet mundën me qenë të dëmshme apo të dobishme për ne, gjatë organizimit të procesëve të ndfyshme jetësore, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë. Po deshëm fat të mirë e jetë të lumtur, duhet kultivuar sa më shumë të jet e mundur shprehi të mira jetësore, e sa më pak të jetë e mundur shprehi të kqija, të cilat kalojnë në pasione negative apo pozitive gjatë jetës.

 

Formimi i shprehive që të përfitojmë sa më shumë edukatë, dituri e sjellje të mira, të respektojmë, ndihmojmë, të jemi mirënjohës, të vetpërmbajtur, të ndershëm, të respektushëm, të guximshëm, të dashur, altruist, puntor, human, social e shprehi tjera të tilla, të cilat në mënyrë graduale kalojnë në pasione pozitive, që na mundësojnë krijimin e një bote progresive rreth e përqark nesh, mbushur përplot me fat të mirë e me jetë të lumtur, të begatshme, të këndëshme e të dinjitetshme.

 

Formimi i shprehive ta përdorim duhanin, alkoholin, bixhozin, drogën, prostitucionin, trafikimin me qenje njerëzore, vrasjet, tradhtinë, gënjeshtrën, mashtrimet, pabesinë, amoralittin, korrupcionin, shpiunazhën, etiketimet, urrejtjen, përqarjet mes nesh, përtacinë e shprehi tjera të shëmtuara, të cilat kalojnë në pasione negative,  na bëjnë njerëz fatkeq e të palumtur gjatë gjithë jetës. Lum për ata njerëz që u mbizotërojnë shprehi pozitive tek ta,  mjerë për ata që u mbizotërojnë shprehi negative gjatë jetës!.

 

“Produkt i të mësuarit janë shprehitë e mira, edhe ato të kqija, të folurit dhe mënyra e mendimit të njeriut, dijenia e tij për mjedisin e botën që e rrethon, dijenia e tij për vetëvetën, puna profesionale, synimet, qëndrueshmëria në vendime dhe në realizimin e tyre dhe qëndrimet e ndryshme të njeriut etj.

 

Njeriu mëson edhe si duhet mësuar, si duhet përceptuar, vëzhguar, si duhet mbajtur mend për një kohë më të gjatë. Sjelljet problemore të njeriut, sikurse edhe eleminimi i tyre janë rezultat i procesit të të mësuarit. Disa nga autoritetët shkencore të njohura në shkencën e psikologjisë pohojnë se njeriu mëson edhe disa çrregullime, madje edhe disa reagime të smuara shpirtërore. Po këta pohojnë se njeriu, në bazë të të mësuarit, i eliminon këto çrregullime të sjelljëve të veta. Me fjalë tjera, njeriu zhvillohet në qenje intelektuale, sociale e humane, fale procesit të të mesuarit”, Prof. Dr. Pajazit Nushi- akademik. I juaj, mësuesi Isë

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje